Kosova pëson nga Izraeli

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje nga Izraeli në ndeshjen për plasman në Kampionatin Evropian U19 për hendbolliste.Të shtunën në Prishtinë vajzat tona pësuan me rezultat 39:25.Pjesa e parë është dominuar plotësisht nga Kosova. Kombëtarja jonë ishte vazhdimisht në epërsi prej disa golash. Pas 30 minuta lojë rezultati ishte 15:13 për Kosovën.Krejt ndryshe ishte pjesa […]
Marigona Hajdari transferohet te Silkeborgu

Organizatorja e lojës së Kombëtares së Kosovës, Marigona Hajdari, ka bërë hap të rëndësishëm në karrierë. Marigona të premten është zyrtarizuar te skuadra Silkeborg-Voel, që garon në elitën e Danimarkës. 23-vjeçarja deri më tani ishte te Ringkobingu, që po ashtu luan në elitën e Danimarkës. Por Silkeborgu është skuadër më e madhe, që vazhdimisht paraqitet […]
Kombëtarja jonë pëson humbje nga Finlanda

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka humbur ndeshjen e fundit të fazës grupore të Evropianit në Prishtinë.Vajzat tona të enjten mbrëma pësuan nga Finlanda me rezultatin 41:23. Finlandezet prej fillimit kanë shfaqur më shumë, ndërsa në rezultat kanë ndikuar edhe gabimet e shumta në Kombëtaren tonë.Portierja Marisa Berisha u shqua me 15 pritje, […]
Istogu e Ferizaj më 18 korrik mësojnë kundërshtarët evropianë

KHF Istogu dhe KHF Ferizaj do të garojnë në Kupën Evropiane (EHF European Cup) për hendbolliste në edicionin 2023/2024.Istogu e Ferizaj janë në mesin e 64 skuadrave të Kupës Evropiane. Të gjitha do ta fillojnë garimin prej raundit të dytë.Ndeshjet e para janë më 23 e 24 shtator, ndërsa të kthimit më 30 shtator e […]
Besa Famgas e Trepça në Kupën Evropiane për hendbollistë

Kampionia, Besa Famgas, dhe fituesja e Kupës së Kosovës, Trepça, do të garojnë në Kupën Evropiane për hendbollistë në edicionin e ardhshëm garues, 2023/2024.Në EHF European Cup gjithsej do të paraqiten 76 skuadra evropiane. Besa Famgas e Trepça garimin e fillojnë prej raundit të dytë. Ndeshjet e raundit të dytë zhvillohen më 14/15 tetor dhe […]
Fitore shumë e rëndësishme e Kosovës në Evropian

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore të rëndësishme në Kampionatin Evropian U19 për hendbolliste që po mbahet në Prishtinë. Të hënën mbrëma, vajzat tona fituan ndaj Britanisë së Madhe me rezultat 28:21.Fitorja erdhi pas dy disfatave, ndërsa do të shërbejë për të rritur besimin në Kombëtare për vazhdimin e Evropianit.Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, […]
Kombëtarja jonë mposhtet nga Italia

Kombëtarja U19 e Kosovës ka humbur ndeshjen e dytë në Evropianin për hendbolliste që po zhvillohet në Prishtinë. Të dielën mbrëma, Kosova humbi nga Italia me rezultat 41:17.Vajzat tona janë munduar të japin më të mirën, por kanë bërë gabime të shumta dhe kjo kushtoi në fund. Kanë kushtuar edhe përjashtimet me dy minuta, por […]
Kosova e humb ndeshjen e parë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka humbur ndeshjen e parë në kuadër të Kampionatit Evropian për grupmoshën U19.Të shtunën në mbrëmje hendbollistet tona pësuan nga Sllovakia me rezultat 39:26. Ndeshja u luajt në Pallatin e Rinisë në Prishtinë para një numri të konsiderueshëm shikuesish.Kombëtares sonë i kushtoi hapja jo e mirë e ndeshjes. Në […]
Hapet zyrtarisht Evropiani U19

Me një ceremoni të bukur është hapur Kampionati Evropian U19 për hendbolliste, që deri më 16 korrik mbahet në Prishtinë.Kampionatin Evropian të hapur e shpalli presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini. Në ceremoni prezent ishin edhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, drejtori për sport në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova dhe përfaqësuesi i […]
Evropiani në Prishtinë, të shtunën katër ndeshje

Çdo gjë është gati për Kampionatin Evropian për hendbollistet deri në 19 vjet që prej të shtunës deri më 16 korrik mbahet në Prishtinë. Ndeshjet do të luhen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet, ndërsa FHK-ja ka bërë të gjitha përgatitjet që Evropiani të ketë rrjedhën e duhur.Marrin pjesë hendbolliste nga nëntë ekipe […]