Kombëtarja U19 filloi grumbullimin e dytë

Të hënën janë grumbulluar hendbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës. Grumbullimi i dytë po mbahet në Ferizaj, ndërsa nën urdhrat e kryetrajnerit Granit Sahiti hendbollistet e reja kanë zhvilluar stërvitjen e parë. Kombëtarja U19 do të ketë program të ngjeshur deri më 30 dhjetor, ndërsa synim është rritja e konkurrencës dhe komponimi sa më i […]
Atmosferë e shkëlqyer te Kosova U17

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) është mbledhur të hënën në Gjakovë për kampin e dytë me këtë gjeneratë. Menjëherë të hënën, hendbollistet e reja kanë zhvilluar stërvitjen e parë.Kryetrajneri Mitat Ferati është i kënaqur me atmosferën në Kombëtare dhe me përkushtimin dhe angazhimin e vajzave. Në fund të grumbullimit, Kombëtarja U17 do të […]
Fitore e vështirë e Besës ndaj Rahovecit

Kampionia në fuqi, Besa Famgas e ka fituar ndeshjen e fundit për vitin 2022. Të premten mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa e mposhti Rahovecin me rezultat 34:31.Ishte kjo ndeshje e mbetur e xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Ndeshja ishte shtyrë për shkak të angazhimeve të Besës në garat evropiane.Ndeshjen […]
Sonte ndeshja e fundit për këtë vit

Besa Famgas – Rahoveci është ndeshja e fundit për këtë vit në hendbollin kosovar. Besa e Rahoveci takohen në kuadër të Superligës së hendbollistëve. Ndeshja është e mbetur e xhiros së 12-të dhe zhvillohet në palestrën “Karagaçi” në Pejë nga ora 19:00.Kampionia dhe liderja, Besa Famgas, është favorite. Por “vreshtarët” udhëtojnë me synim për të […]
Deçani shokon Prishtinën, në Gjakovë barazim, Rahoveci fiton në Mitrovicë

Ashtu si pritej, xhiroja e 14-të e Superligë së Kosovës në hendboll ka dhënë rezultate dhe ndeshje shumë interesante. Ndeshjet e xhiros së 14-të, të fundit për stinorin vjeshtor, u luajtën të mërkurën mbrëma.Befasinë e madhe e ka shkaktuar Deçani që e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 29:27.Deçanasit nisën herët shkëputjen, ndërsa epërsia në pjesën […]
Grumbullohet Kombëtarja U19

Në ditët e fundit të dhjetorit do të grumbullohen hendbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës. Ky do të jetë grumbullimi i dytë në kuadër të përgatitjeve dhe përzgjedhjes së ekipit për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm. Kryetrajneri Granit Sahiti ka përfshirë në listë 21 lojtare. Ato prej 26 deri më 30 dhjetor do të […]
Ndeshje interesante në xhiron e fundit

Të mërkurën janë katër ndeshjet e xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Është kjo xhiroja e fundit e stinorit vjeshtor. Pas të mërkurës do të luhet vetëm edhe ndeshja e mbetur mes Besa Famgasit dhe Rahovecit. Por fillimisht fokusi është te ndeshjet e xhiros së 14-të. Janë disa ndeshje që priten me […]
FHK-ja vazhdon bashkëpunimin me KEP-in

Federata e Hendbollit e Kosovës ka vazhduar bashkëpunimin me Institucionin Mikrofinanciar, KEP Trust. Federata jonë dhe KEP-i ka disa vjet që kanë bashkëpunim shembullor dhe është vendosur që bashkëpunimi të vazhdohet edhe për vitin 2023. Kështu KEP-i do të jetë prej partnerëve të Federatës së Hendbollit në tentim për të prekur nivele gjithnjë e më […]
Vëllaznimi fiton ndeshjen e fundit të xhiros

Ndeshja mes Llapit dhe Vëllaznimit e ka mbyllur javën e 13-të në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Kjo ndeshje është luajtur të hënën mbrëma në Podujevë, ndërsa fitore ka shënuar Vëllaznimi i Gjakovës me rezultat 41:31.Vëllaznimi ka nisur shkëputjen graduale në rezultat që nga fillimi i ndeshjes. 22:15 në të mirë të skuadrës gjakovare […]
Rahoveci me fitore bindëse ndaj Deçanit

Rahoveci ka shënuar fitore bindëse në kuadër të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Të dielën mbrëma në Rahovec, “vreshtarët” fituan ndaj Deçanit me rezultat 32:24. Vendasit në pjesën e parë ishin në epërsi të vazhdueshme, që shkoi deri në tetë gola, 16:8. Tjetër rrjetë kishte pjesa e dytë. Deçanasit u afruan […]