Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Besa Famgas, finalistja e parë

Besa Famgas është finalistja e parë e plejofit të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Në gjysmëfinale, Besa në dy ndeshje ishte më e mirë se Rahoveci. Skuadra pejane fitoren e dytë e arriti të shtunën mbrëma në palestrën “Karagaçi”. Kampionia aktuale, Besa Famgas, fitoi ndaj Rahovecit me rezultat 40:26. Victor Alonso me 12 gola […]

Ferizaj barazon rezultatin me Prishtinën, finalisti caktohet në kryeqytet

Ferizaj e ka mposhtur Prishtinën për ta barazuar në 1:1 rezultatin në serinë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).Të shtunën pasdite në palestrën “Bill Clinton”, Ferizaj fitoi me rezultat 33:28. Pesë gola ishte dallimi edhe pas pjesës së parë, 18:13. Ferizaj ishte vazhdimisht në epërsi në pjesën e parë. Epërsia shkoi […]

Istogu eliminon kampionen, kalon në finale

Istogu është finalisti i parë i plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Istogu të shtunën pasdite fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat bindës, 31:19. Kështu, Kosova do të ketë kampion të ri te hendbollistet. Vushtrria e ka fituar titullin vitin e kaluar, por këtë herë është ndalur në gjysmëfinale të plejofit.Istogu […]

Përvojë shumë e rëndësishme e hendbollisteve të reja në Kampionatin Mesdhetar

Kombëtarja U16 e Kosovës në hendboll (vajzat) të shtunën e ka luajtur ndeshjen e fundit në kuadër të Kampionatit Mesdhetar që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi. Për plasman përfundimtar (7-8), vajzat tona luajtën me Greqinë, të cilën e kishin mposhtur më herët. Por këtë herë greket shfaqën pak më shumë dhe fituan […]

Besa të shtunën kërkon finalen, Prishtina të dielën

Besa Famgas planifikon që të shtunën të sigurojë kalimin në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Besa ishte bindëse të enjten ndaj Rahovecit dhe fitoi gjysmëfinalen e parë. Ndonëse Besa ishte vendase, ndeshja u luajt në Rahovec për shkak se palestra në Pejë ishte e zënë. Ndeshja e kthimit luhet në […]

Vushtrria e Ferizaj shpresojnë të barazojnë rezultatin në gjysmëfinale të plejofit

Të shtunën janë ndeshjet e dyta në serinë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (vajzat).Ndeshjet e para janë luajtur në mesjavë, kurse janë fituar nga Istogu e Prishtina. Këtyre dy skuadrave u mjafton nga një barazim në ndeshjet e dyta për të kaluar në finale të madhe.Por plane tjera kanë Vushtrria e […]

Hendbollistet mposhten nga Sllovakia, nesër e kanë ndeshjen përmbyllëse

Kombëtarja U16 e Kosovës në hendboll (vajzat) të premten e ka luajtur një tjetër ndeshje në Kampionatin Mesdhetar që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.Për rangim nga pozita e pestë e deri në pozitën e tetë, Kombëtarja jonë luajti me Sllovakinë. Humbi me rezultat 21:14, ndonëse u përmirësua gjatë ndeshjes. Dallimi u bë […]

Prishtina me rikthim të madh, fiton gjysmëfinalen e parë

Hendbollistet e Prishtinës kanë bërë rikthim të madh në rezultat për ta fituar gjysmëfinalen e parë të plejofit ndaj Ferizajt. Të enjten mbrëma në kryeqytet, Prishtina fitoi me rezultat 39:32 për ta bërë hapin e parë drejt finales të plejofit. Pjesa e parë u ka takuar mysafireve nga Ferizaj që në pushim shkuan me epërsinë […]

Besa Famgas fiton ndeshjen e parë me Rahovecin

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll. Besa të enjten mbrëma e mposhti Rahovecin me rezultat 37:31. Ndonëse Besa ishte vendase, ndeshja u luajt në Rahovec. Pjesa e parë u ka takuar plotësisht pejanëve që në pushim shkuan me rezultatin 23:8. Në pjesën […]

Prishtina përmbys rezultatin dhe fiton gjysmëfinalen e parë

Prishtina ka dominuar në pjesën e dytë për ta fituar gjysmëfinalen e parë të plejofit ndaj Trepçës. Ndeshja e luajtur të enjten mbrëma në kryeqytet përfundoi me rezultat 34:29 në të mirë të skuadrës vendase. Pjesa e parë u ka takuar mysafirëve nga Mitrovica që ishin në epërsi të vazhdueshme. Epërsia e “xehetarëve” shkoi deri […]