Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

“Minatori”, arenë e derbit të madh

Palestra “Minatori” në Mitrovicë është arenë e derbit të madh të Superligës së Kosovës në hendboll.Të shtunën mbrëma prej orës 19:00 në palestrën buzë lumit Ibër takohen hendbollistët e Trepçës me ata të Rahovecit. Ndeshja i takon javës së 13-të të Superligës, të parafundit për këtë vit. Derisa vendasit kërkojnë revanshin për humbjen e thellë […]

Xhema e Jahja drejtuan ndeshje evropiane në Turqi

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja në fundjavë kishin angazhimin e radhës evropian.Anëtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës ishin në Ankara të Turqisë, ndërsa e drejtuan ndeshjen mes Spor Toto SK dhe skuadrës nga Bosnja, RK Sloboda. Spor Toto fitoi me rezultat 28:27, por avancoi Sloboda, falë fitores 34:25 në ndeshjen […]

U promovua libri “Gjurmëve 55-vjeçare të klubit hendbollistik ‘ Vjosa’ të Shtimes”

Në një atmosferë miqësore dhe shumë të ngrohtë, të mërkurën në Shtime është promovuar libri “Gjurmëve 55-vjeçare të klubit hendbollistik ‘Vjosa’ të Shtimes”.Autor i librit është Banush Imeri, ndërsa ceremonia e promovimit të librit është mbajtur nën patronatin e kryetarit të komunës së Shtimes, Qemajl Aliu.Federatën e Hendbollit të Kosovës në këtë aktivitet të rëndësishëm […]

FHK-ja e KEP Trust vazhdojnë partneritetin shumë të suksesshëm

Federata e Hendbollit e Kosovës dhe institucioni mikrofinanciar, KEP Trust, kanë vazhduar partneritetin, që deri më tani ishte shembullor dhe që do të vazhdojë të jetë i tillë.Të mërkurën presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, dhe kryeshefi ekzekutiv i KEP Trust, Shpend Nura, kanë nënshkruar marrëveshjen e re të sponsorizimit, që është […]

Gegaj e Zogaj shënojnë nga nëntë gola

Dy reprezentuesit e Kosovës, Leonard Gegaj e Shaban Zogaj, janë përballur të dielën në Allsvenskan të Suedisë.Të dy kanë luajtur ndeshje të madhe, ndërsa në fund ka festuar Gegaj.Ai ishte më i miri te skuadra Anderstorps, që fitoi 32:31. Gegaj i shënoi plot nëntë gola.Më efikasi te skuadra IFK Karlskrona ishte Shaban Zogaj po ashtu […]

Fitore bindëse e Samadrexhës për të mbetur në hap me Ferizajn dhe Istogun

Samadrexha nuk ka lejuar befasi të dielën në Gjakovë ndaj Vëllaznimit. Madje ka shënuar fitore bindëse për të mbetur në hap me skuadrat kryesore në Superligën e hendbollisteve, Ferizajn dhe Istogun.Në ndeshjen e fundit të xhiros së dhjetë, Samadrexha fitoi 39:15. Që në pjesën e parë mysafirët u shkëputën ndjeshëm në rezultat. Pas 30 minutave […]

Fitorja e 12-të për Rahovecin, e shtata për Prishtinën

Rahoveci nuk ka të ndalur në Superligën e Kosovës në hendboll. “Vreshtarët” e kanë shënuar edhe fitoren e 12-të rresht dhe udhëheqin në tabelë me 24 pikë.Të dielën në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 47:27. Dallimi në cilësi ishte i madh dhe kjo u bë e qartë në minutat e parë […]

Trepça mposht Besën në Mitrovicë pas një kohe shumë të gjatë

Pas një kohe shumë të gjatë, Trepça e ka mposhtur Besa Famgasin në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.Të shtunën mbrëma, Trepça dhe Besa e Pejës kanë zhvilluar derbin e xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Trepça ka fituar me rezultat 35:33. Ndeshja ishte e fortë dhe me fund dramatik. Pas barazimit 33:33 të […]

Istogu pa telashe ndaj Prishtinës, fitorja e dhjetë për Ferizajn

Kampioni në fuqi, Istogu, nuk ka pasur telashe për ta fituar ndeshjen e xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Të shtunën në Banjë, Istogu fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 36:22. Pas pjesës së parë istogaset kishin epërsi prej pesë golash, 17:12.Kapitenia Albina Rugova udhëhoqi Istogun me dhjetë gola. Dajana Milaniq i […]

Grumbullimi i radhës i Kombëtares U18

Menjëherë të dielën fillon grumbullimi i radhës i Kombëtares U18 të Kosovës në hendboll. Është ky grumbullimi i tretë i kësaj gjenerate, ndërsa do të mbahet në Prishtinë.Për të dielën e të hënën janë planifikuar katër stërvitje, që do të zhvillohen nën urdhrat e selektorit Bujar Qerimi.Selektori Qerimi është shumë i kënaqur me punën që […]