Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kombëtarja pëson në ndeshjen e fortë me Bosnjë-Hercegovinën

Në praninë e afro 2000 shikuesve, në një ambient të bukur sportiv, Kombëtarja e Kosovës në hendboll është përballur me Bosnjë-Hercegovinën. Mysafirët nga Bosnja kanë fituar me rezultat 25:22.Ndeshja u luajt të mërkurën mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Ndeshja ishte e fortë dhe e hapur thuajse deri në fund. Por cilësia, e sidomos […]

U luajtën gjysmëfinalet e turneut “Shqiponja 2000”

Në nderim të 8 Marsit, ditës së gruas, të martën në Gjakovë ka nisur turneu tradicional i hendbollisteve, “Shqiponja 2000”. Janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale, ndërsa finalja dhe ndeshja për vendin e tretë janë të mërkurën.Kombëtarja U19 e Kosovës është përballur në gjysmëfinale me Bullgarinë U19, ndërsa ka pësuar humbje me rezultat 29:17. Pak gjëra kanë […]

Atmosferë e shkëlqyer në Kombëtare, lojtarët gati për ndeshjen me Bosnjë-Hercegovinën

Atmosfera në Kombëtaren e Kosovës në hendboll është e shkëlqyer. Lojtarët e Kombëtares sonë janë plotësisht gati për ndeshjen me Bosnjë-Hercegovinën, që luhet të mërkurën prej orës 20.15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.Ndeshja me Bosnjën vlerësohet vendimtare në kualifikimet për Euro 2024. Synimi është i qartë – fitorja. Me fitore, Kombëtarja jonë […]

Nga Dreniti priten golat, ai ka një premtim për tifozët

Drenit Tahirukaj po shquhet me efikasitet te Kreuzlingeni në elitën e Zvicrës në hendboll. Ka kohë që Drenit Tahirukaj është edhe te Kombëtarja e Kosovës prej lojtarëve kryesorë. Beku që luan me dorën e majtë, shquhet për shkëputjen dhe goditjen e fortë nga distanca.Suksesi në ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën do të varet edhe nga forma e […]

Jupa: Motivi është maksimal, presim përkrahjen e tifozëve

Pivoti Kastriot Jupa ka treguar që atmosfera në Kombëtaren e Kosovës është shumë e mirë. Kombëtarja jonë po vazhdon përgatitjet për ndeshjen me Bosnjë-Hercegovinën, që zhvillohet të mërkurën prej orës 20:15.Sipas Jupës, motivi te lojtarët është shumë i madh.“Jemi të motivuar dhe shumë të uritur për sukses. E dimë që përballë kemi një Kombëtare cilësore, […]

Kombëtarja e zhvilloi stërvitjen e parë

Atmosferë shumë pozitive ka mbretëruar në stërvitjen e parë të Kombëtares së Kosovës në hendboll. Nën urdhrat e përzgjedhësit Bujar Qerimi, djemtë tanë kanë ushtruar të dielën mbrëma në Prishtinë.Prezent ishin shumica e lojtarëve, ndërsa grupi do të kompletohet të hënën. Është punuar në aspekte taktike të përgatitjes së lojës, ndërsa hendbollistët janë shfaqur të […]

Vushtrria me fitore bindëse ndaj Kastriotit

Vushtrria e ka fituar bindshëm ndeshjen e xhiros së 20-të të Superligës A ndaj Kastriotit.Të dielën mbrëma në Vushtrri, skuadra vendase fitoi me rezultat 36:25. Vendasit u shkëputën në minutat e parë, por më pas ferizajasit u kthyen për t’u afruar në rezultat. Pasoi një tjetër shkëputje e Vushtrrisë, ndërsa pjesa e parë përfundoi 14:11.Në […]

Kombëtarja fillon sot me stërvitje për ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e zhvillon sot stërvitjen e parë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e rëndësishme me Bosnjë dhe Hercegovinën.Stërvitja e parë zhvillohet prej orës 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Të përzgjedhurit e selektorit Bujar Qerimi kanë pasur angazhime me skuadrat e tyre, ndërsa shumica kanë luajtur të […]

Besa Famgas, kampione e Kosovës në grupmoshën e kadetëve

Besa Famgas vazhdon tëmbledhë trofe në hendbollin kosovar. Skuadra pejane ka fituar titullin e kampionit për edicionin 2022/2023 në grupmoshën e kadetëve.Besa Famgas ka përfunduar e para me 32 pikë. I ka fituar të gjitha 16 ndeshjet. Deçani përfundoi i dyti me 26 pikë, derisa pas tij mbetën Rahoveci, Trepça, Prishtina, Kastrioti, Vëllaznimi, Llapi e […]

Fitore me dy gola dallim e Vëllaznimit ndaj Deçanit

Vëllaznimi e Deçani janë takuar të shtunën mbrëma në kuadër të xhiros së 20-të të Superligës B të Kosovës në hendboll (meshkujt).Ndeshjen në Gjakovë e ka fituar skuadra vendase, Vëllaznimi, me dy gola epërsi. 33:31 përfundoi ndeshja.Ndeshja ishte e hapur deri në fund. Në pjesën e parë në epërsi kryesisht ishin vendasit. Fillimi i pjesës […]