Besa Famgas përfundon garimin në Kupën Evropiane

Kampionja e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, e ka përfunduar garimin në Kupën Evropiane. Besa e Pejës u ndal në raundin e dytë të Kupës Evropiane.Të shtunën në Stamboll, Besa u mposht nga gjiganti turk, Beshiktash, me rezultatin 40:28. Skuadra turke kishte fituar edhe në Pejë dhe avancon tutje.Arbios Mushkolaj shënoi 9 gola për Besa […]
Fitore për skuadrat ferizajase

Të shtunën u luajtën tri ndeshje të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).Skuadrat favorite nuk kanë hasur në telashe për të fituar pikët e reja.Kastrioti i Ferizajt është kthyer fuqishëm në pjesën e dytë për fitoren 29:23 ndaj Ulpianës. Pas pjesës së parë Ulpiana ishte në epërsi, 15:14.Puhiza Gashi ishte më […]
Besa Famgasin e pret ndeshje e vështirë në Turqi

Kampionja e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, e luan të shtunën ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Kupës Evropiane. Nga ora 16:00 në Stamboll të Turqisë, Besa e Pejës përballet me skuadrën e madhe turke, Beshiktash Safi Cimento.Të dielën në Pejë, Beshiktashi fitoi me rezultat 43:24. Ndeshja e dytë pritet të jetë shumë […]
Trepça barazon me Vogoshqën në ndeshjen e parë

Fituesja e Kupës së Kosovës, Trepça, ka barazuar 27:27 me Vogoshqën e Bosnjë-Hercegovinës në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane.Ndeshja është luajtur të premten mbrëma në Vogoshqa, ku është edhe takimi i dytë, të dielën nga ora 17:00.Skuadra mitrovicase ka luajtur ndeshje të fortë dhe shumë luftarake me skuadrën nga Vogoshqa.Pjesa […]
Samadrexha – Istogu, kryendeshja e fundjavës

Samadrexha – Istogu vlerësohet kryendeshja e fundjavës në hendbollin kosovar. Ndeshja i takon xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat) dhe zhvillohet të dielën nga ora 17:00 në palestrën në Samadrexhë.Kampioni aktual, Istogu, vlerësohet favorit, por Samadrexha, që ka angazhuar shumë hendbolliste të huaja, do ta kërkojë befasinë.Të dy skuadrat kanë nga […]
Trepça në Vogoshqa për dy ndeshjet e Kupës Evropiane

Skuadra e Trepçës ka udhëtuar të enjten për në Vogoshqa të Bosnjë-Hercegovinës ku do t’i zhvillojë dy ndeshjet e raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Përballë skuadrës mitrovicase do të jetë skuadra e Vogoshqës.Ndeshja e parë është të premten prej orës 19:00, ndërsa e dyta të dielën prej orës 17:00.Skuadrat janë pajtuar që […]
Sara Gjergjaj synon ta udhëheq Kosovën U17 drejt Botërorit

Sara Gjergjaj është shpallur lojtarja më e mirë e IHF Trophy për zonën evropiane në grupmoshën U17. Sara tashmë është edhe kapitene e Kombëtares U17, ndërsa synimi i ardhshëm i saj është që me Kosovën të kualifikohet në Botëror. Për këtë Kosovës U17 i duhet që ta fitojë fazën interkontinentale të IHF Trophy që pritet […]
Faleminderit Pashke Marku

Njëra prej hendbollisteve më të rëndësishme të Kosovës, Pashke Marku, ka vendosur të tërhiqet nga ekipi kombëtar. Marku ka njoftuar të mërkurën se më nuk do të luaj në nivel kombëtaresh.Ajo për gjashtë vite ishte lojtare e rëndësishme e Kombëtares së Kosovës në hendboll. Ishte pjesë e rëndësishme e procesit të rritjes së ekipit tonë […]
Tri lojtare të Kosovës në shtatëshen më të mirë te IHF Trophy U19

Tri hendbolliste të Kosovës kanë zënë vend në shtatëshen më të mirë të IHF Trophy për zonën evropiane për grupmoshën e junioreve (U19). Kosova të dielën pësoi në finale nga Britania e Madhe, që vazhdon në fazën ndërkontinentale.Britanikja Heidi Jane Warren u shpall lojtarja më e mirë.Pos saj në shtatëshen më të mirë janë edhe: […]
Sara Gjergjaj, lojtarja më e mirë e IHF Trophy për të reja

Kapitenja e Kombëtares U17 të Kosovës në hendboll, Sara Gjergjaj është shpallur lojtarja më e mirë (MVP) e IHF Trophy për zonën evropiane për këtë grupmoshë.Gjergjaj udhëhoqi Kosovën drejt titullit të kampionit, ndërsa është shquar me paraqitje të mira. Rritja e saj si lojtare është evidente, ndërsa prej Sarës priten gjëra edhe më të mëdha […]