Sukses evropian i Istogut, avancon në raundin e tretë

Istogu është kualifikuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) për hendbolliste. Kampioni i Kosovës e eliminoi skuadrën greke AEP Panorama. Dy ndeshjet u luajtën në palestrën “Dresha” në Banjë. Të shtunën istogaset fituan me rezultat 39:31, derisa të dielën ndeshja përfundoi 28:28. Për herë të pestë Istogu ka kaluar kundërshtar në […]
Përfundon gara evropiane për Ferizajn

Ferizaj e ka përfunduar paraqitjen në EHF European Cup. Në kuadër të raundit të dytë, ferizajaset i luajtën në fundjavë dy ndeshje në Itali me skuadrën Jomi Salerno. Pas humbjes së pësuar të shtunën , Ferizaj të dielën pësoi me rezultat 44:19. Elsa Kongjeli i realizoi tetë gola për Ferizajn. Lorena Matarova i shënoi tri […]
Samadrexha ndalet nga PAOK-u

Samadrexha është ndalur në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste. Në fundjavë skuadra samadrexhase luajti dy ndeshje në Greqi me PAOK-un. Pas disfatës në ndeshjen e parë, Samadrexha u mposht edhe të dielën, 34:20. Arona Krasniqi e Jennifer Toledo Abreu ishin më efikaset te Samadrexha me nga gjashtë gola. Tina Hetemi i shtoi […]
Fitore e madhe e Istogut në ndeshjen evropiane

Kampioni i Kosovës në hendboll, Istogu, e ka bërë hapin e madh drejt raundit të tretë të Kupës Evropiane. Të shtunën mbrëma në palestrën “Dresha” në Banjë, istogaset e mposhtën skuadrën greke AEP Panorama me rezultat 39:31. Që në pjesën e parë Istogu krijoi epërsi solide, të cilën e rriti dhe e mbajti deri në […]
Rahoveci e fiton derbin me Besa Famgasin

Rahoveci e Besa Famgasi kanë luajtur ndeshje të fortë të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”. Derbin e xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll e fituan “vreshtarët” me rezultatin 31:28. Vendasit në pjesën e parë ishin në epërsi prej dy-tri golash, ndërsa pas 30 minutave rezultati ishte 15:14. Në minutën e 54-t […]
Samadrexha pëson në ndeshjen e parë të Kupës Evropiane

Samadrexha e zhvilloi të shtunën ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste. Në Veria të Greqisë, Samadrexha humbi 38:28 nga PAOK-u i njohur. Tina Hetemi i shënoi 10 gola për Samadrexhën. Tetë i realizoi Jennifer Amanda Toledo Abreu. Arona Krasniqi u ndal në katër gola. Ndeshja e dytë është menjëherë […]
Ferizaj mposhtet në ndeshjen e parë në Itali

Ferizaj e ka humbur ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste. Të shtunën mbrëma në Salerno të Italisë, skuadra ferizajase pësoi 39:20 nga Jomi Salerno. Shkurte Mehmeti e Lorena Matarova i shënuan nga katër gola për Ferizajn. Nga tri i kishin Albulena Kelmendi, Luljeta Sopjani e Elsa Kongjeli. Ndeshja e […]
Eliminohet Shqiponja

Skuadra e Shqiponjës është ndalur në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste. Pasi u mposht të dielën e kaluar në Schaffhausen nga skuadra zvicerane, Yellow Winterthur, Shqiponja pësoi edhe të shtunën në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë. Winterthuri fitoi me rezultat 48:29. Helen Cristine Da Silva Souza ishte më efikasja te skuadra gjakovare […]
Hendbolli kosovar përballë sfidave – 7 ekipe në Evropë

Shtatë ekipe të hendbollit kosovar garojnë në arenën evropiane. Kjo arritje nuk është e lehtë: ajo vjen pavarësisht mungesës së palestrave, kushteve bazike dhe mbështetjes së pamjaftueshme financiare. Vetëm falë mirëkuptimit të Federatës Evropiane të Hendbollit, klubet tona kanë shpëtuar nga gjoba të rënda që do të tejkalonin shumën prej 5,000 eurosh për shkak të […]
Fitorja e parë për Prishtinën

Prishtina e ka shënuar fitoren e parë në edicionin 2025/2026 në Superligën e Kosovës në hendboll. Në ndeshjen e parë të xhiros së tretë, të premten mbrëma në Samadrexhë, Prishtina fitoi ndaj Vushtrrisë vendase. Skuadra prishtinase fitoi me rezultatin 42:36. Në pjesën e parë skuadra mysafire krijoi epërsi të lehtë, kurse në të dytën ishte […]