Kombëtarja U17 pëson nga Polonia

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka luajtur të dielën ndeshjen e dytë në kuadër të Kampionatit Evropian të Divizionit B në Ankara të Turqisë.Përballë Kombëtares sonë ishte Polonia, njëra prej favoriteve të Evropianit. Polaket kanë fituar në fund me rezultat 40:19. Kohë pas kohe kishte gjëra pozitive në lojën e Kombëtares sonë, […]
Kombëtarja jonë pëson humbje në ndeshjen e parë

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) ka nisur me ndeshje në Kampionatin Evropian të Divizionit B.Të shtunën në Ankara të Turqisë, Kombëtarja jonë u takua me Sllovakinë. Përkundër angazhimit, vajzat tona pësuan humbje me rezultat 35:15. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:7 në të mirë të sllovakeve.Në Kombëtaren tonë nuk ka munguar angazhimi, […]
Kombëtarja U17 nesër udhëton për në Ankara

Pas një periudhe të suksesshme përgatitore në Prishtinë, Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) të premten udhëton për në Ankara të Turqisë.Në kryeqendrën turke, vajzat tona do të paraqiten në Kampionatin Evropian (B).Faza përgatitore ishte shumë e suksesshme. Vajzat kanë punuar me përkushtim dhe seriozitet, të vetëdijshme për rëndësinë e Evropianit si dhe konkurrencën […]
Tjetër vlerësim i Federatës Ndërkombëtare për FHK-në, në Istog mbahet “IHF Trophy”

Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) vazhdon të vlerësojë shumë lartë Federatën e Hendbollit të Kosovës.Në vazhdën e thellimit të bashkëpunimit, IHF-ja ia ka besuar federatës sonë organizimin e garës së rëndësishme, IHF Trophy, në konkurrencën e hendbollisteve.IHF Trophy për zonën evropiane do të organizohet për grupmoshën U17 dhe U19. Pos Kosovës pritet të marrin pjesë […]
Atmosferë e shkëlqyer pune te Kombëtarja U17

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll po i vazhdon përgatitjet për Kampionat Evropian. Vajzat tona janë vendosur në Prishtinë dhe po punojnë me përkushtim maksimal që në Ankara të Turqisë të paraqiten sa më mirë. Atmosfera në Kombëtare është e shkëlqyer, kanë thënë nga shtabi teknik.Kombëtarja vazhdon përgatitjet edhe disa ditë në Prishtinë, deri para […]
Vdiq Haqif Mulliqi, FHK-ja i shpreh ngushëllime familjes së nderuar Mulliqi

Të martën ka ndërruar jetë Haqif Mulliqi, një personalitet i rrallë që ka lënë gjurmë në shumë fusha.Pos si profesor e dramaturg, i ndjeri Mulliqi është shquar edhe si hendbollist. Ai ishte lojtar i dalluar në skuadrën e Prishtinës, ndërsa më pas edhe përkrahës i madh i e vazhdueshëm i gjithë hendbollit kosovar.Me vdekjen e […]
Elisa Mulaj bën hapin e madh në karrierë, i bashkohet ekipit të parë të Akerit

Reprezentuesja e Kosovës në hendboll, Elisa Mulaj, ka bërë hap shumë të rëndësishëm në karrierë. Ajo në edicionin e ri do të luaj për Akerin në elitën e Norvegjisë. Norvegjia ka njërin prej kampionateve më cilësorë në botë, ndërsa pjesë e tij tashmë do të jetë edhe Elisa.Aloja 20-vjeçare është promovuar nga ekipi i të […]
Shpallet lista e Kombëtares U17

Kryetrajneri i Kombëtares U17 të Kosovës në hendboll, Mitat Ferati, ka publikuar të premten listën e lojtareve në të cilat llogarit për Kampionatin Evropian (B). Në përgatitjet përfundimtare, Ferati ka ftuar 23 hendbolliste. Ndërkohë do të përzgjidhet ekipi final. Të ftuara janë edhe disa lojtare që janë në pritje të kompletimit të dokumentacionit e po […]
Kosova U18 në grup me Maqedoninë e Veriut, Zvicrën dhe Sllovakinë

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë) ka mësuar të premten kundërshtarët e kualifikimeve për Euro 2024. Hendbollistët e rinj të Kosovës do të garojnë në Grupin B, ndërsa për kundërshtarë do të kenë Maqedoninë e Veriut, Zvicrën dhe Sllovakinë. Dy të parët në grup kualifikohen në Kampionatin Evropian që vitin tjetër mbahet në Mal […]
Sot shorti për Kosovën U18

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë), të premten (sot) mëson kundërshtarët e kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm. Shorti tërhiqet në Vjenë prej orës 11:30.Në kualifikime do të jenë 20 ekipe kombëtare. Do të formohen pesë grupe me nga katër ekipe kombëtare. Dy më të mirët në secilin grup kualifikohen në Evropianin […]