Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitorja e tetë rresht për “vreshtarët”

Rahoveci ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të mërkurën mbrëma, Rahoveci fitoi ndaj Deçanit me rezultat të thellë, 43:28. Ndeshja e luajtur në Deçan ishte e mbetur. I takoi xhiros së shtatë të Superligës. Tani Rahoveci udhëheq në tabelë me 16 pikë nga tetë ndeshje. Deçani është i gjashti me […]

FHK-ja falënderon partnerin KEP Trust

Udhëheqësit e institucionit mikrofinanciar KEP Trust, Shpend Nura dhe Hashim Sejdiu, kanë pritur të martën në takim sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci. Takimi ishte shumë konstruktiv dhe miqësor. Sekretari i përgjithshëm Gjinovci, ka falënderuar partnerin besnik KEP Trust për bashkëpunimin korrekt dhe mbështetjen e ofruar për zhvillimin e aktiviteteve […]

Gara vazhdon me ndeshjet e Kupës së Kosovës

Istogu – Dukagjini është ndeshja e parë e rrethit të parë të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll (femrat). Kjo ndeshje është të martën prej orës 17:30, ndërsa me marrëveshje të dy klubeve zhvillohet në Klinë.Të mërkurën e të enjten janë ndeshjet tjera të rrethit të parë të garave për Kupë. Vushtrria – Trepça […]

Eshref Beqiri, delegat i EHF-së në dy ndeshje evropiane

Delegati i EHF-së nga Kosova, Eshref Beqiri, në fundjavë ishte i angazhuar në dy ndeshje evropiane. Anëtari i federatës sonë, Beqiri, ishte i deleguar nga Federata Evropiane e Hendbollit për t’u kujdesur për mbarëvajtjen e ndeshjeve mes Mlinotest Ajdovshçina (Slloveni) dhe Herzogenbuchsee (Zvicër). Këto ndeshje i kanë takuar raundin të tretë të Kupës Evropiane për […]

Fitore të thella për Rahovecin e Trepçën

Rahoveci e Trepça kanë vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll.Të dielën në kuadër të xhiros së nëntë, Rahoveci fitoi ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat 52:28. Ndërkohë Trepça fitoi si mysafire në Vushtrri me rezultat 45:29.Për Rahovecin është fitorja e shtatë rresht. Kjo skuadër udhëheq në tabelë me 14 pikë. Trepça është […]

Fitore bindëse e Ferizajt ndaj Istogut

Ferizaj ka fituar superderbin e Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).Të dielën në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, skuadra vendase e mposhti Istogun me rezultatin bindës, 35:26. Për Istogun është humbja e parë pas një kohe të gjatë. Kampionatin e kaluar e kishte përfunduar pa disfatë, ndërsa kishte fituar titullin e kampionit dhe Kupën e […]

Fitore e madhe e Prishtinës në Vushtrri

Prishtina ka fituar dy pikë të rëndësishme në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Të shtunën në Vushtrri, Prishtina e mposhti skuadrën vushtrriase me rezultat 40:37.Bintou Oulare dhe Sia Celine Tolno i shënuan nga 13 gola për Prishtinën. Tetë gola për Vushtrrinë i kishte Burneta Rama, ndërsa shtatë i […]

Ndeshje shumë interesante në Ferizaj, Kastrioti feston në fund

Ndeshje shumë interesante dhe dramatike është zhvilluar të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Në praninë e një numri të madh shikuesish, në kuadër të xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në hendboll, janë takuar Kastrioti dhe Prishtina.Ndeshja ishte shumë e fortë, ndërsa është vendosur në aksionet e fundit. Fitore me rezultatin […]

Superderbi i hendbollisteve në Ferizaj

Ferizaj – Istogu është kryendeshja e xhiros së shtatë por edhe e gjithë stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Derbi i madh zhvillohet të dielën prej orës 18:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.Të dy skuadrat pretendojnë titullin e kampionit dhe trofeun e Kupës. Bëhet fjalë për skuadra të konsoliduara që në […]

Kastrioti – Prishtina, derbi i xhiros

Kastrioti – Prishtina është kryendeshja e xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Kjo ndeshje luhet të shtunën prej orës 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.Bëhet fjalë për dy skuadrat me traditë që kanë shfaqur formë solide në pjesën e deritashme të kampionatit. Të dy skuadrat synojnë pikë të reja dhe […]