Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kastrioti në raundin e parë, Besa Famgas e Rahoveci në të dytin

Tri skuadra kosovare të hendbollistëve do të garojnë në Kupën Evropiane në edicionin 2022/2023. Kampioni, Besa Famgas, dhe Rahoveci startojnë prej raundit të dytë. Ndërsa Kastrioti i Ferizajt starton prej raundit të parë. Kastrioti është bartës në shortin për raundin e parë, që tërhiqet më 19 korrik. Ndeshjet e raundit të parë luhen më 10/11 […]

Istogu e Ferizaj në Kupën Evropiane

Federata e Hendbollit e Kosovës do t’i ketë dy skuadra në edicionin 2022/2023 të Kupës Evropiane në konkurrencë të femrave. Kupa Evropiane (EHF European Cup), është niveli i tretë kontinental, pas Ligës së Kampionëve dhe Ligës Evropiane. Në mesin e 59 skuadrave që do të garojnë në Kupën Evropiane janë edhe kampioni i Kosovës, Istogu […]

Edhe një fitore e madhe e hendbollistëve

Hendbollistët tanë e kanë fituar edhe ndeshjen e dytë në kuadër të Kupës Botërore Universitare. Të martën mbrëma në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, ekipi i Universitetit të Prishtinës fitoi ndaj ekipit të universitetit portugez “Aveiro” me rezultat 32:29. Ndeshja ishte interesante e cilësore, ndërsa më shumë kanë shfaqur djemtë tanë. Të hënën, hendbollistët e […]

Fitore e thellë e hendbollisteve tona

Hendbollistet e Universitetit të Prishtinës kanë shënuar fitore të thellë dhe të rëndësishme në ndeshje me ekipin universitar të Kroacisë, “University North”. Të martën pasdite në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, hendbollistet tona fituan me rezultatin 32:18. Ekipi ynë universitar ka dominuar plotësisht dhe si rezultat u shënua fitorja e lartë. Pas pjesës së parë […]

Hendbollistët tanë me fitore dramatike ndaj universitetit spanjoll

Hendbollistët e Universitetit të Prishtinës e kanë fituar ndeshjen e parë në Kupën Botërore Universitare që po mbahet në kryeqytetin tonë.Të hënën në palestrën 1 Tetori në Prishtinë, Universiteti i Prishtinës fitoi ndaj ekipit të Universitetit nga Spanja “Castilla – La Mancha” me rezultatin 35:32. Ndeshja ishte interesante, e fortë dhe u vendos vetëm në […]

Universitaret humbin ndeshjen e parë

Ekipi i hendbollisteve të Universitetit të Prishtinës e ka humbur ndeshjen e parë në Kupën Botërore Universitare që të hënën nisi në Prishtinë. Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet, hendbollistet tona u takuan me hendbollistet e Universitetit “Castilla – La Mancha” nga Spanja. Spanjollet kanë fituar me rezultat të lartë, 32:23. Dallimi është […]

Hendbollistët kosovarë të gatshëm për Kupën Botërore të Universiteteve

Ekipet e “Universitetit të Prishtinës” në hendboll janë të gatshme për Kupën Universitare Botërore në Hendboll që gjatë javës së ardhshme mbahet në kryeqendrën tonë. Federata e Hendbollit e Kosovës është partnere e këtij organizimi, ndërsa e ka pasur përgjegjësinë e përzgjedhjes dhe përgatitjes së ekipeve të hendbollistëve dhe hendbollisteve.Për përzgjedhjen e ekipeve të UP […]

Caktohen grupet e Kupës Botërore të Universiteteve në Hendboll

Janë përcaktuar grupet për FISU Kupën Botërore të Universiteteve në hendboll. Kjo garë e rëndësishme e hendbollit zhvillohet prej të hënës (11 korrik) e deri të dielën (17 korrik) në Prishtinë.Te hendbollistet, pos Universitetit të Prishtinës (UP HP) garojnë edhe Universiti “Luigj Gurakuqi” (SHKODRA) i Shkodrës , “University North” (UNIN) i Kroacisë, “Palacky University in […]

Përmbyllet me sukses kampi i FHK-së

Të premten është përmbyllur kampi veror i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Për një javë afro 100 hendbollistë dhe hendbolliste të grupmoshës U16 kanë ushtruar me zell dhe përkushtim maksimal në Gjakovë. Nga përgjegjësit, kampi tradicional është vlerësuar shumë i suksesshëm. Njomakët tanë kanë zhvilluar stërvitje të rregullta, të ndarë në grupe. Ata kanë mësuar […]

Në kampin e FHK-së edhe trajneri i suksesshëm Ibish Thaqi

Trajneri i suksesshëm kosovar, Ibish Thaqi, ka qëndruar të enjten për vizitë në kampin veror që Federata e Hendbollit e Kosovës e ka organizuar në Gjakovë. Thaqi zejen e trajnerit e kryen në Austri, ku ka pasur karrierë të suksesshme edhe si lojtar. Ai së fundi udhëhoqi skuadrën Krems drejt titullit të kampionit. Tashmë ka […]