Besa pa telashe në Rahovec

Besa Famgas e ka fituar edhe ndeshjen e xhiros së 27-të të Superligës A të Kosovës në hendboll. Të mërkurën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, skuadra pejane e mposhti Rahovecin vendas me rezultat bindës, 49:26. Pas 30 minutave rezultati ishte 23:15 në të mirë të skuadrës mysafire.Prej 13 lojtarëve të Besës që shënuan gola, më […]
Ndeshja dramatike i takon Prishtinës

Prishtina ka fituar ndeshjen dramatike të luajtur të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Prishtina e ka mposhtur Trepçën vendase me rezultat të ngushtë, 29:28.Deri në minutën e 24-t, Prishtina ishte në epërsi prej një goli, ndërsa vendasit vetëm barazonin. Por me një seri të mirë, “xehetarët” krijuan epërsi prej 16:11, ndërsa pjesa e […]
Vëmendja në Mitrovicë

Në mesjavë luhen ndeshjet e xhiros së 27-të, të parafundit në Superligën A të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Vëmendja do të jetë në Mitrovicë ku takohen Trepça dhe Prishtina. Kjo ndeshje luhet të mërkurën nga ora 20:00. Dy skuadrat me traditë kanë luajtur ndeshje të forta këtë edicion dhe njëjtë pritet të jetë […]
Grumbullohet Kombëtarja U16, vajzat të lumtura për përvojën që do ta fitojnë

Të martën në Ferizaj është grumbulluar Kombëtarja U16 e Kosovës në hendboll (vajzat). Nën urdhrat e trajnerit Granit Sahiti, hendbollistet tona të reja menjëherë të martën kanë zhvilluar stërvitjen e parë në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.Kombëtarja U16 do të ushtrojë në Ferizaj deri në fundjavë, ndërsa më 17 prill planifikohet udhëtimi për në Podgoricë […]
Fitore për ekipet mysafire

Të dielën janë luajtur tri ndeshje të javës së 21-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.Fitore kanë shënuar skuadrat mysafire.Kampionia aktuale, Vushtrria, ka fituar në Gjakovë ndaj Vëllaznimit me rezultat 52:31. Luljeta Sopjani me 10 gola ishte më efikasja te vushtrriaset. Edona Radoniqi shënoi 11 gola për Vëllaznimin.Vushtrria është e katërta […]
Të martën grumbullohet Kombëtarja U16, merr pjesë në Kampionatin Mesdhetar

Kombëtarja U16 e Kosovës në hendboll (vajzat), grumbullohet të martën për t’u përgatitur për Kampionatin Mesdhetar që mbahet në Mal të Zi. Grumbullimi i hendbollisteve të reja bëhet në Ferizaj, përkatësisht në Hotel Bolero, nga ora 12:00. Hendbollistet tona do të ushtrojnë në Ferizaj deri para udhëtimit për në Podgoricës të Mal të Zi. Trajneri […]
Ferizaj fiton bindshëm derbin ndaj Prishtinës

Ferizaj e Prishtina janë takuar të shtunën në palestrën “Bill Clinton” në derbin e javës së 21-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Fitore me rezultat të lartë, 37:23, ka shënuar skuadra vendase, Ferizaj. Ferizaj mbetet në vendin e tretë, por tani i ka vetëm dy pikë më pak se Prishtina […]
Festë hendbolli në Vushtrri, skuadra me traditë kthehet në Superligë

Në Vushtrri kishte festë hendbolli të shtunën mbrëma. Skuadra me traditë nga ky qytet, KH Vushtrria, është kthyer në Superligë, pas një viti në Ligën e Parë.Në kuadër të xhiros së fundit (18) të Ligës së Parë, Vushtrria e mposhti Prizrenin me rezultat 39:23. Vushtrriasit i kanë fituar të gjitha 15 ndeshjet e këtij kampionati […]
Kadetet e Ferizajt festojnë titullin e kampionit

KHF Ferizaj po lufton për trofe me të rriturat, por kjo skuadër po dëshmon që edhe të ardhmen e ka të ndritur. Ferizaj të shtunën e ka festuar titullin e kampionit të Kosovës në grupmoshën e kadeteve.Në palestrën “Bill Clinton”, kadetet e Ferizajt në kuadër të xhiros së 21-të kanë fituar me rezultat 34:30 ndaj […]
Fitore e Deçanit në Podujevë

Deçani e ka fituar edhe një ndeshje në Superligën B të Kosovës në hendboll (meshkujt). Të shtunën mbrëma në Podujevë, Deçani fitoi ndaj Llapit vendas me rezultat 40:28. Pas pjesës së parë rezultati ishte 21:16 në të mirë të mysafirëve. Arbios Mushkolaj me 11 gola ishte më efikasi te Deçani. 8 i shënoi Drilon Tahirukaj […]