Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Delegacioni i FHK-së në Kongresin e Federatës Evropiane, Wiedereri fiton edhe një mandat

Delegacioni i Federatës së Hendbollit të Kosovës, i përbërë nga presidenti Edin Kolgeci dhe sekretari i përgjithshëm, Muhamet Arifi, po merr pjesë në punimet e Kongresit Zgjedhor të Federatës Evropiane të Hendbollit që po mbahet në Andau të Austrisë. Të premten janë mbajtur zgjedhjet për president dhe pozita tjera drejtuese të EHF-së. Michael Wiederer ka […]

Superliga fillon me ndeshje interesante

Të shtunën janë të gjitha katër ndeshjet e xhiros së parë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Edicioni i ri i garave, 2025/2026, fillon me disa ndeshje interesante. Rahoveci e fillon mbrojtjen e titullit në shtëpi, ndërsa do të sfidohet nga Vushtrria. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 20:00. Prej orës 20:00 […]

Në fundjavë dy ndeshje të Superligës së hendbollisteve

Me ndeshjen Shqiponja – Besa fillon edicioni i ri i garave në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën nga ora 14:30 në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë. Ndeshja pritet të jetë e mirë, ndërsa skuadra gjakovare llogarit në dy pikët e para. Por hendbollistet e skuadrës pejane […]

Tjetër e arritur e rëndësishme, nënshkruhet Master Plani me EHF-në

Federata e Hendbollit e Kosovës vazhdon me përkushtim angazhimin për zhvillimin e hendbollit në të gjitha nivelet. Në kuadër të këtij misioni, të enjten mbrëma në Austri është nënshkruar Master Plani me Federatën Evropiane të Hendbollit. Në bazë të marrëveshjes, nga Master Plani, Federata jonë përfiton kryesisht në shtrirjen e hendbollit nëpër shkolla, e rrjedhimisht […]

Trepça e fiton turneun “Jeton Tërstena – Tota”

Të mërkurën në Vushtrri është mbajtur turneu tradicional “Jeton Tërstena – Tota”. Turneu i kushtohet dëshmorit të kombit dhe ish-hendbollistit, Jeton Tërstena Tota. Në gjysmëfinale u përballën Trepça e Llapi, kurse fitore me rezultat 30:22 shënoi skuadra mitrovicase. Në finale luajtën Vushtrria e Trepça. Fitorja me rezultat 37:31 i takoi skuadrës së Trepçës. Turneun në […]

Në fundjavë fillon gara në Superligë

Turneu i Superkupës së Kosovës në hendboll i lë vend garës kampionale. Në fundjavë fillon gara në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve dhe atë të femrave. Ndeshjet e para janë të shtunën. Pritet garë interesante, ndonëse disa skuadra po përballen me sfida të ndryshme. Shumica e klubeve kanë nisur me kohë […]

Ndërroi jetë Erduan Nallbani, ish-lojtar e gjyqtar i njohur i hendbollit

Ka ndërruar jetë Erduan Nallbani, personaliteti që gjithë jetën ishte pjesë e hendbollit kosovar. Nallbani ka nisur karrierën e hendbollistit te KH Trepça, në vitin 1984. Për klubin mitrovicas ka luajtur deri në vitin 2002. Kontributi i tij si lojtar ishte i madh për Trepçën, por edhe për hendbollin kosovar në përgjithësi. Ka shërbyer në […]

Përfundoi seminari për gjyqtarë dhe vëzhgues

Të shtunën dhe të dielën në Prishtinë është mbajtur seminari qendror për gjyqtarët e hendbollit dhe për vëzhgues-kontrolluesit e ndeshjeve hendbollistike. Për gjyqtarët dhe vëzhguesit tanë ka ligjëruar slloveni Tomo Vodopivec. Ai është ekspert i çështjeve të gjykimit në Federatën Evropiane të Hendbollit. Programi i seminarit ishte i ngjeshur, me shumë tema interesante e aktuale. […]

Seminari i radhës për projektin “Hendbolli në Shkolla”

Të shtunën është mbajtur seminari i radhës i hendbollit në kuadër të programit shtetëror “Sporti në Shkolla”. Seminari është mbajtur në Fushë Kosovës, ndërsa është organizuar nga Federata e Sportit Shkollor dhe Federata e Hendbollit e Kosovës. Për pjesëmarrësit, arsimtarët e Edukatës Fizike dhe trajnerët e hendbollit, ka ligjëruar Bujar Qerimi. Trajneri me thirrjen Master […]

Gjuka: Tani fokusi te ndeshjet evropiane

Egzon Gjuka e udhëhoqi si kapiten Rahovecin drejt triumfit në Superkupën e Kosovës në hendboll. Të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Rahoveci e fitoi ndeshjen dramatike ndaj Kastriotit. Ndeshja u vendos në aksionet e fundit, ndërsa “vreshtarët” fituan 31:30. Afro 2500 shikues e përcollën nga afër spektaklin e hendbollit. “Në verë klubi […]