Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ndeshjet e Superligës A në RTV 21 Plus

Federata e Hendbollit e Kosovës ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me RTV 21 për transmetimin e ndeshjeve të Superligës A të hendbollistëve.Në bazë të marrëveshjes, të gjitha ndeshjet e Superligës A do të transmetohen direkt në RTV 21 Plus, që është i qasshëm në të gjitha platformat televizive.FHK e RTV 21 ka kohë që kanë partneritet […]

Rahoveci – Trepça, derbi i madh i të premtes

Java e 20-të e Superligës A të Kosovës në hendboll hapet me derbin e madh mes Rahovecit dhe Trepçës. Kjo ndeshje luhet të premten prej orës 19:30 në Rahovec, ndërsa transmetohet direkt në RTV 21 Plus.Të dy skuadrat janë në formë dhe kërkojnë të vazhdojnë me suksese. Trepça kishte fituar ndeshjen e parë në Rahovec, […]

Të hënën grumbullohet Kombëtarja U19

Në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian që mbahet në verë, Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll (vajzat) do të ketë grumbullimin e radhës javën e ardhshme.Të hënën vajzat e Kosovës U19 mblidhen në Gjakovë, ndërsa do të marrin pjesë në turneun ndërkombëtar “Shqiponja 2000” që mbahet më 7 e 8 mars po në Gjakovë.Kryetrajneri […]

Kosova U17 luan ndeshje të fortë me Tunizinë

Hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës kanë luajtur të enjten ndeshjen e radhës në Kampionatin Mesdhetar që po mbahet në Greqi.Në ndeshje për plasman, Kosova U17 u përball me Tunizinë. Ndeshja ishte e fortë dhe e hapur deri në fund. Por në fund festuan hendbollistet e Tunizisë.Si zakonisht në këtë kampionat, vajzat tona nisën fuqishëm. […]

Shaban Zogaj kthehet me sukses, i gatshëm për ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën

Më 12 janar të vitit të kaluar, Shaban Zogaj kishte pësuar lëndim të rëndë të gjurit. Ai i ishte nënshtruar operimit pas lëndimit të ligamenteve, ndërsa ka pasur fazë të gjatë rikuperimi. Hendbollisti perspektiv i Kombëtares së Kosovës është kthyer tashmë dhe po paraqitet me sukses të plotë në ligën B të Suedisë.Më herët këtë […]

Fillimi i mirë nuk mjafton as ndaj Italisë

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka luajtur të mërkurën ndeshjen e fundit në fazën grupore në Kampionatin e 16-të Mesdhetar.Kosova U17 humbi nga Italia me rezultat 20:15. Sërish vajzat tona e hapën ndeshjen shumë mirë, duke e fituar periodën e parë me rezultat 5:4. Perioda e dytë u takoi italianeve, 9:4, ndërsa […]

Kombëtarja U17 fiton një periudhë, por më pas mposhtet nga Mali i Zi

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka luajtur ndeshjen e tretë në kuadër të Kampionatit të 16-të Mesdhetar që po mbahet në Greqi.Të martën vajzat tona u përballën me Malin e Zi. Periudhën e parë, prej tri gjithsej, Kosova U17 e fitoi me rezultat 5:4 dhe kështu mori një pikë në renditje. Por […]

Nënshkruhet memorandumi me MKRS-në

Federata e Hendbollit e Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) të martën e kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit. Memorandumi është nënshkruar nga ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku dhe presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini. Presidenti Saraçini ka falënderuar ministrin Çeku dhe bashkëpunëtorët e tij për bashkëpunimin shumë korrekt. Memorandumi përcakton […]

Caktohen grupet për Evropianin në Prishtinë

Prej 8 deri më 16 korrik në Prishtinë mbahet Kampionati Evropian për hendbollistet deri 19 vjet.Shorti për këtë Evropian të Divizionit B u tërhoq të martën.Kosova U19 është në grupin A së bashku me Sllovakinë, Italinë, Finlandën dhe Britaninë e Madhe.Në grupin B janë Austria, Polonia, Letonia e Izraeli.Evropiani do të jetë një mundësi e […]

Kosova U17 në grup me Sllovakinë e Poloninë

Të martën është tërhequr shorti për Kampionatet Evropiane në hendboll për grupmosha të reja (vajzat) që mbahen në verë.Hendbollistet e Kosovës U17 do të paraqiten në Evropianin e Divizionit B në Ankara të Turqisë. Shorti ka përcaktuar që Kosova U17 të jetë në grupin B, së bashku me Sllovakinë, Poloninë, Finlandën e Bullgarinë. Grupi vlerësohet […]