Kosova e luan ndeshjen e parë në vitin 2024

Periudha festive e funditit nuk është periudhë pushimi për Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe për ekipet tona kombëtare. Që në nismë të vitit 2024, Kombëtaret tona kanë sfida shumë të rëndësishme ndërkombëtare.Madje Kosova do ta luaj ndeshjen e parë në kuadër të EHF-së në vitin 2024. Bëhet fjalë për Kombëtaren U18 të hendbollistëve që […]
Dy fitore për njomaket e CLICK-ut

Të shtunën në palestrën “Karagaçi” në Pejë janë zhvilluar ndeshjet e dy xhirove të para në kuadër të Grupit B të ligës së fatoseve (njomakeve).Në ligën e njomakeve paraqiten vajzat e lindura në vitin 2010 dhe më të reja. Javën e kaluar ndeshjet e para i luajtën skuadrat e Grupit A, ndërsa të shtunën radha […]
Kombëtarja U18 përfundon turneun në Belgjikë

Me ndeshjen e së premtes ndaj Polonisë, Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë) ka përfundur turneun në Lokeren të Belgjikës.Pjesëmarrja në turneun “4 Nations Handball Trophy” është shumë e rëndësishme për zhvillimin e kësaj gjenerate. Kjo ishte përvoja e parë ndërkombëtare e kësaj grupmoshe, ndërsa djemtë tanë kanë kuptuar se për të konkurruar në […]
18-vjeçarët luajtën ndeshje të fortë me Luksemburgun

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë) ka luajtur të enjten mbrëma ndeshjen e dytë në kuadër të turneut ndërkombëtar “4 Nations Handball Trophy”.Në Lokeren të Belgjikës, Kombëtarja jonë u përballë me Luksemburgun. Ndonëse ishte duke udhëhequr për kohë të gjatë, Kombëtarja jonë humbi në fund me rezultat 30:27.Te rezultati 29:27 për Luksemburgun, djemtë tanë […]
Kombëtarja U18 e luajti ndeshjen e parë në turneun në Belgjikë

Hendbollistet e Kombëtares U18 të Kosovës e kanë luajtur të mërkurën mbrëma ndeshjen e parë në kuadër të turneut ndërkombëtar “4 Nations Handball Trophy”.Në Lokeren të Belgjikës, djemtë tanë luajtën me Belgjikën, ndërsa pësuan me rezultat 31:25. Paraqitja ishte solide, por shërben shumë për të ardhmen e kësaj gjenerate.Të kujtojmë që ishte ndeshja e parë […]
Kombëtarja U18 në Belgjikë, të mërkurën luan ndeshjen e parë

Pas një udhëtimi të gjatë, Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll ka arritur të martën në Lokeren të Belgjikës. Prej të mërkurës deri të premten hendbollistët tanë të rinj do të paraqiten në turneun ndërkombëtar “4 Nations Handball Trophy”.Paraqitja në këtë turne vlerësohet me rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e kësaj gjenerate, që për […]
Rahoveci është kampion vjeshtor, 14 fitore rresht për “vreshtarët”

Rahoveci është kampion vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).“Vreshtarët” i kanë fituar të gjitha 14 ndeshjet e pjesës së parë të edicionit garues 2023/2024. I bie që Rahoveci ka mposhtur nga dy herë të gjitha skuadrat. Ka fituar dy herë ndaj kampiones në fuqi, Besa Famgasit, e po ashtu dy herë ndaj fitueses […]
Prishtina e KEK-u me nga dy fitore te njomaket

Prishtina e KEK-u e kanë nisur me sukses të plotë garën në Ligën e Fatoseve (njomakeve) në hendboll.Dy xhirot e para të Grupit A janë zhvilluar në fundjavë në Ferizaj. Ka pasur ndeshje të mira, përkushtim e pasion nga njomaket dhe shumë potencial për të ardhmen.Në kuadër të xhiros së parë, KEK-u fitoi 13:5 ndaj […]
Franca fiton Kampionatin Botëror, mposht Norvegjinë në finalen dramatike

Kombëtarja e Francës e ka fituar Kampionatin Botëror për hendbolliste.Në finalen dramatike dhe shumë interesante, të dielën në Herning të Danimarkës, Franca e mposhti Norvegjinë me rezultat 31:28.Ndeshja finale e Botërorit të jashtëzakonshëm u zhvillua në praninë e 12 mijë shikuesve.Franca për herë të tretë e ka fituar Kampionatin Botëror. Francezet janë edhe kampione olimpike […]
Trepçës i takon derbi, për Rahovecin fitorja e 14-të

Të dielën u luajtën tri ndeshjet e fundit të stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll.Kryendeshjen e ditës e zhvilluan Prishtina e Trepça. Takimin e xhiros së 14-të, të zhvilluar në Bardhosh, e fituan mitrovicasit me rezultat 35:27.Prishtina nisi më mirë dhe ishte në epërsi deri në minutën e 12-të. Më pas në epërsi […]