Kupa e Kosovës zë vend të veçantë në historikun e klubeve të hendbollisteve

Kupa e Republikës së Kosovës pasuron historikun e të gjitha ekipeve të hendbollisteve që e kanë pasur rastin ta fitojnë këtë trofe. Për Kupën e Kosovës për edicionin 2022/2023 do të garojnë Istogu, Ferizaj, Vushtrria e Prishtina. Të shtunën prej orës 13:00 është gjysmëfinalja e parë mes Vushtrrisë dhe Prishtinës. Gjysmëfinalja e dytë, mes Istogut […]
Historia e pasur e Kupës së Kosovës në hendboll

Besa Famgas, Trepça, Prishtina e Rahoveci do të garojnë për Kupën e Republikës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Besa Famgas synon të vazhdojë dominimin në garën për Kupë, derisa Prishtina synon trofeun e parë të kësaj gare pas një dekade. Trepça nuk e ka fituar Kupën e Kosovës që nga viti 2002, derisa Rahoveci është […]
U mbajt Kuvendi i Punës i FHK-së

Të enjten mbrëma në Hotel Internacional Prishtina është mbajtur Kuvendi i Rregullt i Punës i Federatës së Hendbollit të Kosovës.Punimet e Kuvendit i ka udhëhequr presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini.Gjatë Kuvendit ka pasur diskutime të shumta e konstruktive lidhur me temat që ishin në rendin e ditës.Në Kuvendin e Punës janë shqyrtuar dhe janë aprovuar […]
Sot Kuvendi i rregullt i Punës

Të enjten (sot) mbahet Kuvendi i rregullt i Punës i Federatës së Hendbollit të Kosovës.Kuvendi mbahet në Hotel Internacional Prishtina prej orës 17:00.Në kuvend do të shqyrtohen dhe pritet të miratohen raporte të ndryshme lidhur me aktivitetet e shumta të Federatës së Hendbollit.
Shqiponja, kampione te kadetet

Shqiponja është kampione e Kosovës në hendboll në grupmoshën e kadeteve.Shqiponja e Gjakovës e mbylli kampionatin me 31 pikë, përkatësisht me 15 fitore, një barazim e dy humbje. Shqiponja la prapa Ferizajn me 27 pikë. Pas Ferizajt u renditën Kastrioti e Istogu me nga 24 pikë. Me 23 pikë kampionatin e përfundoi Vushtrria.Të dielën në […]
Përfundon stinori i rregullt në Superligën e hendbollisteve

Të dielën janë luajtur ndeshjet e fundit të stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Në kuadër të xhiros së 18-të, të dielën u luajtën tri ndeshje.Istogu fitoi ndaj Vëllaznimit me rezultat 47:25, ndërsa në udhëtim fitoi edhe Ferizaj. E mposht Shqiponjën me rezultat 37:26. Vushtrria fitoi në Klinë ndaj Dukagjinit, 51:35.Istogu […]
Kombëtarja përfundon kualifikimet për Euro 2024

Kombëtarja e Kosovës në hendboll i ka përfunduar kualifikimet për Euro 2024.Ndeshjen e fundit Kombëtarja jonë e luajti të dielën mbrëma në Velenje. U mposht nga Sllovenia me rezultat 33:28. Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:12 për sllovenët. Në periudha, Kombëtarja jonë ka shfaqur ndeshje të mirë dhe ka shënuar gola të bukur. Por […]
Samadrexha ndalet në barazim, largohet nga Superliga

Skuadra e Jusuf Gërvallës e ka ndalur në barazim skuadrën e Samadrexhës. Të shtunën në kuadër të xhiros së fundit (18) të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat), Jusuf Gërvalla e Samadrexha luajtën 24:24 në Deçan.Kështu Samadrexha do ta përfundojë kampionatin në vendin e tetë dhe në edicionin e ardhshëm do të luaj në Ligën […]
Kombëtarja në Slloveni, gati për ndeshjen e nesërme

Pas një udhëtimi të gjatë, Kombëtarja e Kosovës në hendboll të shtunën pasdite ka arritur në Velenje të Sllovenisë. Në orët e mbrëmjes Kombëtarja jonë ka zhvilluar stërvitje në palestrën ku të dielën është ndeshja Slloveni – Kosovë. Ndeshja luhet prej orës 18:00 dhe është e fundit e fazës së dytë kualifikuese për Euro 2024.Hendbollistët […]
Në fundjavë xhiroja e fundit në Superligën e hendbollisteve

Në fundjavë zhvillohet xhiroja e fundit (18) e stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).Të shtunën janë ndeshjet Jusuf Gërvalla – Samadrexha dhe Prishtina – Kastrioti. Të dy ndeshjet zhvillohen prej orës 17:00.Ndërkohë të dielën janë tri takime të tjera. Vëllaznimi e pret Istogun prej orës 13:30. Prej orës 16:00, Dukagjini takohet […]