Të enjten seminari për gjyqtarë

Në vazhdën e përgatitjeve për edicionin e ri garues, të enjten (nesër) mbahet seminari për gjyqtarë dhe vëzhgues/kontrollues. Seminari mbahet nga ora 15.00 në Hotel Internacional Prishtina. Pos për gjyqtarët dhe vëzhgues/kontrolluesit, seminari është obligativ edhe për trajnerët. Ligjërues do të jetë Dragan Naçevski, përgjegjës për referim në Federatën Evropiane të Hendbollit.Do të diskutohet për […]
Kampionati fillon me derbi

Prishtina – Ferizaj është derbi i madh i xhiros së parë në Superligën e Kosovës në hendboll (vajzat). Shorti është tërhequr të martën në lokalet e FHK-së. Shortin e kanë tërhequr komesari i garave, Isak Osmani dhe administratori i garave, Nikollë Quni. Kampionati 2022/2023 nisë më 17 shtator, ndërsa ndeshjet tjera të xhiros së parë […]
Besa e fillon në Mitrovicë mbrojtjen e titullit

Të martën është tërhequr shorti për edicionin 2022/2023 në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Kampionati i ri fillon më 17 shtator, ndërsa garojnë nëntë skuadra. Samadrexha ka hequr dorë nga garimi në Superligë dhe vazhdon garën në Ligën e Parë. Kampione aktuale është Besa Famgas, që në fillim të edicionit sfidohet në Mitrovicë. Besa […]
Nesër shorti për edicionin e ri në Superligë

Të martën prej orës 12:00 tërhiqet shorti për edicionin 2022/2023 të Superligës së Kosovës në hendboll. Shorti tërhiqet në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës.Shorti tërhiqet si për Superligën e hendbollistëve ashtu edhe për Superligën e hendbollisteve.Stinori i ri në Superligën e Kosovës në hendboll fillon më 17 shtator.
Kastriot Jupa transferohet në Gjermani

Hendbollisti i Kombëtares së Kosovës, Kastriot Jupa, karrierën e vazhdon në Gjermani. Pivoti i parë i Kosovës është transferuar te skuadra LHC Cottbus, që ka synime të mëdha në kampionatin e ri. Jupa 29-vjeçar tashmë i është bashkuar skuadrës gjermane në fazën përgatitore, ndërsa ka shkëlqyer në ndeshjet kontrolluese.Ai pritet të jetë lojtari kryesor i […]
Filloi edicioni evropian për gjyqtarët kosovarë, çifti Vitaku në Norvegji

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit, Arsim Vitaku e Erdoan Vitaku, kanë nisur me ndeshje evropiane për edicionin 2022/2023. Në edicionin e ri gjyqtarët kosovarë të hendbollit pritet të kenë angazhime të shpeshta në kupa evropiane, ndërsa çifti Vitaku tashmë ka drejtuar ndeshjen e parë. Në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës Evropiane (meshkujt), janë […]
IHF Trophy, gara që na dërgoi në Botërorin historik

Kombëtarja U21 në hendboll mbetet e vetmja Kombëtare e Kosovës që ka garuar deri më tani në Kampionat Botëror. Ajo garoi në Botërorin e juniorëve në Spanjë, që u mbajt në vitin 2019. Në debutim, Kosova U21 mori edhe një fitore e një barazim.Pjesëmarrjen historike në Botëror e kemi siguruar përmes garës IHF Trophy, që […]
Tjetër e arritur e madhe e FHK-së, IHF Trophy sërish në Kosovë

Kosova do të jetë sërish qendër e rëndësishme e hendbollit. Prej 10 deri më 16 tetor në Prishtinë do të organizohet gara IHF Trophy për zonën e Evropës. Ky kompeticion me peshë, në kryeqendrën tonë do të organizohet për grupmoshën e juniorëve dhe të rinjve. Është ky një tjetër sukses i Federatës së Hendbollit të […]
Zgjidhen trajnerët e grupmoshave të reja të Kosovës

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka zgjedhur të enjten trajnerët e grupmoshave të reja të Kombëtares së Kosovës në hendboll. Trajnerët janë zgjedhur për djem dhe vajza. Hendbollistët e rinj do t’i drejtojnë dy prej emrave më të mëdhenj të hendbollit kosovar. Verim Zherka është zgjedhur trajner i Kombëtares U18, përkatësisht i hendbollistëve […]
Vdiq Ferki Nici, hendbolli kosovar mbeti pa një personalitet të rëndësishëm

Ka vdekur të shtunën Ferki Nici, figurë e rëndësishme e hendbollit mitrovicas dhe hendbollit kosovar në përgjithësi. Ferki Nici ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare. I ndjeri në vitet e fundit ka jetuar në Holandë, por rregullisht ka qëndruar për vizitë në Mitrovicë dhe ka kaluar muaj të tërë në shoqëri me njerëzit e hendbollit […]