Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ujkiq: Superkupa, dëshmi e nivelit që kemi

Suzana Ujkiq për herë të parë e ka udhëhequr si kapitene skuadrën e Istogut në fushën e lojës në një ndeshje për trofe. Të shtunën mbrëma Istogu e siguroi Superkupën e Kosovës për herë të tretë, duke e mposhtur Ferizajn në “Bill Clinton”. Pivotja Suzana Ujkiq ishte prej lojtareve të dalluara të skuadrës istogase. Istogu […]

Superndeshje për Superkupë, Rahoveci fitues

Superndeshje kanë luajtur Rahoveci e Kastrioti për Superkupën e Kosovës në hendboll. Pas një drame të vërtetë, Superkupën e fitoi Rahoveci. “Vreshtarët” e fituan ndeshjen dramatike ndaj Kastriotit me rezultat 31:30. Rahoveci për herë të dytë rresht e fitoi Superkupën e Kosovës. Ndeshja u zhvillua të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, në […]

Istogu, fitues i Superkupës së Kosovës

Istogu është fitues i Superkupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Istogu e ka fituar Superkupën për herë të tretë nga katër edicione sa zhvillohet kjo garë në vendin tonë. Istogu të shtunën fitoi ndaj Ferizajt me rezultat 39:31. Ndeshja u zhvillua në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Istogaset ishin vazhdimisht në epërsi, […]

Besa Famgas e kalon me sukses raundin e parë të Kupës Evropiane

Besa Famgas ka arritur sukses të rëndësishëm të shtunën në Ankara të Turqisë. Besa e Pejës e kaloi me sukses raundin e parë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Besa Famgas pësoi 30:28 nga Depsas Enerji, por u kualifikua falë fitores 39:34 në ndeshjen e parë në Pejë. Ndeshja në Turqi ishte e fortë dhe e […]

Besa Famgas në Turqi për ta mbrojtur fitoren e parë

Besa Famgas e luan të shtunën (sot) ndeshjen e kthimit të raundit të parë të Kupës Evropiane për hendbollistë (EHF European Cup). Nga ora 12:00, skuadra pejane luan ndaj skuadrës turke, Depsas Enerji AS SK. Ndeshja zhvillohet në Ankara të Turqisë. Pejanët kanë udhëtuar me synim të qartë për në Turqi – që ta mbrojnë […]

Çdo gjë gati për spektaklin e Superkupës

Janë bërë të gjitha përgatitjet për ndeshjet e Superkupës së Kosovës në hendboll. Për herë të katërt zhvillohen ndeshjet e Superkupës së Kosovës, ndërsa këtë herë është vendosur për palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Organizator i Superkupës është KH Kastrioti. Të shtunën nga ora 17:30 takohen hendbollistet e Istogut me ato të Ferizajt. Ndërkohë prej […]

Eksperti slloven ligjëron për gjyqtarët dhe vëzhguesit

Shoqata e Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës në fundjavë e organizon seminarin qendror për gjyqtarë të hendbollit dhe vëzhgues-kontrollues të ndeshjeve. Seminari mbahet në Prishtinë, ndërsa ligjërues do të jetë slloveni Tomo Vodopivec. Ai është ekspert i çështjeve të gjykimit në Federatën Evropiane të Hendbollit. Programi i seminarit është shumë i ngjeshur. Hapja e seminarit […]

Fitore shumë e rëndësishme evropiane e Besa Famgasit

Besa Famgas ka shënuar fitore shumë të rëndësishme të dielën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Në kuadër të raundit të parë të Kupës Evropiane për hendbollistë, Besa Famgas e mposhti skuadrën turke Depsas Enerji me rezultat 39:34. Ekipi pejan që nga fillimi ishte në epërsi. Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:16 për Besën. […]

Besa Famgas luan të dielën ndeshje evropiane

Besa Famgas e luan të dielën mbrëma ndeshjan e parë në edicionin e ri të garave evropiane. Nga ora 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa Famgas e pret skuadrën turke, Depsas Enerji. Ndeshja i takon raundit të parë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) për hendbollistë. Skuadrës pejane i duhet përkrahja e tifozëve në […]

Jasmin Zhuta – trajner në Kombëtaren e Kosovës

“Kemi pasur kontakte të vazhdueshme dhe kur më është ofruar mundësia nuk kisha asnjë mëdyshje. Të punojmë me Jasperin do të jetë kënaqësi. Unë mendoj që kemi mundësi që ta zhvillojmë ekipin edhe individualisht edhe në mënyrë grupore dhe do të jetë shumë interesante. Një shqiptar i Maqedonisë të punojë në Kosovë është shumë e […]