Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova luan me Britaninë e Madhe në kualifikimet për Evropian

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) ka mësuar të mërkurën edhe kundërshtarin e parë në kualifikimet për Euro 2026. Në Vjenë janë tërhequr shortet për dy gara të ndryshme.Kështu Kombëtarja e Kosovës përballet me Britaninë e Madhe në raundin promovues të kualifikimit në Kampionatin Evropian të vitit 2026. Ndeshjet janë në janar të vitit të […]

Kosova ndaj Sllovakisë në kualifikimet për Botëror

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) do të përballet me Sllovakinë në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2025. Shorti është tërhequr të mërkurën në Vjenë.Ndeshjet e raundit të parë kualifikues për Kampionatin Botëror të vitit 2025 zhvillohen më 1/2 dhe 4/5 nëntor. Në ndeshjen e parë Sllovakia është vendase, ndërsa Kombëtarja […]

Dy shorte për Kosovën të mërkurën

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) të mërkurën i mëson dy kundërshtarët e ardhshëm. Pos për fazën e parë kualifikuese për Botërorin 2025, të mërkurën prej orës 11:00 në Vjenë tërhiqet shorti edhe për raundin e promovimit në kualifikimet për Euro 2026.Në shortin e fazës së parë të kualifikimeve për Botërorin 2025, Kosova është në […]

Kombëtarja U19 vazhdon përgatitjet në Prishtinë

Pas ndeshjeve kontrolluese me Bullgarinë U19, Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll është vendosur në Prishtinë. Vajzat tona i kanë edhe katër ditë në dispozicion për t’u përgatitur për Kampionatin Evropian që të shtunën fillon në Prishtinë. Ndeshja e parë është ndaj Sllovakisë, të shtunën mbrëma.Shtabi teknik do ta shfrytëzojë maksimalisht kohën e mbetur për […]

Saraçini: Evropiani është nivel tjetër, jemi gati

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, ka mbajtur të hënën një konferencë për media, ku foli lidhur me Kampionatin Evropian për hendbollistet deri në 19 vjet që të shtunën fillon në Prishtinë. Saraçini në konferencë ishte i shoqëruar nga Edi Kolgeci, anëtar i Bordit të FHK-së.Presidenti Saraçini ka folur për organizimin e […]

Kombëtarja U19 barazon në miqësoren e parë me Bullgarinë

Në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian që prej të shtunës zhvillohet në Prishtinë, Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll të dielën luajti ndeshje miqësore me Bullgarinë U19. Vajzat tona kishin paraqitje të mirë, ndërsa rezultati në fund ishte 23:23. Pas pjesës së parë bullgaret ishin një gol para, 14:13. Më shumë se rezultati në […]

Arona Krasniqi: Jemi shumë të motivuara për Evropian

Pivotja Arona Krasniqi është prej lojtareve të rëndësishme të Kombëtares U19 të Kosovës që po përgatitet për Kampionatin Evropian që prej 8 deri më 16 korrik mbahet në Prishtinë. Arona është ende vetëm 16-vjeçare dhe llogaritet shpresë e hendbollit kosovar. Më herët këtë vit ajo kishte fituar rastin të ushtronte me Kombëtaren A, ndërsa tani […]

Deçani fiton garën e fatosave

Të shtunën në Deçan është zhvilluar gara në ligën e fatosave. Gara është zhvilluar në formë turneu, ndërsa kampion u shpallën fatosat e Deçanit. Ata në finale fituan ndaj Istogut me rezultat 14:8.Fillimisht Rahoveci mposhti Besa Famgasin me rezultat 20:17. Në ndeshjen e dytë Deçani mposhti Llapin me 10:7, ndërsa Istogu fitoi ndaj Prishtinës me […]

Hendbollistet e reja vazhdojnë përgatitjet për Evropian

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll (vajzat) tashmë është në fazën kryesore të përgatitjeve për Kampionatin Evropian të Divizionit B që prej 8 deri më 16 korrik mbahet në Prishtinë.Kombëtarja është e grumbulluar në Gjakovë ndërsa po punon nën urdhrat e përzgjedhësit Agron Shabani, që po ndihmohet nga kryetrajneri Granit Sahiti dhe trajnerja Fatmire Basholli. […]

Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kombëtares së Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) do të paraqitet në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2025. Ndeshjet e fazës së parë kualifikuese për Botëror janë në fillim të nëntorit. Kosova një ndeshje do ta luaj në shtëpi e një si mysafire, varësisht nga shorti.Shorti tërhiqet më 5 korrik nga ora 11:00 […]