Besa Famgas e Vushtrria me fitore bindëse

Nuk ka pasur befasi të shtunën në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).Ashtu si pritej, Besa Famgas ka fituar bindshëm ndaj Vëllaznimit të Gjakovës. Ndeshja në Pejë përfundoi 42:30 për Besën.Te Besa u shqua i riu Olsi Mulaj me 13 gola. Ardi Halili i shënoi 11 gola për Vëllaznimin. Besa është përforcuar në pozitën e […]
Kastrioti fiton në Deçan

Ndeshja e parë e xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat) i ka takuar Kastriotit.Skuadra ferizajase të shtunën fitoi në Deçan ndaj skuadrës Jusuf Gërvalla me rezultat 35:27.Kastrioti në pjesën e parë ishte vazhdimisht përpara në rezultat, ndërsa epërsi shkoi deri në pesë gola. Mysafiret mbajtën epërsi bindëse gjatë tërë pjesës së […]
Fillon gara në Ligën e Parë

Këtë fundjavë fillon stinori pranveror në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll. Te hendbollistët është java e tetë. Istogu – Ulpiana (18:00) dhe Drita – Dukagjini (19:00) janë ndeshjet e së shtunës. Prizreni – Lepenci (16:00) dhe Samadrexha – Vjosa (17:00) janë ndeshjet që luhen të dielën. Ndërkohë hendbollistet e luajnë xhiron e dhjetë […]
Istogu – Vushtrria, derbi i javës te hendbollistet

Istogu – Vushtrria është derbi i xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Kjo ndeshje luhet të dielën prej orës 18:00 në palestrën e qytetit në Istog.Istogu udhëheq në tabelë me 20 pikë, dy më shumë se Vushtrria e vendit të dytë. Humbjen e vetme vushtrriaseve në vjeshtë ua shkaktoi pikërisht Istogu. […]
Kryendeshja në Prishtinë

Pas ndeshjeve të Superkupës, në fundjavë vazhdojnë garat kampionale në hendbollin kosovar. Në Superligën e hendbollistëve zhvillohet xhiroja e 17-të, e parafundit për pjesën e rregullt të kampionatit.Derbi zhvillohet në Prishtinë, të dielën nga ora 17:00. Takohen Prishtina e Rahoveci, dy skuadra me pretendime për këtë edicion. Prishtina do të synojë të kthehet te fitorja, […]
Superkupa e Istogut

Istogu e ka fituar Superkupën e Kosovës në hendboll (femrat). Të enjten mbrëma, skuadra istogase e mposhti Ferizajn me rezultat bindës, 33:17. Ndeshja për Superkupë u luajt në palestrën e qytetit në Istog.Istogu vjet fitoi titullin e kampionit të Kosovës dhe Kupën e Kosovës. Tani ka në koleksion edhe trofeun e Superkupës.Istogu ishte skuadër dominante […]
Besa Famgas fiton Superkupën e Kosovës

Besa Famgas e ka fituar Superkupën e Kosovës në hendboll. Të enjten pasdite në Istog, Besa e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultatin 36:29. Dallimi në rezultat u bë në pjesën e dytë, të cilën skuadra pejane e dominoi plotësisht. Besa në edicionin e kaluar kishte fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës. Ndërkohë […]
Mehmeti: Synojmë që Superkupën ta sjellim në qytetin e hendbollit

Skuadra e Ferizajt udhëton për në Istog me shpresë për ta fituar Superkupën e Kosovës në hendboll. Kështu ka thënë pivotja e Ferizajt, Shkurta Mehmeti. Ferizaj luan me Istogun në ndeshjen për Superkupë, të enjten nga ora 18:00. Ferizaj ka telashet e tij për shkak të palestrës, por është mobilizuar para ndeshjes për Superkupë. “Edhe […]
Ahmetxhekaj: Superkupën e duam në koleksionin tonë

Portierja e Istogut dhe e Kombëtares së Kosovës, Blerta Ahmetxhekaj, e vlerëson faktin që hendbollit kosovar i është shtuar edhe një garë. Ajo beson fuqishëm që trofeu i Superkupës do të zë vend në koleksionin e Istogut. Istogu luan me Ferizajn për Superkupën e Kosovës. Ndeshja do të luhet të enjten prej orës 18:00 në […]
Muqolli: Presim që Superkupa të jetë e jona

Te Besa Famgas janë optimistë se do ta fitojnë Superkupën e Kosovës në hendboll. Besa ka fituar dy trofetë e edicionit të kaluar dhe synon trofeun e parë të edicionit 2022/2023. Për Superkupë, Besa Famgas takohet me Kastriotin, të enjten nga ora 15:30 në Istog. Prej këtij viti, Superkupa do të jetë tradicionale. Beku Jon […]