Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Pensionohet Kushtrim Kastrati

Hendbollisti Kushtrim Kastrati i ka dhënë fund karrierës si lojtar të dielën mbrëma. Ai është përshëndetur me ndeshjen finale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll mes Besa Famgasit dhe Trepçës. 36-vjeçari ka përfunduar karrierën me trofeun e Kupës të fituar me skuadrën e Trepçës.Hendbollisti nga Drenasi ka kontribuuar shumë gjatë në hendbollin kosovar […]

Dramë e spektakël, Trepça fiton Kupën

Me spektakël të mahnitshëm ka përfunduar turneu final i Kupës së Kosovës në hendboll. Në praninë e kryeministrit Albin Kurti dhe të një numri të konsiderueshëm shikuesish, Trepça ka mposhtur Besa Famgasin në finale dhe i është gëzuar trofeut të çmuar.Ndeshja është vendosur vetëm pasi janë gjuajtur nga 11 penallti. Dhe mitrovicasit në fund fituan […]

Istogu fiton Kupën e Kosovës për herë të pestë

Istogu ka dominuar në finale për ta fituar Kupën e Kosovës për herë të pestë. Madje gjithë trofetë i ka fituar në gjashtë vjetët e fundit.Të dielën në Prishtinë, Istogu në finale e mposhti Vushtrrinë me rezultat bindës, 32:21. Istogu ishte bindës edhe në gjysmëfinale ndaj Ferizajt dhe kështu llogaritet favorit edhe për titull të […]

Dita e finaleve të mëdha

Të dielen (sot) zhvillohen finalet e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll.Te hendbollistet takohen Vushtrria e Istogu, ndërsa ndeshja fillon në ora 18:00.Besa Famgas e Trepça janë në finalen e hendbollistëve, që zhvillohet prej orës 20:15. Të dy ndeshjet luhen në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.Pas gjysmëfinaleve interesante, koha është për spektaklin e finaleve. […]

Trepça në finale pas një kohe të gjatë

Trepça është finaliste e Kupës së Kosovës në hendboll.Në gjysmëfinale Trepça e mposhti Prishtinën me rezultat 35:31. Ndeshja u luajt në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, të shtunën mbrëma.Skuadra mitrovicase prej fillimit ishte në epërsi. U shkëput në minutat e parë me seri prej 5:0. Prishtina megjithatë nuk u dorëzua dhe u afrua […]

Istogu i bashkohet Vushtrrisë në finale

Istogu është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës në hendboll (femrat).Të shtunën pasdite në Prishtinë, Istogu në gjysmëfinale e mposhti Ferizajn me rezultat 31:24.Istogaset nisën ndeshjen me seri 6:1. Ferizaj u afrua në 7:6, por pasoi shkëputje tjetër e Istogut. Më pas epërsia e kësaj skuadre ishte vazhdimisht e lartë.Tainara Luna Goncalves u dallua […]

Besa Famgas nuk lejon befasi, kalon në finale

Besa Famgas është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës në hendboll. Të shtunën në gjysmëfinale, skuadra pejane e mposhti Rahovecin me rezultat 39:31.Në pjesën e parë Besa ishte para në rezultat, ndërsa “vreshtarët” janë afruar në një gol në disa raste. Në pjesën e dytë Besa mbajti epërsi të lartë vazhdimisht.Besa tani e pret […]

Vushtrria, finalistja e parë

Vushtrria është finalistja e parë e Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Vushtrria në gjysmëfinale fitoi bindshëm ndaj Prishtinës. Rezultati në fund ishte 28:18 në të mirë të skuadrës vushtrriase.Ndeshje e barabartë u luajt vetëm në dhjetë minutat e parë. Më pas […]

Hendbollistet janë gati për dy gjysmëfinale të forta

Pas përfundimit të stinorit të rregullt në Superligë, fokusi i katër skuadrave të hendbollisteve është te turneu final i Kupës së Kosovës.Ndeshjet gjysmëfinale luhen të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.Prej orës 13:00 takohen Vushtrria e Prishtina. Prishtina nuk është në plejof dhe ka rastin e vetëm për trofe. Por nuk do […]

Ndeshje të forta për vend në finale

Në pjesëmarrjen e parë në turneun final të Kupës së Kosovës në hendboll, Rahoveci shpreson të bëjë befasi të madhe.Përballë Rahovecit në gjysmëfinale do të jetë fituesja në fuqi e Kupës së Kosovës, Besa Famgas. Besa llogaritet favorite, por “vreshtarët” kanë premtuar maksimumin.Ndeshja Rahoveci – Besa Famgas zhvillohet të shtunën prej orës 15:00 në Pallatin […]