Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Trepça fiton bindshëm derbin me Vushtrrinë

Trepça e ka mbyllur me fitore pjesën e rregullt të kampionatit në Superligën e Kosovës në hendboll. Të enjten mbrëma në një ambient të bukur në “Minatori”, para rreth 1000 shikuesve, Trepça e mposhti Vushtrrinë me rezultat 37:26.Ishte ky derbi i xhiros së 18-të, të fundit për pjesën e parë të kampionatit.Ndeshje e barabartë u […]

Atmosferë e shkëlqyer te Kombëtarja U17

Atmosferë e shkëlqyer po mbretëron te Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll, që është e grumbulluar në Gjakovë.Kryetrajneri Mitat Ferati është shumë i kënaqur me përkushtimin dhe seriozitetin e vajzave.Të enjten, Kombëtarja kishte një ndeshje kontrolluese me skuadrën e Shqiponjës.Të shtunën mbrëma Kombëtarja udhëton për në Greqi, kurse të hënën e luan ndeshjen e parë […]

Prishtina nuk lejon befasi, fiton ndaj Vëllaznimit në Gjakovë

Prishtina e ka fituar ndeshjen e xhiros së fundit të pjesës së rregullt të kampionatit në Superligën e Kosovës në hendboll.Të mërkurën mbrëma, Prishtina fitoi ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat 37:26. Ndeshja i ka takuar javës së 18-të të kampionatit të Kosovës në hendboll.Pas minutës së 20-të, Prishtina nisi shkëputjen, ndërsa krijoi epërsi deri […]

Ndërroi jetë Hysni Qerimi, ish hendbollist i KH Vjosa

Sot ndërroi jetë Hysni Qerimi, ish lojtar i KH VJOSA, pastaj trajner i gjeneratës së artë të Hendbollit Shtimjan, arsimtar i edukatës fizike dhe promotor sportit te gjeneratat e reja.Hysni Qerimi ishte mësimdhënës i Edukatës Fizike në Shkollën Fillore “Emin Duraku” në Shtime, ishte dhe promovues i lojës së hendbollit tek gjeneratat e reja sidomos […]

Fitore bindëse e Kastriotit ndaj Llapit

Kastrioti i Ferizajt e ka përfunduar me fitore bindëse pjesën e rregullt të kampionatit në Superligën e Kosovës në hendboll.Të martën mbrëma në Ferizaj, në kuadër të javës së 18-të, Kastrioti e mposhti Llapin me rezultat 44:29.Mohamed Ali Arab shënoi dhjetë gola për Kastriotin, ndërsa tetë i kishte Hamdi Salihu. Tetë gola i shënoi edhe […]

Xhiroja e fundit e pjesës së rregullt, derbi në Mitrovicë

Ndeshja mes Kastriotit dhe Llapit e hap xhiron e 18-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Kjo ndeshje luhet të martën (sot) prej orës 19:00. Kastrioti është favorit i madh ndaj skuadrës llapjane. Xhiroja e 18-të është e fundit e pjesës së rregullt të kampionatit. Më pas Superliga ndahet në Superligën A, ku gjashtë […]

Të mërkurën grumbullohet Kombëtarja U17

Të mërkurën në Gjakovë grumbullohen hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës. Kjo Kombëtare merr pjesë në Kampionatin e 16-të Mesdhetar që mbahet në Greqi prej 26 shkurtit deri më 5 mars. Kryetrajneri i Kombëtares U17, Mitat Ferati, më herët ka shpallur listën e lojtareve në të cilat llogaritë. Mesdhetari vlerësohet garë e fortë, ndërsa synim […]

Prishtina fiton ndaj Shqiponjës me gola në çastet e fundit

Hendbollistet e Prishtinës janë kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës. Pas humbjes nga Ferizaj, Prishtina të dielën mposhti Shqiponjën e Gjakovës me rezultat 31:29. Ndeshja i ka takuar xhiros së 11-të të kampionatit të Kosovës. Ndeshja ishte thuajse e barabartë, ndërsa Shqiponja në një moment kishte epërsi prej pesë golash (16:11). Në 15 minutat […]

FHK-ja dënon rëndë sulmin ndaj delegatit Vitaku

Federata e Hendbollit e Kosovës e ka pranuar me shqetësim të madh lajmin për sulmin fizik ndaj delegatit të ndeshjes Istogu – Vushtrria, Sebahedin Vitaku.Delegati Vitaku është sulmuar gjatë ndeshjes së kadeteve të këtyre dy skuadrave. Sulmin e ka kryer një anëtar i kryesisë së klubit mysafir.FHK-ja dënon rëndë sulmin fizik ndaj delegatit. Lidhur me […]

Rahoveci fiton derbin me Prishtinën

Rahoveci e ka fituar derbin e xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të dielën mbrëma, Rahoveci e mposhti Prishtinën në kryeqytet me rezultat 34:31. Ndeshja ishte e fortë dhe shumë interesante. Në pjesën e parë në epërsi ishin herë njëra e herë skuadra tjetër. Vreshtarët u shkëputën deri në tri gola […]