Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Presidenti Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm Gjinovci në pjesën finale të Evropianit

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci, udhëtuan sot për në Koln të Gjermanisë, ku po përcjellin nga afër pjesën finale të Kampionatit Evropian për hendbollistë.Saraçini e Gjinovci në Koln qëndrojnë me ftesë të Federatës Evropiane të Hendbollit.I përcjellin nga afër ndeshjet gjysmëfinale, që po zhvillohen sonte, […]

Franca – Suedia, Gjermania – Danimarka, gjysmëfinalet e Evropianit

Kroacia e ka mposhtur Gjermaninë në ndeshjen e fundit të raundit kryesor në Kampionatin Evropian të hendbollit.Të mërkurën mbrëma në Koln, në praninë e 20 mijë shikuesve, Kroacia fitoi me rezultatin 30:24.Gjermania hyri në ndeshje duke e ditur se do të jetë në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian. Gjermania siguroi gjysmëfinalen me fitoren 35:32 të Francës […]

Shtyhet për një javë fillimi i stinorit pranveror në Superligën e hendbollistëve

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka vendosur që stinori pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt), të shtyhet për një javë.Stinori pranveror ishte planifikuar të fillonte më 3 shkurt, por me kërkesë të klubeve, për shkak të telasheve me ngrohje në palestra, është shtyrë për një javë. Ndeshjet e para kampionale për […]

Egzon Gjuka e Albina Rugova më të mirët e vitit 2023

Egzon Gjuka e Albina Rugova janë shpallur më të mirët e vitit 2023 në hendbollin kosovar. Ceremonia “Laureatët 2023” është mbajtur të hënën mbrëma në Hotel International Prishtina. Në praninë e drejtuesve sportivë, përfaqësuesve të MKRS-së dhe të KOK-ut, si dhe personaliteteve të shumta të hendbollit, fillimisht me një fjalë rasti është paraqitur presidenti i […]

Fitore e rëndësishme për Marigona Hajdarin në elitën daneze

Reprezentuesja jonë, Marigona Hajdari, ka pasur ndeshje shumë të mirë me skuadrën daneze, Silkeborg-Voel.Silkeborgu fitoi 35:30 ndaj Sonderjyskes dhe Marigona ishte prej më të mirave. Ajo shënoi tri gola nga tri tentime, ndërsa i kishte edhe dy asistime. Është shquar edhe me organizim të ndeshjes, si zakonisht.Në tjetër ndeshje të elitës daneze janë përballur kapitenia […]

Hendbolli, sporti numër dy në vend

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka publikuar të premten rezultatet e kategorizimit të federatave sportive.Federata e Hendbollit e Kosovës është federata e dytë sportive më e ranguar në vendin tonë. FHK-ja është menjëherë pas Federatës së Xhudos dhe para Federatës së Volejbollit.Janë vetëm tri federata sportive në kategorinë A. Federata jonë është kategorizuar e […]

Afat shumë i pasur kalimtar, Kastrioti me kërkesa të shumta

Ka përfunduar afati kalimtar i janarit në hendbollin kosovar. Afati ishte shumë i pasur, me kërkesa të shumta si te hendbollistët ashtu te hendbollistet. Kërkesat e bëra nga klubet do të shqyrtohen nga Komisioni për Regjistrim i Federatës së Hendbollit të Kosovës.Kastrioti i Ferizajt pritet të dal ekipi më i përforcuar nga ky afat kalimtar. […]

Hashani në ndeshjen e 1/8 së finales në Kupën Evropiane

Anëtari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Fahredin Hashani, kishte angazhim në ndeshje evropiane në fundjavë. Ai ishte delegat i Federatës Evropiane të Hendbollit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Kupës Evropiane për hendbolliste.Në Ankara janë përballur dy skuadrat turke, Ankara Yenimahalle BSK dhe Armada Praxis Yalikavaspor. Fitore shënoi skuadra mysafire nga […]

Kombëtarja e Kosovës në fazën kryesore kualifikuese për Euro 2026

Ashtu si pritej, Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Britanisë së Madhe. Të shtunën në Derby të Anglisë, Kombëtarja jonë fitoi me rezultat 29:23.Kështu Kosova e kalon raundin promovues të kualifikimeve për Euro 2026 dhe do të paraqitet në kualifikimet e rregullta.Kosova ishte në epërsi nga fillimi e […]

Kombëtarja bëri hapin e rëndësishëm drejt fazës tjetër

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka arsyetuar rolin e favorites dhe ka fituar ndaj Britanisë së Madhe me rezultatin 30:22. Ndeshja u zhvillua të mërkurën mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë para një numri të konsiderueshëm shikuesish. Në tribuna ishin edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina […]