Vushtrria fiton në Rahovec dhe siguron pozitën e tretë për plejof

Vushtrria e ka siguruar pozitën e tretë për plejofin në Superligën e Kosovës në hendboll. Të dielën mbrëma, Vushtrria fitoi derbin e xhiros së 27-të ( të parafundit) në Superligën A. E mposhti Rahovecin në palestrën “Mizahir Isma” me rezultat 31:27.Vushtrria është e treta me 29 pikë dhe në gjysmëfinale të plejofit do të luaj […]
Fitore bindëse e Vushtrrisë në Gjakovë

Hendbollistet e Vushtrrisë e kanë fituar bindshëm ndeshjen e xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës.Të dielën në Gjakovë, Vushtrria fitoi ndaj Shqiponjës me rezultat 37:23. Ishte kjo ndeshja e fundit e javës së 16-të.Që në pjesën e parë mysafiret u shkëputën, ndërsa fitorja e tyre në pjesën e dytë nuk u rrezikua asnjëherë.Burneta Rama […]
Fitore për Besa Famgasin e Prishtinën

Të shtunën u luajtën dy ndeshjet e para të xhiros së 27-të të Superligës A të Kosovës në hendboll.Fillimisht Besa Famgas fitoi thellë në udhëtim ndaj Kastriotit me rezultat 46:26. Pas dhjetë minutave të barabartë, skuadra pejane nisi shkëputjen në rezultat. Në pjesën e dytë epërsia e Besës vazhdimisht ishte e lartë, ndërsa në fund […]
Ferizaj e fiton derbin e qytetit

Hendbollistet e Ferizajt e kanë fituar derbin e qytetit ndaj Kastriotit. Të shtunën në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll, Ferizaj fitoi me rezultat 29:21.Skuadra e Ferizajt ishte në epërsi nga fillimi, ndërsa Kastrioti barazoi 7:7 në minutën e 16-të.Por sërish hendbollistet e Ferizajt u shkëputën për të fituar në […]
Vazhdon gara në ligën e juniorëve

Të dielën zhvillohen ndeshjet e radhës në ligën e juniorëve të Kosovës në hendboll.Në kuadër të Grupit A zhvillohen ndeshjet e xhiros së katërt. Ndeshjet zhvillohen në Ferizaj, ndërsa prej orës 12:00 takohen Prishtina e Llapi. Prej orës 14:00 është ndeshja Trepça – Kastrioti.Në Grupin B është xhiroja e tretë, ndërsa ndeshjet luhen në Gjakovë. […]
Konfirmohet rritja e madhe, për herë të parë jemi në vazon e tretë

Rritja e madhe e Kombëtares së Kosovës në hendboll (femrat) është konfirmuar të premten kur EHF-ja publikoi vazot për shortin e kualifikimeve për Evropian. Për herë të parë në histori Kombëtarja jonë është në vazon e tretë në fazën kryesore të kualifikimeve.Prapa në ranglistë kemi lënë Kombëtaren e Izraelit, Finlandës, Luksemburgut, Bosnjë-Hercegovinës, Letonisë, Azerbajxhanit e […]
Ndeshje e rëndësishme në Rahovec

Rahoveci – Vushtrria vlerësohet kryendeshja e xhiros së 27-të në Superligën A të Kosovës në hendboll. Kjo ndeshje luhet të dielën nga ora 20:30 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.Dy xhiro para fundit të Superligës A, Rahoveci e Vushtrria janë në garë për pozitën e tretë. Pas xhiros së 26-të, e treta është Vushtrria me […]
Vazhdon Superliga e hendbollisteve

Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, në fundjavë vazhdon Superliga e Kosovës në hendboll (femrat). Në program është xhiroja e 16-të.Deri në fund të pjesës së rregullt të kampionatit kanë mbetur edhe tri xhiro. Derisa Istogu e ka siguruar vendin e parë për plejof, gara është e hapur për pozitën e […]
Më 20 prill Kombëtarja e Kosovës mëson kundërshtarët e kualifikimeve për Evropian

Rritja e Kombëtares së Kosovës në hendboll (femrat) pritet të vazhdojë në kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2024.Euro 2024 do të mbahet prej 28 nëntorit deri më 15 dhjetor në Austri, Hungari e Zvicër. Për herë të parë në Kampionat Evropian të hendbollisteve do të paraqiten 24 ekipe kombëtare.Kosova është një prej 32 kombëtareve […]
Përfundon rrugëtimi në kualifikimet për Botëror

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) e ka përfunduar të mërkurën mbrëma rrugëtimin në kualifikimet për Kampionatin Botëror të këtij viti. Në një ambient të bukur sportiv, Kombëtarja jonë pësoi nga Polonia me rezultat 32:20. Ndeshja u luajt në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.Polonia e kishte fituar edhe ndeshjen e parë dhe u […]