Paraqitje solide ndaj Malit të Zi në Prishtinë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është paraqitur me shumë sukses në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Malit të Zi. Por disavantazhi pas pjesës së parë ka bërë që Kombëtarja jonë të mbetet pa pikë nga ndeshja e së enjtes mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.Kosova u mposht me rezultat 26:24 nga […]
Kombëtarja është gati për ndeshjen me Malin e Zi

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e pret me optimizëm ndeshjen e vështirë me Malin e Zi. Ndeshja Kosova – Mali i Zi zhvillohet të enjten prej orës 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.Në kampin e Kosovës atmosfera është shumë e mirë, ndërsa lojtarët dhe shtabi teknik janë të vetëdijshëm se përballë e […]
Quni: Ndeshja me Malin e Zi është moment i rëndësishëm

Pivoti Luigj Quni e vlerëson të rëndësishme ndeshjen me Malin e Zi. Quni është kthyer në Kombëtaren e Kosovës në hendboll pasi mungoi në dy ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën.Lojtari luftarak mungoi për shkak të një lëndimi, të cilin e ka sanuar plotësisht.Kombëtarja jonë luan me Malin e Zi të enjten prej orës 20:15 në Pallatin e […]
Fitore për Istogun e Vushtrrinë

Nuk ka pasur befasi në ndeshjet e së dielës në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Kampioni aktual dhe lider i klasifikimit, Istogu, ka fituar 41:21 ndaj skuadrës deçanase Jusuf Gërvalla.Arlinda Dinarica i shënoi nëntë gola për Istogun, ndërsa shtatë i kishte Tainara Luna Goncalves. Nga gjashtë gola i shënuan Yllka Shatri e Dajana Milaniq. […]
Java e Kombëtares së Kosovës

Hendbollistët e Kombëtares së Kosovës tashmë kanë nisur përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve për Euro 2024. Kjo javë i takon Kombëtares së Kosovës. Të enjten prej orës 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë është ndeshja Kosova – Mali i Zi. Ndërsa të dielen prej orës 18:00 është takimi Sllovenia […]
Eugen Saraçini: Masat do të jenë të rrepta

Të nderuar miq të hendbollit,Dhuna e cila u shfaq në ndeshjen mes Vushtrrisë e Trepçës na la shije shumë të hidhur.Përpjekjet e shumta të klubeve që në mënyrë sportive të zhvillojnë ndeshjet e tyre po dëmtohen e po zbehen për shkak të individëve qe po shkelin ndaj çdo lloj morali jo vetëm sportiv por edhe […]
Fitore për skuadrat ferizajase

Dy skuadrat ferizajase të hendbollit kanë shënuar fitore të shtunën në kuadër të xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës (vajzat).Fillimisht KHF Ferizaj fitoi ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultat 32:23. Shkurta Mehmeti u dallua me tetë gola, ndërsa nga katër i shënuan Albulena Basha, Mirjeta Dinolli, Albulena Kelmendi e Elsa Kongjeli.Te Vëllaznimi tetë gola […]
Prishtina në plejof

Prishtina ka siguruar biletën e fundit për në plejofin e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).Prishtina ka përfunduar kampionatin e rregullt në pozitën e katërt dhe në gjysmëfinale të plejofit do të takohet me Besa Famgasin e Pejës.Të shtunën në kuadër të xhiros së fundit të Superligës A, xhiros së 28-të, Prishtina fitoi ndaj Kastriotit […]
FHK-ja dënon dhunën në ndeshjen Vushtrria – Trepça

Federata e Hendbollit e Kosovës me shqetësim të madh ka përcjellë rrjedhën e ndeshjes së Superligës A në konkurrencën e meshkujve mes Vushtrrisë dhe Trepçës, e zhvilluar të shtunën mbrëma në palestrën në Vushtrri.Ndeshja u ndërpre në minutën e 35-të, pas incidenteve të rënda në fushën e lojës.Për FHK-në është e papranuar dhuna në ndeshjet […]
Skuadrat vendase llogaritin në pikë të reja

Në fundjavë zhvillohet xhiroja e parafundit e stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).Të shtunën janë dy ndeshje të xhiros së 17-të e të dielën tri të tjera. Në të gjitha ndeshjet skuadrat vendase llogarisin në pikë të reja.Të shtunën luajnë skuadrat ferizajase ndaj atyre nga Gjakova. Nga ora 15:00 është ndeshja […]