Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Hendbolli, sporti i tretë më i ranguar në vendin tonë

Komiteti Olimpik i Kosovës ka publikuar të martën listën e sporteve në bazë të kategorizimit. Hendbolli është sporti i tretë më i ranguar, pas xhudos e futbollit.Sipas vlerësimit të komisionit të KOK-ut, hendbolli mban vendin e tretë me 81.10 pikë.Futbolli, sipas komisionit, ishte pak mbi hendbollin e xhudoja kishte disa pikë më shumë. Por më […]

Kombëtaren U17 e pret kampionat i rëndësishëm në Greqi

Hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës do të kenë një sfidë të rëndësishme në fund të muajit shkurt dhe fillim të muajit mars. Prej 26 shkurtit deri më 5 mars në Nafplio të Greqisë do të mbahet Kampionatin i 16-të Mesdhetar për hendbollistet e grupmoshës U17. Pos Kosovës do të marrin pjesë edhe Algjeria, Kroacia, […]

Danimarka vazhdon dominimin, fiton titullin e tretë rresht të botës

Danimarka është dëshmuar superfuqi e hendbollit. Të dielën në Stokholm, Danimarka e siguroi titullin e tretë rresht të botës, si askush më parë. Danimarka në finalen e jashtëzakonshme e mposhti Francën me rezultat 34:29.Danezët kanë dominuar prej fillimit, kurse në pjesën e parë krijuan epërsi deri në pesë gola. Këtë epërsi e arritën edhe në […]

Danimarka – Franca, finalja e madhe e Kampionatit Botëror

Danimarka e Franca do të luajnë të dielën mbrëma në finalen e madhe të Kampionatit Botëror të hendbollit. Finalja do të zhvillohet në “Tele2 Arena” në Stokholm të Suedisë.Gjysmëfinalet e Botërorit u zhvilluan të premten. Fillimisht në Gdansk të Polonisë, Danimarka e mposhti Spanjën me rezultat 26:23. Më pas në Stokholm, Franca shkëlqeu për fitoren […]

Presidenti Saraçini në pjesën finale të Kampionatit Botëror

Me ftesë të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini po merr pjesë në fazën finale të Kampionatit Botëror të hendbollit.Saraçini të premten ka udhëtuar për në Stokholm të Suedisë, ndërsa është i shoqëruar nga nënpresidenti, Enis Idrizi, dhe sekretari gjeneral, Izet Gjinovci.Delegacioni i drejtuesve të FHK-së, sonte do […]

Gjikokaj fiton derbin në Norvegji

Hendbollistja e Kombëtares së Kosovës, Mirela Gjikokaj ka zhvilluar ndeshje të mirë për Follon në Norvegji. Të mërkurën, Follo HK fitoi derbin e kategorisë së dytë ndaj skuadrës Gjerpen HK me rezultat bindës, 31:23. Skuadra e Gjikokajt ishte mysafire.Hendbollistja jonë ishte prej më të dalluarave, ndërsa ndeshjen e përfundoi me katër gola e pesë asistime.Follo […]

Spanja – Danimarka, Franca – Suedia, gjysmëfinalet e Botërorit

Të mërkurën janë luajtur ndeshjet çerekfinale të Kampionatit Botëror në hendboll. Derisa Danimarka ishte bindëse ndaj Hungarisë (40:23), Norvegjia e Spanja luajtën njërën prej ndeshjeve më interesante në vitet e fundit. Fituesi u përcaktua vetëm pas 80 minutave lojë, përkatësisht pas dy vazhdimeve nga dhjetë minuta (2×5 minuta).Spanja fitoi me rezultatin35:34. Norvegjia kishte rast të […]

Egzon Gjuka e Luna Gonçalves më të mirët e vitit

Federata e Hendbollit e Kosovës të enjten ka mbajtur ceremoninë tradicionale “Laureatët e Vitit”. Në ambientet e “Hotel International Prishtina” në një ceremoni të bukur, janë shpallur më të mirët e vitit 2022. Ceremoninë e ka hapur presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini. Ai ka folur për kontributin që personalitete të ndryshme kanë dhënë për hendbollin […]

Të enjten shpallen më të mirët e vitit 2022

Të enjten (nesër) mbahet ceremonia “Laureatët e vitit 2022”, në të cilën shpallen më të mirët e vitit të kaluar në hendbollin kosovar. Ceremonia mbahet nga ora 17:00 në “Hotel International Prishtina”. Do të shpallen hendbollisti dhe hendbollistja e vitit, shtatëshet më të mira, klubet më të mira e kështu me radhë. Viti i kaluar […]

Trepça, Prishtina, Rahoveci e Ferizaj me transferime të rëndësishme

Ka përfunduar miniafati kalimtar në hendbollin kosovar. Miniafati ishte i hapur prej 10 deri më 17 janar, ndërsa skuadra më e përforcuar pritet të dalë Trepça. Skuadra mitrovicase ka paraqitur kërkesë që nga Besa Famgas ta transferojë bekun Deniz Terziqi. Prej Kastriotit, Trepça ka paraqitur kërkesë për transferimin e Lulëzim Shabanit e Shpëtim Mehmetit. Në […]