Sot mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Punës

Sot prej orës 14:00 mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Punës i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Kuvendi mbahet “online”, ndërsa në rend të ditës janë ndryshimet statutore, të kërkuara nga MKRS-ja e që kanë të bëjnë me procesin e licencimit. FHK-ja ka bërë të gjitha përgatitjet për këtë kuvend të jashtëzakonshëm.
Në fundjavë fillon kampionati në Ligën e Parë

Në fundjavë luhen ndeshjet e xhiros së parë në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll në të dy konkurrencat. Te hendbollistët, të shtunën (13:30) është ndeshja Ulpiana – Istogu. Ndërsa tri ndeshje tjera janë të dielën: Vjosa – Samadrexha (18:00), Lepenci – Prizreni (15:00), Dukagjini – Drita (16:00). Te hendbollistet dy ndeshje janë të […]
Kastrioti sfidon kampionin

Me ndeshjen Jusuf Gërvalla – Ferizaj fillon xhiroja e tretë në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 16:00, ndërsa favorite vlerësohet skuadra mysafire. Por hendbollistet e reja deçanase do të japin maksimumin që ndeshjen ta bëjnë interesante. Të shtunën është edhe ndeshja Istogu – Kastrioti. Kjo ndeshje luhet […]
Dy derbi të hendbollistëve luhen të shtunën

Edhe xhiroja e tretë e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) vjen me ndeshje interesante. Janë dy ndeshje që pritet të ofrojnë hendboll të mirë dhe lojë interesante. Të shtunën nga ora 19:00 në kryeqytet takohen Prishtina e Vushtrria. Prishtina ka synime për të fituar dy pikë të reja, por Vushtrria vjen me pretendime të […]
Arben Muqolli merr drejtimin e Vushtrrisë

Trajneri pejan, Arben Muqolli, ka marrë drejtimin e KH Vushtrrisë. Klubi vushtrrias të enjten ka zyrtarizuar marrëveshjen me Muqollin, ish-lojtarin e dalluar të hendbollit. Muqolli ka punuar gjatë te Besa Famgas, ndërsa është larguar gjatë verës nga klubi pejan. Ai ndërkohë u emërua trajner i Kosovës U20, ndërsa do ta drejtoj Vushtrrinë që pas kthimit […]
Çifti Vitaku drejtoi ndeshje në Ligën Evropiane

Një tjetër xhiro evropiane, një tjetër angazhim për gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Çifti mitrovicas, Arsim dhe Erdoan Vitaku kanë drejtuar të martën ndeshjen e raundit të dytë kualifikues të Ligës Evropiane për hendbollistë. Në Kwidzyn të Polonisë, u takuan skuadra vendase, MMTS Kwidzyn dhe skuadra e madhe gjermane, SG Flensburg-Handewitt. Fitore të thellë shënoi skuadra […]
“Ujë Rugove”, uji i Kombëtareve të Kosovës dhe i IHF Trophy

Federata e Hendbollit e Kosovës dhe “Ujë Rugove” kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi. Kështu “Ujë Rugove” do të jetë uji i të gjitha Kombëtareve të Kosovës në hendboll dhe po ashtu i kampionatit IHF Trophy për Evropë që muajin tjetër mbahet në Prishtinë. Marrëveshjen në emër të FHK-së e ka nënshkruar Edi Kolgeci, anëtar i Bordit […]
Rahoveci fiton derbin interesant me Vushtrrinë

Në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri të dielën është luajtur derbi i xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Në një atmosferë të bukur sportive, janë takuar Vushtrria dhe Rahoveci. Ashtu si pritej, ndeshja ishte e fortë dhe me rivalitet. Të dy skuadrat kanë pretendime për pozitat e kreut në […]
Istogu fiton në Vushtrri, Vëllaznimi mposht Samadrexhën

Kampioni në fuqi, Istogu, e ka fituar edhe ndeshjen e dytë në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Të dielën në palestrën “Jeton Tërstena – Tota”, Istogu e mposhti Vushtrrinë me rezultatin 27:25. Kjo ishte kryendeshja e xhiros së dytë të Superligës së hendbollisteve. Të dielën u luajt edhe një ndeshje tjetër e javës së […]
Të hënën grumbullohen Kombëtaret U20 dhe U18

Të hënën hendbollistët e rinjë të Kombëtareve të Kosovës nisin grumbullimin në prag të paraqitjes në IHF Trophy për zonën e Evropës.Trajneri i Kombëtares U20, Arben Muqolli, dhe ai i Kombëtares U18, Verim Zherka, kanë shpallur listën e lojtarëve në të cilët llogaritin për kampionatin që mbahet prej 10 deri më 16 tetor në Prishtinë.IHF […]