Istogu nikoqir i finales së parë të hendbollisteve

Të shtunën mbrëma zhvillohet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Nga ora 20:30 në palestrën e qytetit në Istog takohen Istogu e Ferizaj. Pritet atmosferë e bukur sportive dhe numër i madh i shikuesve. Po ashtu pritet lojë e fortë dhe cilësore.Istogu gjatë stinorit […]
Suzana Ujkaj vazhdon për një vit kontratën me klubin francez

Reprezentuesja e Kosovës në hendboll, Suzana Ujkaj (Ujkiq) do të luaj në Francë edhe në edicionin e ardhshëm, 2022/2023. Pivoti Ujkaj së fundi e ka vazhduar për një vit kontratën me skuadrën Yutz. Me kontratën e re, Ujkaj do të jetë te Yutzi deri në korrik të vitit 2023. Te klubi francez i kategorisë së […]
Braziliania Da Silva ia siguron finalen Ferizajt

Një ndeshje shumë të fortë e dramatike kanë zhvilluar të mërkurën mbrëma hendbollistet e Prishtinës dhe ato të Ferizajt. Në fund fitore shënoi Ferizaj me një gol dallim, 30:29, për të bërë vend në finalen e plejofit të Superligës së Kosovës.Ferizaj u kualifikua në finale pas dy fitoreve ndaj Prishtinës. Prishtina e kishte fituar ndeshjen […]
Të mërkurën ndeshja vendimtare në mes të Prishtinës dhe Ferizajt

Prishtina dhe Ferizaj e luajnë të mërkurën mbrëma ndeshjen vendimtare për vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Pas dy ndeshjeve, rezultati është 1:1. Ndërkohë gjysmëfinalja e tretë zhvillohet nesër në mbrëmje nga ora 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet. Prishtina e kishte fituar ndeshjen e parë […]
Vëllaznimi fiton ndeshjen e mbetur, Samadrexha në plejaut

Vëllaznimi e ka fituar ndeshjen e mbetur të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Të hënën pasdite skuadra gjakovare fitoi në udhëtim ndaj Samadrexhës me rezultat 23:21. Kështu Vëllaznimi e përfundon kampionatin në pozitën e shtatë me 17 pikë. Samadrexha përfundon në vendin e nëntë me 13 pikë dhe do të […]
Çifti Maloku nis rrugëtimin ndërkombëtar

Albion Maloku e Avdullah Maloku vlerësohen prej gjyqtarëve perspektiv në hendbollin kosovar. Dyshja Maloku javën e kaluar ka pasur një përvojë shumë të rëndësishme. Ata ishin pjesë e Kampionatit Mesdhetar për hendbollistet deri 16 vjet që u mbajt në Podgoricë të Malit të Zi. Dy gjyqtarët tanë me të ardhme, kanë drejtuar plot pesë ndeshje […]
Prishtina në finale, fiton edhe ndeshjen e dytë ndaj Trepçës

Prishtina është kualifikuar në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Prishtina e ka fituar edhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Trepçës.Të dielën mbrëma në “Minatori”, Prishtina fitoi me rezultatin 38:32. Vetëm fillimi i ndeshjes u ka takuar vendasve. Më pas Prishtina nisi shkëputjen graduale dhe në pushim shkoi me avantazh prej […]
Xhema – Jahja drejtojnë ndeshjen në të cilën Kroacia siguroi Evropianin

Ndeshje evropiane në fundjavë kanë drejtuar edhe gjyqtarët Sherif Xhema e Besfort Jahja. Të dielën mbrëma ata ishin në Poreç, ku hendbollistet e Kroacisë luajtën me Çekinë. Kroacia fitoi 33:30, ndonëse pas pjesës së parë pësonte me 14:13. Me këtë fitore, Kroacia ka siguruar kualifikimin në Evropianin që këtë vit mbahet në Slloveni, Mal të […]
Bytyqi – Kasapi drejtuan ndeshjen Danimarka – Ishujt Faroe

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit, Ilir Bytyqi e Syart Kasapi, të shtunën drejtuan ndeshje të kualifikimeve për Evropianin e hendbollisteve që mbahet këtë vit. Në Naestved të Danimarkës, u luajt ndeshja Danimarkë – Ishujt Faroe. Skuadra vendase fitoi me rezultat bindës, 26:15. Danimarka ka mbyllur kualifikimet në vendin e parë në grup me 12 pikë dhe […]
Beqiri – Krasniqi drejtuan ndeshjen gjysmëfinale të Kupës Evropiane

Dyshja kosovare e gjyqtarëve të hendbollit, Eshref Beqiri – Ilir Krasniqi, ka drejtuar ndeshje me rëndësi të shtunën mbrëma. Beqiri e Krasniqi ishin të angazhuar në Norvegji, ku u luajt gjysmëfinalja e parë e Kupës Evropiane për hendbollistë. U takuan skuadrat norvegjeze, Drammen HK dhe Naerbo IL. Fitore me rezultat 30:27 shënoi skuadra vendase. Gjyqtarët […]