Kosova në Grupin A

Hendbollistet e Kosovës U19 tashmë kanë nisur përgatitjet për Evropianin e Divizonit B që muajin tjetër mbahet në Prishtinë.Vajzat tona i pret një kampionat shumë sfidues. Fakti që ndeshjet i luajnë në shtëpi pritet të jetë motiv për paraqitje sa më të mira nga vajzat tona.Kosova U19 është në Grupin A së bashku me Sllovakinë, […]
Deçani, kampion në Ligën e Pionierëve

Deçani është kampion në Ligën e Pionierëve në hendboll. Njomakët deçanas të hënën kanë kurorëzuar me titull kampioni një edicion të suksesshëm.Në finale, Deçani e mposhti Besa Famgasin me rezultat të ngushtë, 17:16. Ashtu si pritej, finalja ishte e fortë dhe thuajse e barabartë. Periudhën e parë e fitoi Besa me rezultat 7:5. Në periudhën […]
Prishtina fiton ndeshjen për vend të tretë

Prishtina ka përfunduar e treta në Ligën e Pionierëve të Kosovës në hendboll. Në ndeshjen për vend të tretë, Prishtina e mposhti Istogun me rezultat 21:16. Ndeshja është luajtur të hënën pasdite në palestrën “Karagaçi” në Pejë.Prishtina nisi me seri 4:0 dhe më pas ka mbajtur epërsi prej disa golash deri në fund.Lum Xhemajli u […]
Besa Famgas në finale te pionierët

Besa Famgas është kualifikuar edhe në finalen e Ligës së Pionierëve të Kosovës në hendboll. Të dielën në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa e mposhti Istogun me dhjetë gola dallim, 21:11, në gjysmëfinalen e dytë.Amar Muqolli u shqua me efikasitet, duke i realizuar dhjetë gola për ekipin pejan. Jon Gashi e Ilir Istrefaj i shënuan […]
Deçani mposht Prishtinën, kalon në finale

Deçani ka kaluar në finale të Ligës së Pionierëve të Kosovës në hendboll. Të dielën në palestrën “Karagaçi” në Pejë njomakët deçanas fituan ndaj Prishtinës me rezultat 26:11.20 minutat e parë të ndeshjes ishin të barabartë, me Prishtinën që ishte para për një periudhë. Më pas Deçani nisi shkëputjen dhe arriti te fitorja bindëse.Bilall Mazrekaj […]
Caktohen skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën e Pionierëve

Janë luajtur të shtunën ndeshjet çerekfinale në Ligën e Pionierëve të Kosovës në hendboll. Ndeshjet janë luajtur në palestrën “Karagaçi” në Pejë, ku të dielën zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale.Prishtina fitoi 26:21 ndaj Rahovecit për të bërë vend në gjysmëfinale. Lum Xhemajli ishte më efikasi te Prishtina me dhjetë gola. Myrtezan Metkamberi i shënoi nëntë gola për […]
Në Pejë zhvillohet Final8 në Ligën e Pionierëve

Në palestrën “Karagaçi” në Pejë për tri ditë do të zhvillohen ndeshjet e turneut final të Ligës së Pionierëve të Kosovës në hendboll. “Final8” fillon me ndeshjet çerekfinale që zhvillohen të shtunën.Ndeshja e parë është Prishtina – Rahoveci, që zhvillohet prej orës 11:00. Prej orës 12:30 është takimi Besa Famgas – Llapi. Më pas nga […]
Katër çiftet shumë perspektive të gjyqtareve të hendbollit

Ndeshjet e Final8 të Ligës së Pioniereve në hendboll janë drejtuar nga gjyqtare me perspektivë. Të gjitha ndeshjet u janë besuar gjyqtareve të reja, që ishin të angazhuara edhe gjatë pjesës së rregullt të kampionatit.Çiftet Anesa Maksuti – Elda Hoxha, Flaka Hoti – Edonisa Sahiti, Donita Shala – Diarta Shala dhe Dorentina Qufaj – Ardiana […]
Mblidhet Këshilli Organizativ, ndahen detyrat për organizimin e Evropianit

Sot është mbajtur mbledhja e Këshillit Organizativ të Kampionatit Evropian për hendbolliste që muajin e ardhshëm mbahet në Prishtinë.Këshillin Organizativ të Evropianit U19 për hendbolliste (Divizioni B ) e udhëheq presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini. Ai ka kërkuar angazhim maksimal nga të gjithë të përfshirët që Kosova edhe njëherë të dëshmohet nikoqire shembullore. Në mbledhjen […]
Vdiq profesor Arsim Fehmiu, FHK-ja i shpreh ngushëllime familjes Fehmiu

Ka ndërruar jetë doajeni i sportit kosovar, profesor Arsim Fehmiu. Profesor Fehmiu vdiq të martën në Prishtinë në moshën 91-vjeçare.Kontributi i të ndjerit për zhvillimin e sportit kosovar është i madh. Ai ka kontribuuar edhe në zhvillimin e hendbollit në vendin tonë. Ishte pjesë e skuadrës Normalisti, të themeluar në vitin 1953. Më pas ishte […]