Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

FHK-në e viziton zëvendësministrja Daulina Osmani

Të hënën për vizitë pune në Federatën e Hendbollit të Kosovës ka qëndruar zëvendëministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani.Zv.ministrja Osmani është pritur nga presidenti Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci. Takimi ishte shumë konstruktiv, ndërsa është biseduar për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me aktivitetet e shumta të Federatës […]

Pikët për skuadrat favorite

Të dielën u luajtën tri ndeshje të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Skuadrat favorite nuk kanë lejuar befasi duke fituar pikët e radhës.Deniz Terziqi e Marley Wallace shënuan nga dhjetë gola për Trepçën që mposhti Deçanin me rezultat 37:33. Deçanasit, që ishin vendas, ishin në epërsi prej një goli pas […]

Të hënën grumbullohet Kombëtarja A

Të hënën bëhet grumbullimi i hendbollisteve të Kombëtares së Kosovës. Grumbullimi bëhet prej orës 12:00 deri në ora 13:00 në Hotel International Prishtina. Stërvitja e parë e vajzave tona është të hënën prej orës 19:30 deri në ora 21:00 në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.Të mërkurën në mëngjes është udhëtimi për në Horsens të Danimarkës, […]

Atmosferë pune te Kombëtaret U19 dhe U17

Kombëtaret U19 dhe U17 të Kosovës në hendboll (vajzat) janë mbledhur në Prishtinë në prag të garës IHF Trophy për zonën evropiane.Të dy Kombëtaret tona kanë nisur punën që të jenë sa më gati për kampionatin që prej 11 deri më 15 tetor mbahet në Prishtinë. Atmosfera është shumë e mirë, ndërsa vajzat janë të […]

Fitorja e tretë rresht për “vreshtarët”

Rahoveci ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të shtunën në derbin e xhiros së tretë, Rahoveci e mposhti Kastriotin me rezultat 41:33.Ndeshja e zhvilluar në ambient të bukur sportiv në palestrën “Bill Clinton”, u dominua nga “vreshtarët”. Mysafirët nisën herët shkëputjen dhe krijuan epërsi bindëse që në pjesën e parë. […]

Fillon gara në Ligën e Parë

Në fundjavë fillon gara në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll në të dy konkurrencat.Te hendbollistët të shtunën janë dy ndeshje. Drita e Vjosa takohen prej orës 17:00, ndërsa Dukagjini e Lepenci prej orës 16:00.Të dielën prej orës 16:00 është takimi Llapi – Prizreni.Drenica, skuadra me traditë që u kthye në gara, të mërkurën […]

Derbi të shtunën, tri ndeshje të dielën

Kastrioti – Rahoveci është kryendeshja e xhiros së tretë në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Kjo ndeshje është të shtunën prej orës 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.Rahoveci ka nisur fuqishëm dhe tashmë i ka dy fitore. Udhëheq në tabelë. Kastrioti në xhiron e parë mposhti Trepçën në Ferizaj e më pas pësoi […]

Aurora Kryeziu e fiton të drejtën e paraqitjes për Kosovën

Aurora Kryeziu tashmë është portiere e Kombëtares së Kosovës në hendboll. Të premten 19-vjeçarja e fitoi të drejtën e paraqitjes së Kosovës, pas përfunduan të gjitha procedurat e regjistrimit.Për afrimin e Kryeziut në Kombëtare, zyrtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës, duke përfshirë shtabin teknik, kanë punuar gjatë.Ajo është zhvilluar si portiere në Gjermani, ku […]

Kapitenja Demaj shkëlqen me pesë gola në barazimin e Ringkobingut

Kapitenja e Kombëtares së Kosovës, Leonora Demaj ka shkëlqyer me pesë gola për skuadrën daneze, Ringkobing.Ringkobingu ishte duke udhëhequr gjithë ndeshjen ndaj Sonderjyskes, por në fund rezultati ishte 27:27. Në sekondën e fundit, Demaj kaloi bukur një kundërshtare dhe u faulua rëndë. Dukej si penallti dhe Ringkobingu është ankuar për vendimin që të jepet vetëm […]