Derbi ferizajas te hendbollistet

Kastrioti e Ferizaj takohen në ndeshjen më interesante të javës së shtatë në Superligën e hendbollisteve. Derbi ferizajas zhvillohet të shtunën nga ora 17:00.Kastrioti është i treti me tetë pikë, përkatësisht me katër fitore e dy humbje. Ndërkohë Ferizaj i ka tri fitore, një barazim dhe dy humbje dhe renditet i gjashti me shtatë pikë.Të […]
Derbit në Deçan e Rahovec

Të dielën e të hënën luhen ndeshjet e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).Janë dy ndeshje që pritet të jenë interesante dhe me rivalitet. Deçani e pret Vushtrrinë, të dielën nga ora 18:00. Të dy skuadrat kanë bërë ndryshime në përbërje dhe llogarisin në fitore. Deçani ka dy fitore e katër […]
Istogu fiton ndaj Prishtinës

Prishtina e Istogu i janë kthyer garës në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, të enjten Prishtina e Istogu e luajtën ndeshjen e mbetur të xhiros së gjashtë. Istogu shënoi fitore në kryeqytet me rezultat 32:26.Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, ndërsa më pas istogaset […]
Besa Famgas me kundërshtar nga Kroacia

Besa Famgas do të udhëtojë në Kroaci për ndeshjen e parë të raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Kundërshtar i Besës së Pejës është ekipi kroat MRK Sesvete. Shorti për raundin e tretë është tërhequr të martën në Vjenë. Ndeshja e parë luhet në Kroaci në fundjavën e parë të dhjetorit, ndërsa e […]
Kapitenja jonë e para

Dy ndeshje, 20 gola. Kapitenja jonë, Leonora Demaj, ishte e pandalshme në ndeshjet me Ishujt Faroe. Dhe ajo ishte bindshëm golashënuesja më e mirë në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2023.Lojtaret tjera më efikase i kanë shënuar nga 17 gola.Demaj vazhdimisht është shquar me numrin e madh të golave që ka shënuar për […]
Deçani fiton në Podujevë

Deçani e ka mposhtur Llapin në Podujevë, të dielën. Ndeshja e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) përfundoi me rezultat 42:31 në të mirë të skuadrës deçanase.Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, ndërsa shkëputja e Deçanit nisi në fund të pjesës së parë. Pas 30 minutave rezultati ishte 21:13 për mysafirët. […]
Besa Famgas kalon Helsinkin, kualifikohet në raundin e tretë të Kupës Evropiane

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, është kualifikuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas e mposhti skuadrën nga Finlanda, IFK Handball Helsinki, me rezultat 35:32. Dhe kjo fitore i ka mundësuar që të avancoi në raundin e tretë.Në Helsinki para një […]
Sukses historik i Kombëtares së Kosovës

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë arritur sukses historik. Ato për herë të parë janë kualifikuar në fazën e dytë të eliminatoreve për Kampionat Botëror. Në fazën e parë kualifikuese për Botërorin 2023, Kosova e kaloi Kombëtaren e Ishujve Faroe. Vendimtare ishte fitorja 27:24, të enjten në Istog.Të shtunën në ndeshjen e dytë, fitore shënoi […]
Rahoveci eliminohet por luan tjetër ndeshje të dinjitetshme

Rahoveci mund të jetë i kënaqur me debutimin evropian, marrë për bazë kundërshtarin që kishte përballë. Në dy ndeshjet me kampionin e Çekisë, HCB Karvina, “vreshtarët” janë mbajtur në lojë deri në fund. Para një jave në shtëpi kanë pësuar me rezultat 33:29, ndërsa të shtunën mbrëma në Çeki pësuan me rezultat 32:29.Ndeshjen më mirë […]
Prishtina fiton derbin me Kastriotin

Prishtina ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll. Të shtunën pasdite në kryeqytet, skuadra e Prishtinës e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 30:24. Ndeshja i ka takuar xhiros së shtatë të kampionatit të Kosovës në hendboll.Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, ndërsa më pas Prishtina u shkëput deri në tri gola […]