Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Besa Famgas pa telashe në derbi

Besa Famgas nuk ka pasur telashe për ta fituar derbin ndaj Prishtinës. Besa e Prishtina u takuan të enjten mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, në kuadër të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Besa fitoi me rezultat 39:31.Pejanët nisën herët shkëputjen në rezultat dhe kanë mbajtur epërsi konstante deri në […]

Marigona Hajdari: Mezi presim të luajmë për Kosovën

Dy prej lojtareve kryesore të Kosovës, Marigona Hajdari dhe kapitenja Leonora Demaj kanë zhvilluar ndeshjet e fundit në elitën daneze para grumbullimit me Kombëtare. Kombëtarja jonë grumbullohet javën e ardhshme për ndeshjet me Ishujt Faroe, që i takojnë fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm. Kosova më 3 dhe 5 nëntor […]

Vdiq Enver Demaku, hendbollisti i dalluar i Drenicës

Ka vdekur në moshën 69-vjeçare ish-hendbollisti i dalluar i Drenicës, Enver Demaku. Demaku ishte ikonë e klubit drenicas.I ndjeri e kishte filluar karrierën në vitin 1967 sa ishte nxënës në shkollën fillore.Ishte pjesë e gjeneratës së parë të Drenicës me Salih Hetën, Fazli Haxhiun e të tjerët. Në vitet 80-ta luajti me Morinën Bunjakun, Bogajn, […]

Dy ndeshje shumë interesante në Superligë

Të mërkurën u luajtën tri ndeshje të javës së katërt të Superligës së hendbollistëve. Dy prej tyre ofruan hendboll të fortë dhe rivalitet. Në palestrën “Minatori”, Trepça e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultatin 25:22. Rezultati ishte thuajse i barabartë gjatë tërë kohës, ndërsa loja ishte e fortë, sidomos në mbrojtje. Në minutat e fundit […]

Beqiri – Krasniqi në Turqi, Hashani në Itali

Personat zyrtarë të Federatës së Hendbollit të Kosovës edhe fundjavën e kaluar ishin të angazhuar në skenën evropiane. Kështu gjyqtarët vushtrrias Eshref Beqiri e Ilir Krasniqi kanë drejtuar dy ndeshje të Kupës Evropiane për hendbolliste që u luajtën në Antalya të Turqisë. Skuadra Antalya Konyaalti BSK fitoi ndeshjen e parë ndaj A.E.S.H. Pylea me rezultatin […]

Austria, Finlanda, Polonia e Italia në Evropianin në Prishtinë

Federata Evropiane e Hendbollit ka bërë ndarjen e ekipeve kombëtare për Kampionatet Evropiane të grupmoshave që mbahen verën e ardhshme. Federata e Hendbollit e Kosovës e ka fituar të drejtën e organizimit të njërit kampionat në grupmoshën U19 te hendbollistet. Në Evropianin (Divizioni B ) që mbahet në Prishtinë prej 8 deri më 16 korrik […]

Superliga kthehet me ndeshje shumë interesante

Pas pushimit për shkak të aktiviteteve me ekipet kombëtare, këtë mesjavë zhvillohet xhiroja e ardhshme në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Në program është xhiroja e katërt. Tri ndeshje janë të mërkurën prej orës 19:00, ndërsa një është të enjten, po ashtu prej orës 19:00. Dhe të gjitha ndeshjet pritet të jenë të forta, […]

Mitat Ferati: Vajzat tona kanë potencial të madh

Kryetrajneri i Kombëtares U17 , Mitat Ferati, është ndarë shumë i kënaqur me punën që është bërë gjatë grumbullimit të javës së kaluar. Për pesë ditë hendbollistet kandidate për vend në Kombëtaren U17 ishin të grumbulluara në Gjakovë. Ishte kampi i parë për Feratin si kryetrajner i Kombëtares U17 të hendbollisteve.“Hendbollistet e reja filluan me […]

Ndeshja e fortë me Slloveninë jep shpresë për vazhdim të kualifikimeve

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka shfaqur ndeshje të madhe të dielën mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Kombëtarja jonë humbi nga Sllovenia me rezultat 29:24, por ka dëshmuar se ka potencial që të garojë thuajse me të gjitha kombëtaret evropiane. Djemtë tanë kanë luftuar për çdo top dhe janë angazhuar maksimalisht nga fillimi […]

Istogu ndalet nga Çairi në Kupën Evropiane

Istogu është eliminuar në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste.Në fundjavë, kampioni i Kosovës ka luajtur në shtëpi dy ndeshje me Çairin e Shkupit. Të shtunën, Istogu ka fituar me rezultat 34:33, ndërsa paraqitja e skuadrës sonë ishte për fitore më të thellë.Të dielën, Çairi fitoi më bindshëm dhe kështu kalon në raundin […]