Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova U20 humb ndeshjen e parë në Evropian

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll e ka luajtur të shtunën ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian të Divizionit B që po mbahet në Varna të Bullgarisë. Djemtë tanë u takuan me Rumaninë, ndërsa kanë humbur me rezultat 39:26. Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:9. Kombëtarja jonë, sidomos në periudha të caktuara në pjesën […]

Afat shumë i pasur kalimtar

Lëvizje të shumta të lojtarëve janë realizuar në afatin e rregullt veror kalimtar në hendbollin kosovar. Afati ishte i hapur prej 1 deri më 15 korrik, ndërsa disa skuadra kanë realizuar përforcime të shumta. Te hendbollistët shquhen Vushtrria e Rahoveci, që pos lojtarëve të shumtë vendorë, kanë angazhuar edhe lojtarë të huaj. Ndërkohë edhe Drita […]

Kosova U20 e gatshme për ndeshjen e parë në Evropian

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll është vendosur dje në Varna të Bullgarisë, ku zhvillohet Kampionati Evropian i Divizionit B.Hendbollistët tanë kanë zhvilluar në Varna stërvitje nën urdhërat e kryetrajnerit Taib Kabashi dhe janë të gatshëm për të dhënë maksimumin në ndeshjet e Evropianit. Ndeshja e parë e Kosovës U20 është sot prej orës 19:00. […]

Hendbollistët e UP-së kualifikohen në finale

Hendbollistët e Universitetit të Prishtinës janë kualifikuar në finale të Kupës Botërore Universitare.Të premten mbrëma hendbollistët tanë fituan në gjysmëfinale ndaj Universitetit të Malit të Zi me rezultat të lartë, 43:30. Pas pjesës së parë rezultati ishte 21:15. Arbios Mushkolaj ishte më efikasi me 11 gola. Lulzim Shabani i realizoi 6 gola, ndërsa nga 4 […]

Hendbollistet e UP-së mposhten në gjysmëfinale, luajnë për medalje të bronztë

Hendbollistet e Universitetit të Prishtinës janë mposhtur në gjysmëfinale të Kupës Botërore Universitare që po mbahet në kryeqytetin tonë. Të premten pasdite në palestrën “1 Tetori”, Universiteti i Prishtinës u mposht nga ekipi universitar i Koresë së Jugut, Korea National Sport University. 39:24 ishte rezultati në fund, ndërsa pas pjesës së parë rezultati ishte 20:8. […]

Dita e gjysmëfinaleve

Sot zhvillohen gjysmëfinalet e Kupës Botërore Universitare në hendboll. Në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë na presin katër ndeshje interesante. Fillimisht prej orës 13:00 hendbollistet e Universitetit të Prishtinës takohen me ato të Universitetit nga Korea e Jugut (KNSU). Prej orës 15:00 është gjysmëfinalja e dytë e hendbollisteve, mes spanjolleve dhe çekeve. Ndërkohë në ora […]

Kosova U20 niset për në Bullgari

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll (meshkujt) ka përfunduar fazën përgatitore në Gjakovë. Faza përgatitore është vlerësuar e suksesshme, ndërsa 20-vjeçarët sonte udhëtojnë për në Bullgari, ku do të paraqiten në Kampionatin Evropian të Divizionit B. Kryetrajneri Taib Kabashi është i kënaqur me punën e bërë gjatë përgatitjeve në Gjakovë. Kabashi ka përsëritur se grupi […]

Hendbollistet e UP-së në gjysmëfinale të Kupës Universitare

Hendbollistet e Universitetit të Prishtinës janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës Botërore Universitare që po mbahet në kryeqytetin tonë. Në gjysmëfinale, të premten prej orës 13:00, hendbollistet tona takohen me ekipin e “Korea National Sport University” nga Koreja e Jugut. Hendbollistet e UP-së të enjten luajtën ndeshje në kuadër të raundit të dytë, përkatësisht çerekfinales. […]

Kombëtarja U18 fillon përgatitjet për Evropian

Hendbollistët e Kombëtares U18 të Kosovës mblidhen të premten (13:00-14:00) në Gjakovë Hotel Apollonia , ku do të përgatiten për Kampionatin Evropian të Divizionit B. Hendbollistet tanë do të luajnë në Evropianin që mbahet në Letoni prej 8 deri më 14 gusht. Kosova është në grupin A së bashku me Maqedoninë e Veriut, Letoninë dhe […]

Hendbollistët fitojnë vëllazëroren me Shqipërinë

Hendbollistët e Universitetit të Prishtinës të mërkurën e kanë luajtur ndeshjen e tretë në kuadër të Kupës Botërore Universitare që po mbahet në kryeqytet. Në palestrën 1 Tetori, hendbollistët tanë e fituan ndeshjen vëllazërore ndaj ekipit përfaqësues të Universitetit të Shkodrës. Dallimi në cilësi ishte i madh, ndërsa rezultati në fund ishte 67:14. Hendbollistët tanë […]