Vendime nga mbledhja e fundit e Bordit të FHK-së

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës e ka mbajtur mbledhjen e radhës nën udhëheqjen e presidentit, Eugen Saraçini. Në këtë mbledhje Bordi ka diskutuar për paraqitjen e Kombëtareve të reja në Kampionatet Evropiane të kësaj vere. Bordi ka vlerësuar punën dhe angazhimin e kryetrajnerit të Kombëtares U20, Taib Kabashi dhe trajnerit të përkohshëm të […]
Përfundon Evropiani për Kombëtaren U18

Me ndeshjen e së dielës ndaj Belgjikës, ka përfunduar Kampionati Evropian i Divizionit B për Kombëtaren U18 të Kosovës në hendboll (djemtë). Kombëtarja jonë humbi me rezultat 30:25, ndonëse pas pjesës së parë kishte epërsi bindëse, 15:9. Në pjesën e parë djemtë tanë kanë dominuar plotësisht dhe kanë krijuar epërsi deri në shtatë gola. Shtatë […]
Bajçinca- Brestovci, delegate në Evropianin e Divizionit A

Shqipe Bajçinca – Brestovci është deleguar edhe në një ngjarje të rëndësishme të Federatës Evropiane të Hendbollit. Profesoresha Bajçinca – Brestovci është delegate e EHF-së në Kampionatin Evropian të Divizionit A, për grupmoshën U18, që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi. Delegatja kosovare, që vazhdimisht shquhet për kryerjen e detyrave me përgjegjësi dhe […]
Drilon Tahirukaj transferohet në elitën e Zvicrës

Aloja e Kombëtares së Kosovës, Drilon Tahirukaj, ka bërë lëvizje shumë të rëndësishme në karrierë. Tahirukaj karrierën e vazhdon në elitën e Zvicrës, saktësisht në skuadrën Kreuzlingen. Kreuzligeni të enjten ka zyrtarizuar angazhimin e alos së djathtë, që tashmë ka nisur stërvitjet në Zvicër. Pjesë e kësaj skuadre janë edhe shumë reprezentues të Kosovës, duke […]
Kombëtarja U18 shfaq më shumë, por mposhtet nga Turqia

Ka pasur përmirësimë të ndjeshme në lojën e Komëbtares U18 të Kosovës në hendboll në krahasim me dy ndeshjet e para në Kampionatin Evropian të Divizionit B që po mbahet në Letoni.Ndonëse përmirësimi ishte i ndjeshëm, djemtë tanë e kanë humbur edhe ndeshjen e tretë në fazën grupore. Të enjten në Riga, Kosova U18 pësoi […]
Fillimi i mirë nuk mjafton

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka humbur edhe ndeshjen e dytë në kuadër të Kampionatit Evropian të Divizionit B në Letoni. Të martën, hendbollistët tanë u përballën me Maqedoninë e Veriut, në Riga. Kombëtarja jonë e nisi shumë mirë ndeshjen dhe në 15 minutat e parë ishte në epërsi. Madje epërsia shkoi deri […]
Kosova U18 e luajti ndeshjen e parë në Evropian

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë) ka nisur me ndeshje në Kampionatin Evropian të Divizionit B që të hënën filloi në Riga të Letonisë. Kombëtarja jonë është përballur me kombëtaren nikoqire, ndërsa ka pësuar humbje me rezultat 37:17. Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:6.Ishte kjo ndeshja e parë zyrtare për këtë gjeneratë. Shpresohet […]
Kombëtarja U18 udhëton për në Letoni

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll sonte merr rrugë për në Letoni, ku do të paraqitet në Kampionatin Evropian të Divizionit B. Hendbollistët deri 18 vjet kanë zhvilluar fazë përgatitore në Gjakovë, ndërsa së fundi i kanë luajtur katër ndeshje përgatitore në Slloveni. Trajneri Fatmir Muhaxheri vlerëson se djemtë janë gati për të dhënë maksimumin […]
Kombëtarja U18 në Slloveni për ndeshje përgatitore

Pas fazës së suksesshme përgatitore në Gjakovë, Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll ka udhëtuar për në Slloveni ku do t’i vazhdojë përgatitjet për Evropianin e muajit të ardhshëm. Hendbollistët tanë tashmë janë vendosur në Rogashka Sllatina të Sllovenisë. Të shtunën e kanë luajtur ndeshjen e parë përgatitore me Arabinë Saudite. Ishte në fakt kjo […]
Prce merr drejtimin e kampionit kosovar

Nikola Prce ka marr drejtimin e kampionit të Kosovës në hendboll, Besa Famgas. Për Prcen është fillim i karrierës si trajner. Ai për shumë vjet ishte lojtar në skuadrën pejane, ndërsa ka karrierë të gjatë e shumë të suksesshme ndërkombëtare. Është legjendë e hendbollit në Bosnjë-Hercegovinë dhe ishte kapiten shumëvjeçar i kësaj kombëtareje. Pas karrierës […]