Besa Famgas, kampione e Kosovës te kadetët

Besa Famgas ka konfirmuar se i kushton rëndësi të madhe punës me të rinj. Skuadra pejane e ka siguruar titullin e kampionit në grupmoshën e kadetëve (U18).Besa Famgas ka përfunduar garën me dhjetë fitore, një barazim dhe tri humbje. Pas saj në renditje kanë mbetur Vëllaznimi, Deçani, Prishtina e Vushtrria.Ndeshjet e kadetëve janë zhvilluar para […]
Kosova U17 kërkon në Uzbekistan biletën për në Kampionat Botëror

Pasi e ka fituar garën IHF Trophy për Zonën Evropiane, Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka siguruar të drejtën e paraqitjes në IHF Tropy Ndërkontinentale.Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) ka vendosur që IHF Trophy InterContinental të mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.Kampionati ka peshë shumë të madhe për shkak se është kualifikues për […]
Derbi i vërtetë në Ferizaj, Besa feston në fund

Kastrioti e Besa Famgas kanë luajtur derbi të vërtetë të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.Para një numri të konsiderueshëm shikuesish dhe në atmosferë të bukur sportive, skuadra ferizajase dhe ajo pejane kanë ofruar shfaqje të bukur hendbolli.Ndeshjen e fitoi kampionia në fuqi, Besa Famgas, me rezultatin 30:28. Ishte ndeshje e vlefshme për […]
Gjysmëfinale e jashtëzakonshme mes Norvegjisë dhe Danimarkës

Në Herning të Danimarkës të premten janë luajtur gjysmëfinalet e Kampionatit Botëror të hendbollit për femra.Në praninë e 12 mijë shikuesve, fillimisht janë përballur Danimarka dhe Norvegjia. Në një ndeshje të jashtëzakonshme, fitore ka shënuar Norvegjia me rezultat 29:28. Por te fitorja norvegjezet kanë ardhur vetëm pas vazhdimeve. Danezet kanë dominuar plotësisht pjesën e parë […]
Grumbullohet Kombëtarja U18, të hënën udhëtimi për në Belgjikë

Sot është grumbulluar Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll. Është ky grumbullimi i radhës i djemve tanë që po punojnë nën urdhrat e selektorit Bujar Qerimi. Të hënën në mëngjes Kombëtarja udhëton për në Belgjikë ku do të paraqitet në një turne të fortë ndërkombëtar.Prej 19 deri më 22 dhjetor, Kombëtarja U18 paraqitet në turneun […]
Njomaket fillojnë garën në Ferizaj

Në fundjavë fillon kampionati i Kosovës në hendboll për fatose, përkatësisht për njomake. Gara fillon për Grupin A, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen në Ferizaj. Të shtunën është xhiroja e parë dhe e dytë. Ferizaj – KEK-u (10:00), Kastrioti – Prishtina (10:45), Vjosa – Ulpiana (11:30) janë ndeshjet e xhiros së parë. Ndërkohë më pas […]
Derbi i së shtunës në Ferizaj, të dielën në Prishtinë

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Është kjo xhiroja e fundit për këtë vit e kampionatit të Kosovës.Xhiroja nis me ndeshje derbi dhe që pritet të jetë e fortë dhe shumë interesante. Të shtunën nga ora 19:00 takohen Kastrioti e Besa Famgas.Besa është kampione në fuqi […]
Danimarka në gjysmëfinale të Botërorit

Kundërshtarja e fundit e Kombëtares së Kosovës, Danimarka, është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror për hendbolliste.Të mërkurën në Herning të Danimarkës, Kombëtarja daneze fitoi 26:24 ndaj Malit të Zi në çerekfinalen e fundit. Ndeshja ishte shumë e fortë. U zhvillua luftë e fortë deri në fund, ndërsa festuan danezet që kishin përkrahje të madhe […]
Caktohen dy gjysmëfinalistet e para të Botërorit të hendbollit

Të martën janë përcaktuar dy Kombëtaret e para gjysmëfinaliste të Kampionatit Botëror për hendbolliste.Në Trondheim të Norvegjisë janë luajtur dy çerekfinalet e para. Fillimisht Franca fitoi bindshëm ndaj Çekisë me rezultat 33:22. Dallimi i madh në rezultat u bë në pjesën e dytë, në të cilën dominuan francezet. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 18:16 […]
14 gola të kapitenit Dedaj, ndeshje e madhe edhe nga Quni

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Valon Dedaj, ka shkëlqyer për skuadrën elitare zvicerane, Kreuzlingen.Të shtunën Kreuzlingeni fitoi 30:27 ndaj Wacker Thunit, ndërsa Dedaj i shënoi plot 14 gola.Nga tri gola te Kreuzlingeni i kishin Drenit Tahirukaj e Lionel Mirdita, ndërsa nga dy i shënuan Bujar Ramosaj e Drilon Tahirukaj. Ramosaj dha kontribut të madh edhe […]