Nesër fillon Kampionati Evropian, 53 mijë shikues në ndeshjet e para

Të mërkurën në Gjermani fillon Kampionati Evropian i hendbollit. Kampionati pritet të jetë madhështor, ndërsa hapja do të jetë e veçantë.Mbi 53 mijë shikues pritet të jenë në “Merkur Spiel-Arena” në Duesseldorf në dy ndeshjet e para të Evropianit për hendbollistë. Bëhet fjalë për stadium futbolli që mund të mbyllet plotësisht.Franca – Maqedonia e Veriut […]
Kombëtarja është gati për ndeshjen me Britaninë e Madhe

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është plotësisht e gatshme për ndeshjen e parë me Britaninë e Madhe.Kosova dhe Britania e Madhe përballen të mërkurën prej orës 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Është kjo ndeshja e parë e raundit promovues të kualifikimeve për Euro 2026. Ndeshja e dytë është të shtunën në […]
Kombëtarja në vlugun e punës për ndeshjet me Britaninë e Madhe

Atmosferë e shkëlqyer ishte te Kombëtarja A e Kosovës në hendboll në stërvitjen e radhës, të mbajtur të hënën mbrëma. Nën urdhrat e selektorit Bujar Qerimi, djemtë tanë kanë punuar me përkushtim e seriozitet maksimal.Është punuar në elemente të ndryshme, kryesisht taktike, dhe niveli sa shkon e rritet. Grupi tashmë është thuajse i kompletuar, ndërsa […]
Afati kalimtar deri më 15 janar

Është hapur afati kalimtar i janarit në hendbollin kosovar. Lojtarët mund të ndërrojnë skuadrat nën kushte të caktuara, ndërsa afati dimëror do të jetë i hapur deri më 15 janar.Klube, hendbollistë e hendbolliste të ndryshme kanë paralajmëruar lëvizje dhe ky afat pritet të jetë i pasur.Klubet që pretendojnë titullin dhe Kupën e Kosovës kanë paralajmëruar […]
Kombëtarja U18 përfundon kualifikimet për Evropian

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll ka përfunduar kualifikimet për Kampionat Evropian. Kombëtarja jonë ndeshjen e fundit e luajti të dielën në Shkup. U mposht nga Maqedonia e Veriut me rezultat 33:24.Djemtë tanë nisën mirë ndeshjen dhe ishin në epërsi deri në minutën e 14-të. Pasoi një periudhë jo e mirë për Kombëtaren tonë dhe […]
Fitore e rëndësishme ndaj Emirateve Arabe

Kombëtarja e Kosovës e luajti ndeshjen e dytë përgatitore me Emiratet e Bashkuara Arabe.Në Shkup, të shtunën, u zhvillua ndeshje e fortë, ndërsa dy Kombëtaret dhanë më të mirën.Kombëtarja jonë ishte në epërsi gjatë tërë kohës, ndërsa loja jonë ishte shumë më e rrjedhshme se ajo e së premtes. Sërish Kombëtarja jonë u paraqit pa […]
Kombëtarja U18 mposhtet nga Sllovakia

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka luajtur të shtunën ndeshjen e dytë në kualifikimet për Evropian.Në Shkup, Kombëtarja jonë pësoi nga Sllovakia me rezultat 33:22. Ndeshja nisi keq për djemtë tanë. Më pas kishte përmirësim, por jo të mjaftueshëm.Të dielën prej orës 15:00 është ndeshja e fundit në kualifikime, ndaj Maqedonisë së Veriut.
Test i rëndësishëm i Kombëtares A

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll kishte një test të rëndësishëm të premten mbrëma në Shkup.Të përzgjedhurit e selektorit Bujar Qerimi luajtën ndeshje stërvitore me Emiratet e Bashkuara Arabe, që fituan në fund me rezultat 26:23. Ndeshja ishte thuajse e barabartë, ndërsa dy selektorët e shfrytëzuan për të provuar skema të ndryshme taktike.Qerimi në dispozicion […]
Kosova U18 mposhtet nga Zvicra në ndeshjen e parë kualifikuese

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të premten ndeshjen e parë kualifikuese për Evropianin e këtij viti.Në Shkup, Kombëtarja jonë e 18-vjeçarëve u mposht nga Zvicra me rezultat 33:19.Përkundër angazhimit, djemtë tanë nuk shfaqën mjaftueshëm sa për të shmangur humbjen nga zviceranët e rinj.Ka pasur elemente të mira në ndeshje, por edhe […]
Kombëtarja zhvillon stërvitjet e para

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll i ka zhvilluar stërvitjet e para në prag të ndeshjeve me Britaninë e Madhe. Të enjten të përzgjedhurit e selektorit Bujar Qerimi zhvilluan dy stërvitje në palestrën e Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Grupi i lojtarëve nuk është kompletuar ende, ndërsa kjo do të ndodhë ditëve të ardhshme.Lojtarët ishin […]