Kastrioti ndalet në Kupën Evropiane

Kastrioti i Ferizajt është ndalur në raundin e parë të Kupës Evropiane në hendboll. Ferizajasit e kanë humbur edhe ndeshjen e dytë ndaj Graçanicës, të luajtur të dielën në Bosnjë-Hercegovinë.Skuadra vendase fitoi me rezultatin 36:22. Ferizajasit kanë bërë përpjekje, por cilësia ishte në anën e skuadrës boshnjake. Në Kupën Evropiane paraqiten edhe Besa Famgas e […]
Vëzhguesit e procesmbajtësit njoftohen për mënyrën digjitale të mbajtës së të dhënave

Vëzhgues-kontrolluesit dhe procesmbajtësit e hendbollit janë njoftuar të dielën me mënyrën digjitale të mbajtës së procesit të ndeshjes dhe të dhënave të tjera. Prej fillimit të edicionit të ri të dhënat e ndeshjeve do të mbahen në mënyrë digjitale, ndërsa për këtë të dielën është mbajtur seminar në Prishtinë. Seminarin e ka organizuar Federata e […]
Seminari i trajnerëve, shumë i suksesshëm

Ka përfunduar seminari për trajnerë, që është vlerësuar shumë i suksesshëm. Seminarin e ka organizuar Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës, ndërsa është mbajtur të shtunën e të dielën në Rahovec. Interesimi i trajnerëve kosovarë të hendbollit ishte i madh, ndërsa gjatë dy ditëve në teori dhe në praktikë janë shtjelluar tema me rëndësi […]
Kastrioti pëson humbje në ndeshjen e parë të Kupës Evropiane

Hendbollistët e Kastriotit e kanë humbur ndeshjen e parë të Kupës Evropiane. Skuadra ferizajase të shtunën është takuar në Bosnjë-Hercegovinë me skuadrën Graçanica. Skuadra boshnjake ka fituar me rezultatin 36:22. Ndeshja e kthimit e rrethit të parë të Kupës Evropiane luhet menjëherë të dielën (18:00), po në Graçanicë të Bosnjë-Hercegovinës. Lojtarët e Kastriotit janë munduar […]
Të dielën seminari për vëzhguesit dhe procesmbajtësit

Federata e Hendbollit e Kosovës po vazhdon përgatitjet për edicionin e ri garues, 2022/2023. Në kuadër të këtyre përgatitjeve, të dielën prej orës 13:00 mbahet seminari për vëzhgues-kontrollues dhe për procesmbajtësit e të gjitha skuadrave të Superligës së meshkujve dhe të femrave. Seminari mbahet për digjitalizimin, përkatësisht për mënyrën e re të mbajtjes së të […]
Kthehet Arlinda Hajdari, Rina Rexhepi i shënon shtatë gola

Arlinda Hajdari ka zhvilluar të enjten ndeshjen e parë zyrtare që kur pësoi lëndim të rëndë të gjurit në verën e vitit 2021. Arlinda ishte duke luajtur për Kosovën kur lëndoi gjurin, ndërsa pas operimit, rikuperimi ka zgjatur rreth një vit. Ajo tashmë është pjesë e skuadrës Bjerringbro në kategorinë e dytë daneze. Bjerringbro në […]
Fillon stinori evropian, Kastrioti luan në Bosnjë

Kastrioti i Ferizajt hap stinorin evropian për skuadrat kosovare të hendbollit. Hendbollistët e Kastriotit në kuadër të raundit të parë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) luajnë me skuadrën nga Bosnjë-Hercegovina, Graçanica. Për shkak të punimeve në palestrën në Ferizaj, të dy ndeshjet do të luhen në Bosnjë-Hercegovinë, përkatësisht në qytetin Graçanica, në afërsi të […]
Në fundjavë seminari për trajnerë

Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës në fundjavë e organizon seminarin e rregullt në prag të fillimit të edicionit të garave. Seminari mbahet të shtunën e të dielën në Rahovec. Ligjëruese do të jetë lektorja nga Federata Evropiane e Hendbollit, Lidija Bojiq Çaçiq. Të shtunën prej orës 9:30 është regjistrimi i pjesëmarrësve, që bëhet […]
Demaj e Hajdari me ndeshje të mirë, por humbin për një gol

Kapitenja e Kombëtares së Kosovës, Leonora Demaj ka zhvilluar ndeshje të madhe të mërkurën në elitën e Danimarkës.Demaj i kishte plot tetë gola për Ringkobingun, që megjithatë u mposht nga Horsensi me një gol dallim, 30:29. Horsensi kishte një gol epërsi edhe pas pjesës së parë, 15:14.Demaj tetë golat i shënoi nga 11 tentime. Ajo […]
Rahoveci debuton me ndeshje ndaj skuadrës çeke

Rahoveci është duke u përgatitur për debutim në garat evropiane. Dhe vreshtarët të martën e kanë mësuar kundërshtarin e parë evropian. Përballë Rahovecit në raundin e dytë të Kupës Evropiane do të jetë skuadra çeke, Karvina. Ndeshja e parë do të luhet në Rahovec, ndërsa e dyta në Çeki. Ndeshja në Rahovec është më 29 […]