Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Fitore e rëndësishme e Kosovës ndaj Greqisë

Hendbollistet tona të reja kanë luajtur një ndeshje shumë të mirë të enjten pasdite. Në kuadër të Kampionatit Mesdhetar që po mbahet në Podgoricë, Kosova U16 ka shënuar fitore ndaj Greqisë. 17:14 në të mirë të vajzave tona ishte rezultati në fund. Ndeshja ishte e rëndësishme për plasman përfundimtar. Vajzat tona kanë shfaqur nivel të […]

Istogun bën hapin e parë drejt finales së madhe

Hendbollistet e Istogut e kanë fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës. Të mërkurën mbrëma në palestrën e qytetit në Istog, skuadra vendase e mposhti Vushtrrinë me rezultat 32:22. Istogut tani i duhet edhe një fitore apo një barazim për të kaluar në finale të plejofit. Ndeshja e dytë luhet në […]

Të enjten fillon plejofi, në kryeqytet pritet ndeshje interesante

Në kampionatin e Kosovës në hendboll (meshkujt) të enjten fillon faza e tretë e garave. Pas edicionit të rregullt në Superligë dhe Superligës A, koha është për plejof, përkatësisht për fazën vendimtare në luftë për titull të kampionit.Prej orës 20:00 luhet gjysmëfinalja e parë e plejofit në mes të Besa Famgas dhe Rahovecit. Ndonëse Besa […]

Hendbollistet i luajnë gjysmëfinalet e para

Të mërkurën e të enjten janë ndeshjet e para gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.Të mërkurën prej orës 20:30 është ndeshja Istogu – Vushtrria. Ndeshja luhet në Istog, ndërsa skuadra vendase kërkon fitoren e radhës.Istogu i ka fituar të gjitha ndeshjet në stinorin e rregullt dhe në plejof […]

Përvojë shumë e rëndësishme për gjyqtarët Edmond e Edonis Beqiri në Pragë

Vazhdon shkollimi dhe avancimi i gjyqtarëve kosovarë të hendbollit. Në kuadër të këtij misioni, gjyqtarët perspektivë nga Vushtrria, Edmond dhe Edonis Beqiri prej 14 deri më 18 prill ishin në Pragë të Çekisë.Ata kanë drejtuar shumë ndeshje të një turneu të hapur, të quajtur “Praga 2022”. Qëndrimi i Edmond dhe Edonis Beqirit në Pragë u […]

Hendbollistet e reja e luajnë edhe ndeshjen e tretë në Kampionatin Mesdhetar

Kombëtarja U16 e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka luajtur të martën ndeshjen e tretë në Kampionatin Mesdhetar që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi. Pas ndeshjeve me Malin e Zi dhe Rumaninë, vajzat tona kishin tjetër sfidë të vështirë. Përballë e kishin Spanjën. Spanja fitoi me rezultat 20:8. Ndonëse rezultati është i […]

Hendbollistet e reja i luajnë dy ndeshjet e para në Kampionatin Mesdhetar

Kombëtarja U16 e Kosovës në hendboll (vajzat) i ka luajtur të hënën dy ndeshjet e para në Kampionatin Mesdhetar që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi. Ndeshjen e parë hendbollistet tona e kishin nga ora 9:00, ndërsa u përballën me Malin e Zi. Vendaset fituan me rezultatin 33:10. Vajzat tona nuk filluan lojën […]

Mali i Zi, Portugalia dhe Maqedonia e Veriut kualifikohen në Botëror

Mali i Zi dhe Greqia kanë zhvilluar një ndeshje shumë të fortë të dielën mbrëma në Podgoricë, në një palestër të stërmbushur me shikues dhe atmosferë të zjarrtë.Para 5000 shikuesve, Mali i Zi fitoi 33:25 dhe siguroi biletën për në Botërorin e vitit të ardhshëm. Ndeshjen e parë, të luajtur para katër ditësh në Greqi, […]

Kombëtarja U16 në Podgoricë, nesër i luan dy ndeshjet e para

Kombëtarja U16 e Kosovës në hendboll (vajzat) ka udhëtuar sot për në Podgoricë të Malit të Zi ku ditëve të ardhshme do të paraqitet në Kampionatin Mesdhetar. Kombëtarja është vendosur në kryeqendrën e Malit të Zi dhe pasdite ka zhvilluar një seancë stërvitore.Vajzat tona menjëherë të hënën në mëngjes e luajnë ndeshjen e parë. Prej […]

Pikë maksimale për Istogun

Istogu i ka fituar pikët maksimale në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Istogu i ka fituar të gjitha 22 ndeshjet dhe renditet i pari me 44 pikë. Prej pozitës së parë starton në plejof, ndërsa në gjysmëfinale takohet me kampionen aktuale, Vushtrrinë. Ndeshja e parë luhet mesjavën e ardhshme në Istog.Në […]