Xhiroja e tetë me dy derbi

Të shtunën e të dielën zhvillohen ndeshjet e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).Të shtunën nga ora 19:30 janë ndeshjet Besa Famgas – Vushtrria dhe Vëllaznimi – Deçani. Derisa Besa Famgas është favorite e madhe, ndeshje e fortë pritet në Gjakovë mes Vëllaznimit dhe Deçanit.Derbit megjithatë janë të dielën.Nga ora 18:00 […]
Fitorja e katërt për Istogun

Të enjten u luajtën dy ndeshje të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Kampioni në fuqi, Istogu, ka vazhduar dominimin duke shënuar fitoren e katërt rresht. Istogaset e mposhtën Vushtrrinë me rezultat 35:29.Istogu udhëheq në tabelë me tetë pikë. Vushtrria është e pesta me katër pikë.Kapitenja Albina Rugova udhëhoqi Istogun me […]
Derbi i vërtetë në “Karagaçi”, Besa Famgas fiton me dy gola dallim

Kastrioti i Ferizajt e ka sfiduar shumë seriozisht kampionen e Kosovës në hendboll, Besa Famgasin. Besa e Kastrioti u takuan të enjten mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës.Skuadra pejane fitoi me vetëm dy gola dallim, 37:35.20 minutat e parë të takimit i takuan Besa Famgasit që kishte […]
Fitore bindëse e Ferizajt në Prishtinë

Ferizaj ka arsyetuar rolin e favoritit duke fituar me dhjetë gola dallim ndaj Prishtinës në kryeqytet. Ndeshja e së mërkurës mbrëma, Prishtina – Ferizaj, i takoi xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Ferizaj fitoi me rezultat 43:33. Pas pjesës së parë dallimi ishte gjashtë gola në të mirë të skuadrës mysafire.Amanda […]
Të premten grumbullimi i parë i Kombëtares U18

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë) në janar do të paraqitet në kualifikimet për Kampionat Evropian. Kosova U18 është në grup me Maqedoninë e Veriut, Zvicrën dhe Sllovakinë. Ndeshjet do të luhen në Maqedoni të Veriut prej 5 deri më 8 janar. Në kuadër të përgatitjeve për këto kualifikime, Kombëtarja U18 do ta ketë […]
Besa Famgas e Trepça u kthehen sfidave kampionale

Pas ndeshjeve evropiane, kampionja Besa Famgas dhe fituesja e Kupës, Trepça, u kthehen sfidave në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).Të enjten Besa e Pejës dhe Trepça e Mitrovicës i luajnë ndeshjet e xhiros së shtatë të kampionatit të Kosovës.Besa e pret në palestrën “Karagaçi” skuadrën Kastriotit. Ndeshja zhvillohet prej orës 18:30 dhe pritet të […]
Ndeshje interesante në xhiron e katërt të Superligës së hendbollisteve

Në mesjavë zhvillohet xhiroja e katërt e Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Në program janë disa ndeshje interesante që pritet të ofrojnë hendboll të mirë.Të mërkurën janë ndeshjet Prishtina – Ferizaj (19:30) dhe Samadrexha – Jusuf Gërvalla (19:00). Ferizaj udhëton drejt kryeqytetit me synim për dy pikë të reja, por plane tjera mund të […]
Fitorja e parë për Vushtrrinë

Vushtrria e ka shënuar fitoren e parë në edicionin 2023/2024 të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të dielën mbrëma në kuadër të xhiros së gjashtë, Vushtrria e mposhti Deçanin me rezultat 33:31.Ndeshja u zhvillua në Vushtrri.Ndeshja ishte e fortë, e barabartë dhe dramatike. Në minutën e 58-të, Deçani ishte para, 31:30. Por më pas […]
Istogu fiton derbin, Rugova i shënon dhjetë gola

Albina Rugova i ka shënuar dhjetë gola për ta udhëhequr Istogun drejt fitores në derbi. Të dielën në Samadrexhë, Istogu e mposhti Samadrexhën me rezultat 27:21. Pas pjesës së parë rezultat ishte 14:12 për istogaset.Ndeshja i ka takuar javës së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Për Istogun, kampionin aktual, është fitorja e […]
Trepça pëson për një gol, i mungon fati në fund

Trepça është ndalur në raundin e dytë të Kupës Evropiane. Por skuadra mitrovicase ka luajtur dy ndeshje të forta dhe plotësisht të barabarta me Vogoshqan e Bosnjë-Hercegovinës. Të dy ndeshjet u luajtën në Vogoshqa, që doli të jetë vendim i pa menduar mirë i klubit mitrovicas.Pas barazimit 27:27 të premten, Trepça të dielën mbrëma pësoi […]