Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Sukses tjetër i Kombëtares së Kosovës, shpallet më e mira e vitit 2021

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është shpallur më e mira e vitit 2021 në Kosovë në konkurrencë të meshkujve.Kombëtarja jonë është shpallur më e mira në ceremoninë “Laureatët 2021” që të enjten mbrëma e ka mbajtur Komiteti Olimpik i Kosovës.Kombëtarja jonë vitin e kaluar kishte një fitore historike dhe një barazim me Rumaninë. Ka pasur […]

Pas Shaban Zogajt lëndohet edhe motra e tij, Njoma

Shaban Zogaj vlerësohet e ardhmja e Kombëtares së Kosovës në hendboll. 19-vjeçari ka shfaqur nivel të lartë në ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2023. Por Zogaj pësoi lëndim të rëndë në ndeshjen e 12 janarit ndaj Turqisë dhe nuk mundi të paraqitet në ndeshjen vendimtare me Belgjikën. Shaban Zogaj, që bën karrierë në Danimarkë, ka pësuar […]

Hendbollistë nga Brazili në skuadrat kosovare

Ka përfunduar tashmë afati për angazhimin e lojtarëve të huaj. Janë dy skuadra të hendbollisteve që i kanë shfrytëzuar momentet e fundit të afatit.Ndërkohë më herët, KH Kastrioti angazhoi plot katër lojtarë. Bëhet fjalë për brazilianin Guilherme Da Silva Fernandez, Samid Mekiqin nga Mali i Zi dhe Martin Bozhinovskin dhe Adis Saliun nga Maqedonia e […]

Federata Evropiane e Hendbollit pezullon Rusinë dhe Bjellorusinë

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka reaguar pas gjendjes së krijuar në Ukrainë dhe rekomandimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të larguar nga garat ndërkombëtare sportistët e Rusisë dhe Bjellorusisë. Komiteti Ekzekutiv i EHF-së vendosi që të pezullojë klubet dhe ekipet kombëtare të Rusisë dhe Bjellorusisë.Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe vlen deri në një […]

Fitore e vështirë e Vushtrrisë

Hendbollistet e Vushtrrisë e kanë fituar ndeshjen e xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës. Vushtrria të dielën mbrëma e mposhti Kastriotin e Ferizajt me dy gola dallim, 33:31. Pjesa e parë ishte kryesisht e barabartë, ndërsa përfundoi me 17:16 në të mirë të skuadrës vendase. Në pjesën e dytë është luajtur për secilin gol. […]

Dy ndeshje interesante: Deçani mposht Trepçën, Prishtina më e mirë se Rahoveci

Të dielën janë luajtur dy ndeshje interesante në kuadër të javës së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Deçani ka fituar me një gol dallim ndaj Trepçës, me rezultatin 32:31. Vendasit kanë krijuar epërsi fillestare prej 5:0 dhe e ka mbajtur për kohë të gjatë epërsinë e lartë. Pas 30 minuta lojë rezultati […]

Fitore shumë e vështirë e Istogut në derbin dramatik me Ferizajn

Ndeshja mes Istogut e Ferizajt e ka arsyetuar plotësisht epitetin e derbit. Istogu ka shënuar fitore me një gol dallim. Te fitorja, skuadra istogase ka ardhur me shumë mund dhe vetëm në momentet e fundit të ndeshjes. Ndeshja e xhiros së 14-të të Superligës së hendbollisteve përfundoi me rezultat 32:31 për Istogun. 14:14 ishte rezultati […]

Vazhdohet edhe për një vit bashkëpunimi me Gorenjen

Federata e Hendbollit e Kosovës të premten ka vazhduar edhe për një vit bashkëpunimin me kompaninë e njohur dhe të suksesshme, Gorenje. Marrëveshja e sponsorizimit është nënshkruar në bazë të Ligjit për Sponsorizim në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Gorenje edhe deri më tani ka qenë partner i FHK-së. Marrëveshja e vlefshme për vitin […]

Një tjetër ndeshje interesante e Ligës së Parë në Vushtrri

Vushtrria – Ulpiana është ndeshja që e hap xhiron e 11-të në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll (meshkujt). Kjo ndeshje zhvillohet të premten (sonte) nga ora 19:30.Vushtrria pritet ta bëj edhe një hap drejt kthimit në Superligë. Aktualisht vushtrriasit udhëheqin në tabelë me 18 pikë. I kanë fituar të gjitha nëntë ndeshjet. Ulpiana […]