Besa Famgas e vendosur për ta kaluar Helsinkin

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, të dielën mbrëma e luan ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Kupës Evropiane (meshkujt). Prej orës 18:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas takohet me skuadrën nga Finlanda, IFK Handball Helsinki.Ndeshjen e parë të luajtur të dielën e kaluar në Helsinki, skuadra IFK e fitoi […]
Rahoveci i gatshëm për ndeshje të fortë në Çeki

Të shtunën prej orës 20:00 në Karvina – Nove Mesto në Çeki, Rahoveci e luan ndeshjen e dytë evropiane. Në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë, Rahoveci takohet me kampionin e Çekisë, HCB Karvina.Për Rahovecin është kampanjë debutuese në skenën kontinentale. Ndërkohë Karvina ka përvojë shumë të gjatë në Evropë, duke […]
Kamp shumë i suksesshëm i Kombëtares U19

Hendbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës të premten e kanë përfunduar kampin, që është vlerësuar shumë i suksesshëm. Grumbullimi është mbajtur në Gjakovë, ndërsa hendbollistet tona kanë pasur program të ngjeshur prej të hënës e deri të premten. Kryetrajneri Granit Sahiti dhe trajnerja Fatmire Basholli janë shumë të kënaqur me punën dhe angazhimin e hendbollisteve […]
Kosova me paraqitje të madhe, fiton ndeshjen e parë me Ishujt Faroe

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë shfaqur ndeshje të madhe të enjten mbrëma në palestrën në Istog. Vajzat tona kanë fituar 27:24 ndaj Kombëtares së Ishujve Faroe. Ishte ndeshja e parë e raundit të parë kualifikues për Botërorin 2023. Ndeshja e dytë është menjëherë të shtunën nga ora 19:30. Edhe ndeshja e dytë luhet në […]
Kombëtarja e Kosovës luan dy ndeshje me Ishujt Faroe

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) i luan dy ndeshje me Ishujt Faroe në kuadër të fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2023. Ndeshja e parë është të enjten (sonte, 19:30), ndërsa ndeshja e dytë është të shtunën (19:30). Të dy ndeshjet luhen në palestrën e qytetit në Istog.Vajzat tona i presin dy ndeshje […]
Të premten fillon Evropiani për hendbolliste

Të premten (nesër) fillon Kampionati Evropian për hendbolliste. Euro 2022 mbahet në vendet fqinje të Kosovës: Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi, si dhe në Slloveni.Evropiani mbahet deri më 20 nëntor, ndërsa marrin pjesë 16 ekipe kombëtare. Ndeshjet zhvillohen në katër qytete të ndryshme, Lubjanë, Celje, Podgoricë dhe Shkup.Në grupin A janë Norvegjia, Hungaria, […]
Beqiri e Krasniqi drejtuan ndeshjen e fazës grupore të Ligës Evropiane

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit, Eshref Beqiri e Ilir Krasniqi kanë drejtuar të martën mbrëma ndeshje të fazës grupore të Ligës Evropiane për hendbollistë. Dyshja vushtrriase drejtoi ndeshjen RK Nexe – Balatonfuredi KSE që u luajt në Nashice të Kroacisë. Fitore të thellë, 37:23, shënoi skuadra kroate, Nexe. Balatonfuredi është skuadër nga Hungaria. Për delegat, Beqiri […]
Xhema e Jahja drejtuan ndeshjen interesante në Kroaci

Sherif Xhema e Besfort Jahja kanë pasur angazhim evropian në fundjavë. Dyshja prishtinase e gjyqtarëve kanë drejtuar ndeshjen e raundit të dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë në mes të HRK Gorica dhe TJ Sokol Nove Veseli. Ndeshja u luajt në Velika Gorica në Kroaci. Fitore me rezultat të ngushtë, 27:25, shënoi skuadra kroate, Gorica. […]
Neziri e Rexha udhëheqin Vëllaznimin drejt fitores së madhe

Vëllaznimit i ka takuar ndeshja interesante me Vushtrrinë. Të dielën mbrëma në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, Vëllaznimi fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 38:35. Ndeshja i ka takuar xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).Mysafirët nga Vushtrria kanë shfaqur më shumë në pjesën e parë. Ishin vazhdimisht në epërsi, që në disa […]
Test tjetër i rëndësishëm me Greqinë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka luajtur të dielën ndeshjen e dytë përgatitore me Greqinë. Kombëtarja jonë është paraqitur pa kapitenen Leonora Demaj, që ka pushuar për shkak të një shqetësimi në krah.Vajzat tona kanë humbur për një gol, 25:24, por paraqitja është vlerësuar shumë pozitive nga selektori Agron Shabani.Kombëtarja jonë edhe të shtunën […]