Rahoveci fiton superderbin me Besa Famgasin

Rahoveci e ka fituar superderbin me Besa Famgasin. Të enjten mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec skuadra vendase fitoi me rezultat 34:33.Ashtu si pritej, ndeshja ishte shumë e fortë dhe shumë dramatike. 23 sekonda para fundit, Mursel Mehmeti ndali penallti të vendasve. Pejanët kishin aksionin e fundit, por nuk e shfrytëzuan. Në përfundim, Nikola […]
Marigona fiton përballjen e motrave Hajdari

Motrat Marigona e Arlinda Hajdari janë prej lojtareve kryesore të Kombëtares së Kosovës në hendboll. Dy lojtaret tona po paraqiten me sukses të plotë edhe në elitën e Danimarkës, njërën prej ligave më të forta në botë.Të mërkurën në mbrëmje, Marigona e Arlinda u përballen mes vete me skuadrat e tyre.Skuadra e Marigona Hajdarit, Silkeborg-Voel […]
Dy pikë të reja për Kastriotin

Kastrioti i Ferizajt ka shtuar dy pikë të reja.Të mërkurën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Kastrioti e mposhti bindshëm Vëllaznimin e Gjakovës. Ndeshja ishte e mbetur e xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll.Kastrioti fitoi me rezultatin 51:36.Që në pjesën e parë ferizajasit krijuan epërsi prej dhjetë golash duke i dhënë […]
Spektakël hendbolli të enjten mbrëma në Rahovec

Spektakël i hendbollit premtohet të jetë ndeshja mes Rahovecit dhe Besa Famgasit. Kjo ndeshje luhet të enjten prej orës 19:00 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.Numri i shikuesve pritet të jetë i madh, ndërsa nuk do të mungojë loja e fortë dhe atraktive nga fillimi e deri në fund.Rahoveci – Besa Famgas është ndeshje e […]
Të mërkurën ndeshja e mbetur mes Kastriotit dhe Vëllaznimit

Në mesjavë vazhdon gara në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të mërkurën nga ora 19:00 luhet ndeshja e mbetur mes Kastriotit dhe Vëllaznimit të Gjakovës. Ndeshja zhvillohet në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.Kjo ndeshje i takon xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës.Kastrioti është i pesti me gjashtë pikë. Në shtatë ndeshjet e deritashme […]
Kapiteni Dedaj: Fitore me vlerë të shumëfishtë

Kapiteni i Kosovës, Valon Dedaj, i është gëzuar shumë fitores ndaj Sllovakisë. Sipas Dedajt, fitorja në Prishtinë ka vlerë të shumëfishtë.Dedaj e kishte të pamundur të luaj në Sllovaki, ndërsa mungesa e tij u vërejt shumë. Të dielën në Prishtinë, hendbollisti me përvojë solli qetësi dhe stabilitet në lojën e Kombëtares sonë.“Fitorja ishte shumë e […]
Shqiponja me fitore të madhe ndaj Prishtinës

Shqiponja ka shënuar fitore të rëndësishme në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Të dielën, skuadra gjakovare fitoi në udhëtim ndaj Prishtinës me rezultat 37:32.Me fitore, Shqiponja doli në vendin e katërt me tetë pikë. Ishte fitorja e katërt për këtë skuadër. Prishtina renditet e gjashta me katër pikë. Ka dy fitore e katër humbje.Thamires […]
Fitore e rëndësishme ndaj Sllovakisë për ta kthyer vetëbesimin

Ashtu si pritej, Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka reaguar pas humbjes së thellë të pësuar të enjten në Sllovaki. Të dielën në Prishtinë, djemtë tanë treguan se ndeshja në Sllovaki nuk ishte fytyra e vërtetë e Kombëtares sonë.Të dielën, Kosova fitoi 28:25 ndaj sllovakëve, që megjithatë avancojnë në kualifikimet për Botëror, falë fitores më […]
Fitore të lehta për Vushtrrinë e Ferizajn

Vushtrria e Ferizaj kanë shënuar fitore të lehta e të thellanë kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).Vushtrria fitoi në Gjakovë ndaj Vëllaznimit me rezultat 45:16.Gentiana Basholli i shënoi plot 15 gola për mysafiret. 5 gola për vendaset i realizoi Elsa Dana.Në Deçan, Ferizaj e mposhti Jusuf Gërvallën me rezultat […]
Kosova në kërkim të fitores ndaj Sllovakisë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është e përkushtuar për të kërkuar fitoren ndaj Sllovakisë. Ndeshja Kosovë – Sllovaki zhvillohet të dielën prej orës 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.Të enjten në Povazska Bystrica, Kosova pësoi 33:23 nga sllovakët në ndeshjen e parë të fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2025.Të dielen mbrëma […]