Hendbollistet tona premtojnë maksimumin, shpresojnë në përkrahje nga tribunat

Atmosfera në Kombëtaren e Kosovës në hendboll në prag të ndeshjes së dytë me Poloninë është shumë e mirë. Hendbollistet tona janë të përkushtuara që të japin maksimumin në ndeshjen e vështirë me Poloninë, që zhvillohet të mërkurën prej orës 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.Ndeshja i takon fazës së dytë kualifikuese […]
Përfundon gara në Superligën B

Ka përfunduar gara në Superligën B të Kosovës në hendboll.Ndeshja e fundit është luajtur të hënën mbrëma në Gjakovë në mes të Vëllaznimit dhe Llapit. Fitore me rezultat 44:35 ka shënuar skuadra e Vëllaznimit.Luigj Kolaj i shënoi nëntë gola për Vëllaznimin, ndërsa tetë i kishte Florian Rexha. Te Llapi nëntë gola i shënoi Altin Mani, […]
Ndeshje interesante në gjysmëfinale të Kupës

Trepça – Prishtina dhe Rahoveci – Besa Famgas janë gjysmëfinalet e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Shorti është tërhequr të hënën në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës.Shortin e ka tërhequr komesari i garave, Isak Osmani.Turneu final i Kupës së Kosovës në hendboll do të zhvillohet me 6 […]
Istogu e Ferizaj takohen në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Istogu e Ferizaj takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave. Shorti për gjysmëfinale është tërhequr të hënën në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës.Istogu është fitues në fuqi, ndërsa synon trofeun edhe këtë edicion. Por synime të mëdha ka edhe Ferizaj. Kështu që pritet ndeshje e […]
Fitore me dy gola dallim e Besës ndaj Trepçës, pikë të rëndësishme për Vushtrrinë e Rahovecin

Me rezultat 34:32 ka përfunduar ndeshja Besa Famgas – Trepça. Ndeshja u luajt të shtunën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë dhe i ka takuar xhiros së 26-të të Superligës A të Kosovës në hendboll.Më meritori për fitoren e Besës ishte portieri Mursel Mehmeti, që kishte shumë pritje.Me lojë të mirë u shqua edhe Egzon […]
Kombëtarja i kthehet ndeshjes së dytë me polaket

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e dytë me Poloninë. Paradite, të shtunën, Kombëtarja kishte seancë në sallë fitnesi, ndërsa pasdite u zhvillua stërvitje e rregullt nën urdhërat e selektorit Agron Shabani.Atmosfera është shumë e mirë, ndërsa përkushtimi i vajzave është maksimal.Janë analizuar lëshimet, por edhe gjërat pozitive nga ndeshja në […]
Në Pejë takohen i pari me të dytin

Gara në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt) vazhdon në fundjavë me ndeshjet e xhiros së 26-të.Vëmendja do të jetë në Pejë, ku të shtunën prej orës 20:30 takohen i pari me të dytin. Ndeshja mes Besa Famgasit dhe Trepçës pritet të jetë interesante dhe me rivalitet. Në ndeshjen e kaluar në Mitrovicë, Trepça […]
Besa Famgas fiton derbin në kryeqytet

Besa Famgas është kthyer te fitorja në Superligën A të Kosovës në hendboll.Të enjten në kryeqytet, Besa e mposhti Prishtinën me rezultat 44:38.Ndeshja i ka takuar xhiros së 25-të të kampionatit të Kosovës.Në pjesën e parë në epërsi më shumë ishte skuadra vendase, që u shkëput deri në tri gola. Por Besa barazonte vazhdimisht dhe […]
Vushtrria shkëputet në pozitën e tretë

Vushtrria ka fituar përballjen me Kastriotin dhe është shkëputur në vendin e tretë në Superligën A.Tani i ka 25 pikë, dy më shumë se Prishtina e Rahoveci.Kastrioti mbetet i gjashti me 19 pikë.Kastrioti e Vushtrria luajtën të enjten mbrëma në Shtime, kurse vushtrriasit fituan me rezultar 32:27.Më efikasi te Vushtrria ishte Nemanja Drakuloviq me 9 […]
Kombëtarja humb ndeshjen e parë me Poloninë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (vajzat) ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifikuese për Botërorin 2023.Në Bielsko-Biala, Polonia fitoi me rezultat 36:22.Në momente Kombëtarja jonë ka treguar lojë të mirë, por Kombëtarja nikoqire shfaqi më shumë. Përvoja dhe niveli se ku luajnë lojtaret, e bëri dallimin.Të mërkurën na pret ndeshja […]