Istogu në finale të Ligës së Pionierëve

Istogu është kualifikuar në finale të Ligës së Pionierëve të Kosovës në hendboll. Të shtunën paradite në palestrën e qytetit në Istog, skuadra istogase e mposhti në gjysmëfinale të Turneut Final skuadrën e Deçanit. Ndeshja u vendos vetëm pas vazhdimeve. Koha e rregullt prej tri pjesëve përfundoi me rezultat të barabartë, 17:17. Ndërsa pas vazhdimeve […]
Pionierët i luajnë në Istog ndeshjet gjysmëfinale

Të shtunën e të dielën janë ndeshjet e Turneut Final të Ligës së Pionierëve të Kosovës në hendboll. Pas çerekfinaleve interesante, hendboll i bukur pritet edhe në gjysmëfinale dhe në finale. Turneu Final organizohet në Istog. Të shtunën janë ndeshjet gjysmëfinale. Prej orës 10:00 takohen Deçani e Istogu, kurse prej orës 11:30 është ndeshja Besa […]
Sukses tjetër kulmor i trajnerit Ibish Thaqi

Trajneri kosovar i hendbollit, Ibish Thaqi, ka arritur tjetër sukses kulmor. Ai e ka udhëhequr skuadrën UHK Krems drejt titullit të kampionit të Austrisë.Thaqi me Kremsin kanë siguruar titullin fundjavën e kaluar. Në finale e mposhtën skuadrën HC Hard që kishte fituar titullin e kampionit në vitin e kaluar.Thaqi 42-vjeçar është prej trajnerëve më të […]
Deçani në gjysmëfinale te pionierët

Te Deçani po shpaguhet puna që po bëhet në vitet e fundit, ndërsa rezultatet e kësaj pune do të shihen edhe më shumë në vitet e ardhshme. Pionierët e Deçanit do të luajnë në gjysmëfinale të kampionatit të Kosovës. Në çerekfinale, të dielën në Podujevë, Deçani e mposhti Kastriotin me rezultat 26:21. 7:5 përfundoi pjesa […]
Liga e Pionierëve, Besa kalon Trepçën

Besa Famgas ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Pionierëve. Të dielën në çerekfinalen e luajtur në Podujevë, Besa e Pejës e mposhti Trepçën me rezultatin 31:10. Pas pjesës së parë pejanët kishin epërsi prej 12 golave, 20:8. Olsi Mulaj i shënoi 9 gola për Besën. Nga 6 i kishin Edonis Hajra e Amar Muqolli. […]
Llapi mposht Vëllaznimin, kalon në gjysmëfinale

Llapi është gjysmëfinalist në Ligën e Pionierëve të Kosovës në hendboll. Të dielën në Podujevë, Llapi në çerekfinale e mposhti Vëllaznimin me rezultat 25:23. Të dy skuadrat kanë shfaqur aksione të mira dhe kanë dëshmuar se kanë hendbollistë me potencial për të ardhmen. Durim Talla i Llapit ishte i pandalshëm duke realizuar plot 14 gola. […]
Njomakët e Istogut kualifikohen në gjysmëfinale 

Istogu po shndërrohet në qendër të rëndësishme edhe sa i takon hendbollistëve. Suksesi i fundit dëshmon se në këtë qytezë po punohet edhe me hendbollistët e rinj. Të dielën, pionierët e Istogut janë kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së pionierëve. Në ndeshjen çerekfinale Istogu e ka mposhtur Prishtinën me rezultat 24:23. Pas pjesës së parë […]
Pionierët i zhvillojnë ndeshjet çerekfinale

Garë interesante është duke u zhvilluar në Ligën e Pionierëve. Pas ndeshjeve në grupe, tashmë luhet faza çerekfinale te njomakët. Ndeshjet çerekfinale zhvillohen të dielën në Podujevë. Prej orës 10:00 është takimi Prishtina – Istogu. Një orë më vonë nis takimi Llapi – Vëllaznimi, ndërsa prej orës 12:00 fillon ndeshja Besa Famgas – Trepça. Çerekfinalja […]
Katërshja e Kreuzlingenit me sukses historik

Kreuzlingeni i katër hendbollistëve tanë, ka arritur sukses historik. Kjo skuadër ka siguruar kalimin në Superligën A të Zvicrës. Në serinë finale të plejofit të Ligës B, Kreuzlingeni fitoi 3:1 ndaj skuadrës Wandenswil/Horgen dhe siguroi kalimin në NLA, ligën elitare zvicerane. Ndeshjen e fundit të luajtur të dielën, Kreuzlingeni e fitoi me rezultat 27:25. Hendbollistët […]
Besa Famgas fiton titullin e kampionit te juniorët

Besa Famgas është kampione e Kosovës në hendboll në konkurrencën e juniorëve. Pasi seniorët fituan titullin dhe Kupën, edhe ekipi junior i Besës fitoi titullin e kampionit, duke dëshmuar se klubi pejan i kushton rëndësi edhe të ardhmes.Besa të dielën e mposhti në finale skuadrën e Prishtinës. Ndeshja në kryeqytet përfundoi me rezultatin 26:21 në […]