Fitore bindëse e Samadrexhës në Pejë

Samadrexha e ka fituar bindshëm ndeshjen ndaj Besës, e vlefshme për xhiron e dytë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Kjo ndeshje u luajt të dielën në palestrën “Karagaçi” në Pejë dhe përfundoi 42:22 për samadrexhaset. Për Samadrexhën ishte ndeshja e parë këtë edicion. Ndërkohë Besa e pësoi humbjen e dytë. […]
Vëllaznimi fiton ndeshjen dramatike me Trepçën

Skuadra gjakovare, Vëllaznimi, e ka fituar ndeshjen dramatike me Trepçën e Mitrovicës. Ndeshja e së shtunës mbrëma në “Shani Nushi” u vendos në aksionin e fundit. Vëllaznimi fitoi 24:23 me golin e sekondës së fundit. Golin e fitores së rëndësishme e shënoi Ardi Halili. Ndeshja e xhiros së dytë ishte e fortë dhe interesante. Në […]
Tereza merr pikët në kryeqytet, Ferizaj fiton përballjen e qytetit

Të shtunën u luajtën dy ndeshje të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Fillimisht Tereza e Obiliqit fitoi 41:31 ndaj Prishtinës në kryeqytet. Për Terezën është fitorja e parë këtë edicion, e për Prishtinën humbja e dytë. Arjeta Imeraj udhëhoqi Terezën me dhjetë gola. Tetë i shënoi Kaltrina […]
Shqiponja e luan të dielën ndeshjen e parë në Kupën e Evropiane

Pas Besa Famgasit është skuadra e Shqiponjës që luan në skenën evropiane. Skuadra gjakovare e hendbollisteve të dielën nga ora 16:00 e zhvillon ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup). KHF Shqiponja do të përballet me skuadrën e njohur zvicerane, Yelloë Winterthur. Ndeshja zhvillohet në Schaffhausen të Zvicrës. Ndeshja […]
Të shtunën përballja ferizajase

Xhiroja e dytë e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave e ofron përballjen e qytetit të Ferizajt, Kastrioti – Ferizaj. Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën nga ora 16:00. Shpresohet në ndeshje të mirë. Po të shtunën është ndeshja mes Prishtinës dhe Terezës, që zhvillohet prej orës 12:30. Të dy skuadrat kanë humbur […]
Të shtunën ndeshje interesante në Gjakovë, të dielën derbi i madh në Pejë

Në fundjavë vazhdon gara në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Në program janë ndeshjet e xhiros së dytë. Të shtunën janë tri ndeshje, ndërsa vëmendja do të jetë në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, ku përballen dy skuadrat tradicionale, Vëllaznimi e Trepça. Kjo ndeshje zhvillohet prej orës 19:30. Derisa Vëllaznimi në […]
Më 6 tetor vazhdon shkollimi i trajnerëve sipas RINCK Konventës

Më 6 tetor vazhdon shkollimi i trajnerëve të hendbollit kosovar sipas RINCK Konventës. Shkollimin e trajnerëve e bën Federata e Hendbollit e Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës. Prej 6 deri më 11 tetor do të mbahet moduli i dytë i nivelit të dytë të shkollimit që bëhet sipas konventës […]
Ferizaj e fiton ndeshjen interesante me Terezën

Lorena Matarova i shënoi dy gola rresht e një tjetër Shkurte Mehmeti. Dhe Ferizaj e nisi ndeshjen ndaj Terezës me seri 3:0, ndërsa epërsinë nuk e lëshoi deri në fund. Ndeshja e së dielës në palestrën “Adem Jashari” në Obiliq, i takoi xhiros së parë të Superligës së Kosovës në hendboll. Ferizaj fitoi me rezultatin […]
Skuadrat favorite pa telashe në ndeshjet e xhiros së parë

Janë zhvilluar të shtunën mbrëma ndeshjet e xhiros së parë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Ndeshja e parë ishte ajo mes Trepçës dhe Besa Famgasit. Skuadra pejane dominoi plotësisht në pjesën e parë dhe e mbylli çështjen e fituesit. Në fund rezultati ishte 38:21 në të mirë të Besës. Deniz […]
Shqiponja e fiton ndeshjen hapëse të edicionit

Shqiponja e Gjakovës dhe Besa e Pejës e kanë luajtur ndeshjen hapëse të edicionit 2025/2026 në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të shtunën pasdite në Gjakovë, Shqiponja shënoi fitore bindëse, 53:23. Pak zhvillime kishte në këtë ndeshje. Skuadra gjakovare ka dominuar nga fillimi dhe rezultati i fundit të ndeshjes e dëshmon […]