Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Plot 12 ekipe kombëtare në Kampionatin Mesdhetar në Prishtinë

Plot 12 ekipe kombëtare do të paraqiten në Kampionatin Mesdhetar për hendbollistet deri në 16 vjet që muajin e ardhshëm do të mbahet në Prishtinë. Kështu Kosova edhe një herë do të jetë qendër e rëndësishme e hendbollit ndërkombëtar. Kampionatin Mesdhetar e organizon Konfederata Mesdhetare e Hendbollit në bashkëpunim me Federatën e Hendbollit të Kosovës. […]

Përfundoi miniafati kalimtar i janarit

Të enjten në mesnatë ka përfunduar miniafati kalimtar i janarit në hendbollin kosovar. Ishte një afat solid, me lëvizje jo të shumta të lojtarëve. Te hendbollistët janë bërë dhjetë kërkesa gjithsej, njëra prej tyre për regjistrim të dyfishtë. Ndërkohë te hendbollistet numri i kërkesave të paraqitur është më i madh. Janë plot 18 kërkesa për […]

Prej të enjtes grumbullimi i radhës i Kosovës U16

Prej të enjtes e deri më 20 janar është grumbullimi i radhës i Kombëtares U16 të Kosovës në hendboll (vajzat). Grumbullimi bëhet në Gjakovë, ndërsa shërben për përgatitje sa më të mirë të ekipit kombëtar për Kampionatin Mesdhetar që mbahet muajin tjetër po në Prishtinë. Kryetrajneri i kësaj grupmoshe, Faruk Shala, ka ftuar 19 lojtare. […]

Ndërroi jetë Rexhep Kaçaniku, kontribuesi i madh i hendbollit kosovar

Ka ndërruar jetë Rexhep Kaçaniku, kontribuesi i madh dhe personaliteti i rëndësishëm i hendbollit kosovar. Kaçaniku ndërroi jetë të hënën në moshën 77-vjeçare. Deri në frymën e fundit i qëndroi pranë klubit Trepça, ndërsa kryetar i këtij klubi ishte nga viti 1981 deri në vitin 1985 dhe nga viti 2014 e deri në vitin 2018. […]

Dyshja Bujupi e drejtoi ndeshjen e rëndësishme të Ligës Evropiane

Dy gjyqtarët kosovarë të hendbollit, Genc Bujupi e Getoar Bujupi, kanë bërë hap të rëndësishëm para në skenën evropiane. Për herë të parë dyshja Bujupi ka drejtuar ndeshje në Ligën Evropiane (EHF European League) për hendbolliste. Të shtunën në Gjermani, gjyqtarët Bujupi e drejtuan me sukses ndeshjen në mes të Oldenburgut dhe Lokomotivës së Zagrebit. […]

Përfundon kampi stërvitor në Slloveni

Ka përfunduar të shtunën kampi stërvitor i Kombëtares A të Kosovës në hendboll. Kombëtarja jonë nga e mërkura ishte e grumbulluar në Lashko të Sllovenisë, ndërsa përzgjedhësi Jesper Ostlund nën urdhëra i kishte 18 lojtarë. Ky grumbullim është shfrytëzuar maksimalisht nga shtabi teknik për të pasur një pasqyrë më të qartë për ekipin kombëtar në […]

Kombëtarja vazhdon punën në Slloveni, u luajt edhe ndeshja e parë kontrolluese

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll po e vazhdon punën në kampin stërvitor në Slloveni. Të enjten paradite në Lashko është zhvilluar stërvitje e përbashkët me Kombëtaren e Kuvajtit, që përfshiu edhe lojë stërvitore. Ndërkohë në mbrëmje Kombëtarja jonë luajti ndeshje kontrolluese me Slloveninë U20. Ndeshja u zhvillua në Ormozh. Fitore me rezultat 32:26 shënoi […]

Filloi grumbullimi i Kombëtares në Slloveni

Të mërkurën ka nisur grumbullimi i Kombëtares A të Kosovës në hendboll. Kombëtarja jonë është grumbulluar në Lashko të Sllovenisë, ndërsa në stërvitjen e pasdites nën urdhërat e selektorit Jesper Ostlund ishin të gjithë lojtarët e përfshirë në listë. Stërvitja ishte e orientuar drejt elementeve të ndryshme të lojës në mbrojtje e në sulm. Të […]

Kombëtarja e Kosovës sot udhëton për në Slloveni

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll (meshkujt), sot udhëton për në Slloveni. Kombëtarja jonë do të vendoset në Lashko, për një kamp përgatitor. Gjatë qëndrimit në Slloveni, Kombëtarja jonë i luan edhe dy ndeshje miqësore. Të enjten nga ora 17:00 në Lashko është ndeshja Kosova – Kuvajti, ndërsa të shtunën nga ora 11:0 në Rogashka […]

Më 8 janar hapet mini-afati kalimtar dimëror

Më 8 janar hapet mini-afati kalimtar dimëror në hendbollin kosovar. Vendimin e mori Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Mini-afati kalimtar dimëror do të jetë i hapur deri më 15 janar. Të drejtë lëvizjeje në këtë afat kalimtar kanë lojtarët që janë pa kontrata, bazuar në rregulloren për regjistrimin e klubeve, lojtarëve, statusin dhe […]