Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore të pritura për Prishtinën e Kastriotin

Të shtunën janë luajtur dy ndeshje në Superligën e hendbollisteve. Në kuadër të javës së dytë kampionale, Prishtina ishte mysafire e Shqiponjës në Gjakovë, ndërsa Kastrioti e priti Jusuf Gërvallën në Shtime. Dhe skuadrat favorite nuk kanë lejuar befasi. Prishtina fitoi ndaj Shqiponjës me rezultatin 38:34, për të dëshmuar edhe njëherë që synon shumë këtë […]

Besa bindëse në derbi, Prishtina pa telashe në Podujevë

Të shtunën janë luajtur dy ndeshjet e para të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Në palestrën “Karagaçi” në Pejë u zhvillua derbi i xhiros. Besa Famgas ka shënuar fitore të thellë ndaj Kastriotit të Ferizajt, që megjithatë nuk sfidoi seriozisht kampionen. 31:18 ishte rezultati në fund në të mirë të […]

FHK-ja prek nivele të reja, merr të drejtën e organizimit të Evropianit U19

Federata e Hendbollit e Kosovës vazhdon të ketë besimin maksimal të IHF-së dhe EHF-së. Pasi nga IHF-ja mori të drejtën e organizimit të IHF Trophy për hendbollistët U18 dhe U20, Federata e Hendbollit të Kosovës të shtunën mori të drejtën e organizimit të Kampionatit Evropian për hendbollistet deri 19 vjet. Ky Evropian do të mbahet […]

Vdiq trajneri i KH Vushtrrisë, Andon Boshkovski

Të premten ka vdekur trajneri i klubit të hendbollit Vushtrria, Andon Boshkovski. Trajneri i njohur nga Maqedonia e Veriut kishte marrë drejtimin e KH Vushtrrisë më 17 shkurt të këtij viti. E kishte udhëhequr skuadrën vushtrriase drejt titullit të kampionit në Ligën e Parë dhe dha kontribut që Vushtrria të formojë skuadër me synime në […]

Saraçini e Gjinovci në Konferencën e Presidentëve dhe në Kongresin e EHF-së

Drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës, presidenti, Eugen Saraçini, dhe sekretari gjeneral, Izet Gjinovci, në fundjavë do të qëndrojnë në Luksemburg ku do të marrin pjesë në dy aktivitete të rëndësishme të Federatës Evropiane të Hendbollit. Të shtunën fillimisht do të mbahet Konferenca e Presidentëve e më pas edhe Kongresi i Jashtëzakonshëm i EHF-së. […]

Derbit në Pejë e në Vushtrri

Java e dytë e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve vjen me derbi të tjerë. Besa Famgas – Kastrioti është ndeshja kryesore e së shtunës. Besa Famgas synon të vazhdojë me fitore dhe me dominim të plotë, por ferizajasit kanë shpallur synime të mëdha për këtë kampionat. Pasi Kastrioti u testua seriozisht […]

Vushtrria sfidon kampionin

Dy prej skuadrave kryesore në vitet e fundit në hendbollin kosovar takohen të dielën në Vushtrri. Bëhet fjalë për KHF Vushtrria e KHF Istogu që takohen në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së hendbollisteve. Kjo ndeshje luhet nga ora 12:30 në palestrën në Vushtrri. Të dy skuadrat kanë shënuar fitore në xhiron e […]

Presidenti Saraçini takohet me kryetarin e Istogut, Ilir Ferati

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini të martën ka pasur një takim me kryetarin e Komunës së Istogut, Ilir Ferati. Takimi është mbajtur në komunën e Istogut. Saraçini ishte i shoqëruar nga Edi Kolgeci, anëtar i Bordit të FHK-së, dhe Faruk Shala, trajner i Istogut.Saraçini ka përgëzuar kryetarin Ferati për faktin se […]

Liga e Parë e hendbollisteve fillon me ndeshje interesante

Të martën është tërhequr shorti për edicionin 2022/2023 në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Kampionati i ri në këtë nivel garash fillon më 1 tetor, ndërsa që në nismë janë disa ndeshje interesante. KHF Prizreni e pret Trepçën, ndërsa në Gjilan takohen Drita e KEK-u. Skuadra tjetër prizrenase, CLICK, […]

Tërhiqet shorti për Ligën e Parë të hendbollistëve

Të martën është tërhequr shorti për Ligën e Parë të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Në Ligën e Parë do të garojnë tetë skuadra, ndërsa ndeshjet e xhiros së parë zhvillohen më 1 e 2 tetor. Shorti ka përcaktuar që në xhiron e parë Ulpiana ta pret Istogun. Ndeshje interesante pritet të jetë […]