Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Trajnim i rëndësishëm për trajnerët e hendbollit

Në kuadër të shkollimit sipas RINCK Konventës, të shtunën në Istog është mbajtur seminari qendror për trajnerët e hendbollit kosovar.Seminarin me sukses e ka organizuar Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit Kosovar. Për tema të rëndësishme lidhur me punën e trajnerëve ka ligjëruar ekspertja e EHF-së, Lidija Bojiq Çaçiq. Ajo është ndarë e kënaqur me interesimin […]

Seminar i suksesshëm për gjyqtarët dhe vëzhguesit

Ka përfunduar të dielën seminari qendror për gjyqtarët e hendbollit dhe për vëzhgues/kontrolluesit e ndeshjeve të hendbollit kosovar. Për dy ditë seminari është mbajtur në Prishtinë, ndërsa nga përgjegjësit është vlerësuar shumë i suksesshëm.Pjesëmarrës ishin shumica e gjyqtarëve dhe vëzhgues/kontrolluesve.Seminarin e ka organizuar Shoqata e Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës, ndërsa kanë ligjëruar Shqipe Bajçinca […]

Kosova luan ndeshjen e parë në Lojërat Mesdhetare në rërë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në rërë e ka zhvilluar ndeshjen me Italinë, të parën në grupin A të Lojërave Mesdhetare në Rërë “Heraklion 2023”.Ndonëse pësuan humbje 2:0 (22:12 pjesa e parë dhe 22:10 pjesa e dytë), djemtë tanë treguan paraqitje të mirë në pjesën e parë. Ishin disa herë në epërsi, 4:2, 8:6 dhe […]

Kosova e luan të shtunën ndeshjen e parë në Lojërat Mesdhetare në rërë

Pas përgatitjes disaditore, Kombëtarja e Kosovës në hendboll në rërë është e gatshme për debutim në Lojërat Mesdhetare në rërë. Ndeshja e parë për Kombëtaren tonë do të jetë ndaj Italisë, ndërsa zhvillohet të shtunën prej orës 15:00.Lojërat Mesdhetare në rërë mbahen në Heraklion të Greqisë, ku Kombëtarja jonë ka qëndruar për disa ditë. Të […]

Presidenti Saraçini uron për organizimin e Lojërave Mesdhetare në Prishtinë

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, ka uruar sportistët pasi u vendos që në Prishtinë në vitin 2030 të organizohen Lojërat Mesdhetare.Vendimi u mor të premten në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, në Heraklion të Greqisë. Pjesë e punimeve të Asamblesë së ICMG-së ishte edhe Saraçini. Ai është […]

Mirela e pandalshme, 13 gola në elitën e Norvegjisë

Mirela Gjikokaj po kalon superformë në Norvegji. Lojtarja jonë të mërkurën ishte më meritorja për fitoren e Follos ndaj Tertnesit. Në kuadër të xhiros së dytë të elitës norvegjeze, Follo fitoi me rezultat 30:23. Mirela i shënoi plot 13 gola, me efikasitet shumë të lartë. I kishte vetëm 14 tentime. I kishte edhe dy asistime […]

Quni barazon me kampionin zviceran

Luigj Quni ka shënuar tri gola nga tri tentime për skuadrën Amicitia Zuerich, që të mërkurën e luajti ndeshjen e parë në kampionatin e ri.Skuadra nga Zuerichu nisi mbarë duke barazuar 26:26 me Kadetten Schaffhausen. Schaffhauseni ishte nikoqir. Kjo skuadër është kampione në Zvicër.Kreuzlingeni humbi 25:22 nga Wacker Thuni. Kreuzlingeni ishte vendas.Drenit Tahirukaj i shënoi […]

Paraqitje dukshëm më e mirë e Kombëtares sonë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka luajtur të mërkurën ndeshjen e dytë stërvitore me Kuvajtin. Në Lashko të Sllovenisë, Kombëtarja jonë pësoi me rezultat 30:25. Në fakt djemtë tanë ishin kundërshtarë të barabartë të Kuvajtit e në shumë momente edhe më të mirë. Në minutën e 53-të rezultati ishte i barabartë, 24:24. Më pas […]

Presidenti Saraçini ndau mirënjohje për RTK-në dhe Artan Muhaxhirin

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini të martën ka pritur në takim Artan Muhaxhirin, redaktorin përgjegjës për sport në Radio Televizionin e Kosovës.Në takimin miqësor, presidenti Saraçini ka ndarë mirënjohje, përkatësisht një plaketë falënderimi për RTK-në dhe Artan Muhaxhirin. Plaketat janë ndarë si shenjë vlerësimi e falënderimi për bashkëpunimin shumë korrekt lidhur […]

Kombëtarja jonë luajti ndeshjen e parë me Kuvajtin

Të martën në Lashko të Sllovenisë, Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka luajtur ndeshjen e parë miqësore me Kuvajtin. Kuvajtasit, që ka një që janë të grumbulluar dhe tashmë kanë luajtur shumë miqësore në Slloveni, kanë shënuar fitore me rezultat 36:23.Pjesa e parë përfundoi me rezultat 18:13 në të mirë të Kuvajtit.Kombëtarja jonë në […]