Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll ka nisur të premten grumbullimin e dytë në prag të Kampionatit Botëror që muajin e ardhshëm mbahet në Egjipt.
Kombëtarja është mbledhur në Prishtinë, ndërsa pasdite ka mbajtur stërvitjen e parë në palestrën “Adem Jashari” në Obiliq.
Atmosfera në grupin e lojtarëve është e shkëlqyer, kurse përkushtimi e seriozitet maksimal.
Grumbullimi i dytë zgjatë deri më 10 korrik.
Stërvitja në Obiliq është udhëhequr nga kryetrajneri i grupmoshës U19, Fatmir Muhaxheri dhe nën vëzhgimin e selektorit Bujar Qerimi.
Pjesë e shtabit teknik janë edhe Benon Brahushi dhe Nexhdet Dobroshi.