Vushtrria fiton derbin me Prishtinën, Kastrioti merr pikë në Deçan

Vushtrria ka shënuar fitoren më të madhe në këtë edicion të Superligës së Kosovës në hendboll. Vushtrria ka fituar të shtunën mbrëma derbin e xhiros së 12-të ndaj Prishtinës, për të vazhduar serinë pozitive.29:27 ishte rezultati i ndeshjes që u luajt para një numri të madh shikuesish në Vushtrri. Pjesa e parë u ka takuar […]
Besa e pamposhtur në shtëpi në vitet e fundit, synon suksesin edhe ndaj Sesvetes

Prej vitit 2019, Besa Famgas nuk ka humbur ndeshje evropiane në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Kështu që me të drejtë pritet fitore e Besës edhe të dielën ndaj Sesvetes së Kroacisë. Por kampiones së Kosovës në hendboll i duhet fitore e thellë për të avancuar në Kupën Evropiane.Në nëntor të vitit 2020, Besa Famgas i […]
Ndeshje interesante në xhiron e 12-të

Të shtunën e të dielën luhen tri ndeshje të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të tri ndeshjet pritet të jenë me rivalitet dhe dramatike deri në fund.Xhiroja hapet me derbin mes Vushtrrisë dhe Prishtinës. Kjo ndeshje luhet të shtunën prej orës 18:00. Vushtrria është në moment të mirë dhe ecurinë […]
Gjuka: Të dielën kërkojmë kualifikimin

Kapiteni i Besa Famgas, Egzon Gjuka, është optimist para ndeshjes të së dielës me skuadrën kroate, Sesvete. Ndeshja luhet në “Karagaçi” kurse është e dyta e raundit të tretë të Kupës Evropiane. Gjuka në ndeshjen e parë ishte prej më të mirëve, kurse e di se skuadrën pejane nuk e pret mision i lehtë. Por […]
Saraçini i shkruan EHF-së: Dënojmë sjelljet shoviniste dhe fashiste të tifozëve serbë

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, i ka shkruar të premten letër Federatës Evropiane të Hendbollit dhe drejtuesve të saj. Përmes letrës, i pari i FHK-së, Saraçini, ka shprehur shqetësimin për thirrjet anti-shqiptare dhe anti-Kosovë si dhe për panot diskriminuese të shfaqura në ndeshjen e fundjavës së kaluar mes skuadrë sllovene, Gorenje […]
Portieri Mehmeti beson se Besa Famgas ka cilësi që të kualifikohet

Portieri Mursel Mehmeti është kthyer me sukses te Besa Famgas. Ai të dielën bëri 11 pritje për kampionen e Kosovës, por që nuk ishin të mjaftueshme në ndeshjen ndaj skuadrës kroate, Sesvete.Në Kroaci, Sesvete fitoi 31:23 ndaj Besa Famgas, në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Kupës Evropiane. Ndeshja e kthimit luhet të […]
Licencohen administratorët e hendbollit

Të shtunën e të dielën është mbajtur kursi për administratorë të sportit, ku morën pjesë zyrtarë të klubeve të hendbollit e po ashtu të FHK-së. Në fund janë licencuar dhjetëra administratorë.Është ky grupi i dytë i administratorëve të hendbollit që licencohet. Grupi i parë mori licencën në vitin 2018.Kursin e ka mbajtur Akademia Olimpike e […]
Ka përfunduar moduli i dytë i shkollimit për trajnerë

Këtë fundjavë ka vazhduar shkollimi i trajnerëve kosovarë, sipas RINCK Konventës. Shkollimi po bëhet në bashkëpunim me Akademinë Olimpike të Kosovës.Të shtunën e të dielën ka përfunduar modul i dytë, ndërsa moduli i tretë mbahet më 16, 17 dhe 19 dhjetor.Pjesëmarrësit janë të kënaqur me informatat që po i marrin, ndërsa ligjëruesit me angazhimin dhe […]
Vushtrria me fitore të madhe në Rahovec

Vushtrria ka shënuar fitore të madhe në kuadër të Superligës së Kosovës në hendboll. Të dielën mbrëma në Rahovec, Vushtrria e mposhti skuadrën vendase me rezultat 28:26. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 11-të. Pas fillimit të barabartë të ndeshjes, vushtrriasit nisën shkëputjen e lehtë dhe pas 30 minutave rezultati ishte 14:10 për mysafirët. […]
Besa mposhtet në Kroaci, e synon rikthimin në ndeshjen në Pejë

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, ka humbur ndeshjen e parë të raundit të tretë të Kupës Evropiane. Të dielën mbrëma në Zagreb, Besa u mposht nga MRK Sesvete me rezultat 31:23. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:10.Skuadra kroate e nisi më mirë ndeshjen dhe mbajti epërsi të lehtë në pjesën e parë. […]