Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Argjentina shokon Maqedoninë e Veriut

Të martën janë luajtur ndeshjet e fundit në raundin preliminar të Kampionatit Botëror të hendbollit. Botërori i hendbollistëve po zhvillohet në Poloni e Suedi, ndërsa tashmë janë përcaktuar grupet e fazës së dytë.Në kuadër të grupit F, Argjentina ka mposhtur Maqedoninë e Veriut për të bërë vend në fazën e dytë. Madje argjentinasit fituan bindshëm, […]

E arritur e veçantë e Pashke Markut, 500 gola në Superligën e Zvicrës

Aloja e Kombëtares së Kosovës në hendboll, Pashke Marku, vazhdon të shkëlqejë në Superligën e Zvicrës. Marku për kohë të gjatë është pjesë e skuadrës Kreuzlingen, ndërsa së fundi ka kaluar shifrën e 500 golave në Superligë. Për këtë shifër jubilare të Pashkes ka njoftuar faqja zyrtare e federatës zvicerane.“Pashke Marku e HSC Kreuzlingen ka […]

Arbër Qerimi e Belgjika me fitore historike në Botëror

Më 7 nëntor të vitit 2021, Kosova e Belgjika kishin luajtur baras, 28:28, në Prishtinë. Saktësisht një vit më parë, më 15 janar 2022, Belgjika kishte fituar me mund, 33:29, ndaj Kombëtares sonë në kualifikimet për Botëror.Tani Belgjika po luan në Kampionatin Botëror dhe të dielën shënoi fitore historike. Është kjo pjesëmarrja e parë e […]

Hashani vëzhgoi ndeshjen në Izrael

Prania e zyrtarëve të Federatës së Hendbollit të Kosovës në kupat evropiane vazhdon të jetë e rregullt.Këtë fundjavë ishte delegati i EHF-së, Fahredin Hashani, që ishte i deleguar. Ai vëzhgoi ndeshjen e 1/8 së finales në Kupën Evropiane për hendbolliste. Në Ramat Gan të Izraelit u takuan Maccabi Arazim Ramat gan dhe skuadra turke Izmir […]

Përfundon xhiroja e parë, fitore e thellë e Egjiptit ndaj Kroacisë

Me ndeshjet e së premtes ka përfunduar xhiroja e parë e fazës grupore në Kampionatin Botëror të hendbollit që po mbahet në Poloni dhe Suedi.Për të keq të premten ka befasuar Kroacia, që pësoi humbje të thellë nga Egjipti. Ndeshja e grupit G përfundoi me fitoren 31:22 të Egjiptit. Befasues ishte rezultati edhe i ndeshjes […]

Në Poloni e Suedi mbahet Kampionati Botëror

Prej të mërkurës e deri më 29 janar në Suedi dhe Poloni mbahet Kampionati Botëror për hendbollistë. Është ky kampionati i 28-të i botës në hendboll.Danimarka ka fituar dy Botërorët e kaluar, në vitet 2019 dhe 2021. Dhe danezët janë pretendentë edhe në Botërorin 2023.Botërori mbahet në katër qytete në Poloni dhe pesë në Suedi. […]

Arsim e Erdoan Vitaku e drejtuan ndeshjen e rëndësishme të Championsit

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit, Arsim e Erdoan Vitaku, vazhdojnë të drejtojnë ndeshje të rëndësishme në kuadër të kupave evropiane.Këtë fundjavë dy gjyqtarët mitrovicas ishin në Norvegji ku e drejtuan derbin e xhiros në kuadër të grupit A të Ligës së Kampionëve për hendbolliste.Të shtunën mbrëma u takuan skuadra norvegjeze Vipers Kristiansand dhe ajo hungareze FTC-Rail […]

Miniafati kalimtar fillon më 10 janar

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës në mbledhjen e fundit ka vendosur që miniafati kalimtar në hendbollin kosovar të jetë i hapur prej 10 deri më 17 janar.Në këtë afat kalimtar të drejtë ndryshimi të skuadrës kanë të gjithë lojtarët që janë pa kontrata si dhe ata që kanë fletëlëshimin e klubit, konform Rregullores […]

Përfundojnë kampet e Kombëtareve U17 dhe U19

Me ndeshjen stërvitore të zhvilluar të premten në Gjakovë kanë përfunduar kampet e Kombëtareve U17 dhe U19 të Kosovës në hendboll (vajzat). Kombëtarja U17 nga e hëna ka stërvitur në Gjakovë, ndërsa Kombëtarja U19 kampin e ka zhvilluar në Ferizaj.Kryetrajnerët e dy grupmoshave dhe shtabet teknike janë ndarë të kënaqur me punën që është bërë […]

Bordi i FHK-së mbajti mbledhjen e fundit të vitit

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës e ka mbajtur të mërkurën mbledhjen e fundit për këtë vit. Mbledhjen e ka udhëhequr presidenti Eugen Saraçini.Ai ka bërë një përmbledhje të aktiviteteve të shumta të vitit.Bordi e ka vlerësuar shumë të suksesshëm vitin 2022, ndërsa është arritur pajtim që të ketë mobilizim të plotë për aktivitetet […]